Zbulohet një statujë e ngjashme me sfinksin

Periskopi.com Lajme

Arkeologët kanë zbuluar një statujë të ngjashme me sfinksin në provincën jugore të Egjiptit, Minia, njoftoi sot Ministria egjiptiane e Antikiteteve.

”Statuja e vogël gëlqerore u gjet në nekropolin Tuna al-Jabal dhe mbart tipare të bukura dhe të qarta të fytyrës”, theksoi një zyrtar i antikitetit.

Sfinksi është një krijesë mitologjikë me trup luani dhe kokë njeriu.

Në deklaratë thuhet se gërmimet po vazhdojnë për të zbuluar arsyen e pranisë së statujës në zonë.

Gjatë muajve të fundit Egjipti ka rritur kërkimin e objekteve të lashta në përpjekje për të ringjallur industrinë turistike, e goditur rëndë gjatë viteve të fundit, që është një burim kryesor i të ardhurave kombëtare./ATSH/

Vlora Dumoshi shkon e i largon kontejnerët nga shtatorja e Ibrahim Rugovës

Periskopi.com Lajme

Kandidatja për deputete në zgjedhjet e fundit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi, përmes një postimi në Facebook, ka treguar se ka larguar kontejnerët e mbeturinave që ishin vendosur afër shtatores së presidentit Ibrahim Rugova.

Ajo ka thënë se presidenti Rugova nuk meriton kontejnerë mbeturinash në afër tij.

“Presidenti Historik Dr.Ibrahim Rugova, nuk meriton kontenjerë mbeturinash në kryeqytet.

Tani nuk ekzistojnë më”, ka shkruar Dumoshi.

Presidenti Historik Dr.Ibrahim Rugova, nuk meriton kontenjerë mbeturinash në kryeqytet, sidmos afër bustit të tij.Tani nuk egzistojnë më.

Gepostet von Vlora Dumoshi am Samstag, 14. Dezember 2019

Gjithashtu gjatë ditës ka reaguar edhe Bajram Geci, zyrtar i LDK’së. Madje nuk hezitoi të fajësojë për këtë gjë kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin.

Kjo na pret çdoherë kur gabojmë e u japim votë atyre që nuk meritojnë. Shpendi prek në vlerat kryesore të vendit, mbeturinat t’i mbajë afër zyrës së tij”, ka shkruar Gecaj në Facebook.

Kjo na pret çdoher kur gabojmë e u japim votë atyre që nuk meritojnë … Shpendi prek në vlerat kryesore të vendit … mbeturinat t’i mbajë afër zyrës së tij! 😠

Gepostet von Bajram Gecaj am Samstag, 14. Dezember 2019

 

Zbulohet busti i dëshmorit Reshat Çoçaj

Periskopi.com Lajme

Sot në Gjonaj të Hasit, zbulohet busti i dëshmorit Reshat Çoçaj.

Zbulimi i bustit bëhet me rastin e festave të nëntorit.

Aktiviteti mbahet në Qendrën Kulturore “Reshat Çoçaj” në Gjonaj dhe fillon në ora 11:00.

“Me këtë rast do të mbahet edhe një fjalim rasti, ku do të flitet për jetën dhe veprën e dëshmorit, ndërsa bashkëluftëtarët do t’i evokojnë kujtimet për jetën e dëshmorit”, njofton OVL e UÇK-së në Has.

Shtatorja e Adem Jasharit vendoset edhe në Fushë Kosovë

Periskopi.com Lajme

Kryetar i Shoqatës të Invalidëve të Luftës të UÇK-së në Fushë Kosovë, Xhevdet Qeriqi ka bërë të ditur se figura e heroit kombëtar, Adem Jasharit, do të vendoset në qytetin e Fushë Kosovës.

Ai ka thënë se “tashmë Legjendari po bëhet gati në bronz”.

 

 

Zbulimi i shtatorës së komandantit legjendar, Adem Jasharit do të bëhet më 28 nëntor.

“Ndihem shumë krenarë dhe tepër i lumtur qe kam arritur që kjo figurë e lartë kombëtare të vendoset në qytetin e Fushë Kosovës. Tashmë Legjendari po bëhet gati në bronz.

Me 28 Nëntor, ju mirëpresim në zbulimin e Shtatores në qytetin e Fushë Kosovës”, ka shkruar Qeriqi.

Bytyçi thotë se ideja për shtatoren e Demaçit pa konkurs ndërkombëtar, improvizim ballkanik

Periskopi.com Lajme

Ende po vazhdojnë reagimet rreth shtatorës së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi.

Arkitekti Arianit Bytyçi ka thënë se kjo shtatore duhet të vendoset në një lokacion më kuptimplotë në aspektin simbolik dhe arkitektonik-urbanistik, hapësirë kjo që do të inkurajonte komunikimin dhe ndërveprimim mes njerëzve.

 

 

Sipas tij, shtatorja mund të vendoset në hapësirën pranë Bibliotekës Kombëtare të Kosovës apo edhe në hapësirën e fillimit të Bulevardit Nënë Tereza, pranë kampusit universitar, hapësirë kjo që pritet të shndërrohet në bulevard për këmbësorë, sipas planit rregullues urban në fuqi.

“Për të realizuar këtë qëllim, institucionet përgjegjëse duhet të shpallin konkurs ndërkombëtar të arkitekturës për projektimin e hapësirës publike ku planifikohet vendosja e shtatores së Adem Demaçit dhe krahas kësaj të shpallet konkurs ndërkombëtar për idenë e shtatores. Çdo vendimmarrje tjetër, në mënyrën siç ka ndodhur deri më tani nga institucionet përgjegjëse është improvizim klasik ballkanik”, ka thënë ai.

Shqiptar Demaçi i pakënaqur me modelet për shtatoren e babait të tij

Periskopi.com Lajme

Me rastin e njëvjetorit të vdekjes së veprimtarit Adem Demaçi sot është vënë gurthemeli për ndërtimin e shtatores, por me bucetat u shprehen të pakënaqur familja e simbolit të rezistencës kombëtare.

Në vënien e gurthemelit mori pjesë edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, i cili veprimtarin Adem Demaci e ka vlerësuar si njeri i cili popullit të vetë i dha lirinë dhe frymëzues për të gjithë.

Sipas tij, forca e Demaçit i duhet Kosovës për të mbajtur konsistencën e saj.

Ndërsa, kryetari i Shoqatës së të Burgosurve Politikë, Hidajet Hyseni tha se Demaçi ka folur edhe kur nuk ka folur dhe se tani e tutje ai do të pushojë dhe do flasë në bronz dhe do jap mesazhe siç ka dhënë brez pas brezi.

Por bucetat nuk iu kanë pëlqyer familjarëve të veprimtarit, Adem Demaçi e këtë shqetësim para të pranishmëve e paraqiti djali i Demaçit, Shqiptari i cili tha se nuk janë pajtuar me modelet pasi që mendojnë se ka zgjidhje më të mira për këtë shtatore.

E gjatë ditë së sotme në shenjë nderimi kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj dhe familjarët e Adem Demaçit kanë bërë homazhe tek varri i tij, ndërsa në orën 12:00 do mbahet edhe një akademi përkujtimore.

Nesër vihet gurthemeli për ndërtimin e shtatores së Adem Demaçit

Periskopi.com Lajme

Nesër bëhen një vit nga vdekja e veprimtarit, shkrimtarit dhe politikanit të shquar, Adem Demaçi.

Për nder të tij nesër do të vihet gurthemeli për ndërtimin e shtatorës së veprimtarit të shquar, shkruan Indeksonline.

Shtatorja e Demaçit do të vendoset në parkun që mban emrin e tij tek “Rrethi i Flamurit”.

Pjesë e kësaj ceremonie do të jetë edhe kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj.

Po ashtu ai do të bëjë homazhe tek varri i tij në Velani.

Gjatë ditës së sotme, presidenti Thaçi bëri homazhe tek varri i Demaçit.

Tallje e mjerë me shtatoren e Ismet Jasharit në Kumanovë

Ilir Muharremi Op-Ed

Skulptori shqiptar me prejardhje Dibrane Muharrem Turkeshi kishte punuar shtatoren e heroit Ismet Jashari- komandat Kumanova, e cila ndodhet momentalisht e ngritur në Kumanovë. Turkeshi ishte profesor në Akademinë e Arteve pranë Fakultetit shtetëror të Tiranës. Në internet të klikosh për të, gjen fjalë miradije për profesionin-skulpturën veçanërisht për veprat e heronjve si Gjergj Kastriotin, e ngritur në qendër të Dibrës. Është edhe autor i skulpturës së Sulltaneshës në  Gostivar. Veprat e tij tashmë zënë vend në disa troje shqiptare. Shtrohet pyetja, sa i njihte ligjet proporcionale të trupit të njeriut, apo efektet e shikueshmërisë së një shtatoreje të zmadhuar, që qëndron mbi bazamentin, e cila me shumë kujdes vrojtohet nga poshtë-lartë, herë anash, pastaj prapë lartë e poshtë.

Sa e njehë terrenin e rrafshët ose relievet e tjera si hapësira që shoqërojnë një shtatore. Apo tjetra, sa ishte i vëmendshëm për pjesët e trupit duke filluar nga: koka, krahët, duart, gjoksi dhe këmbët. Kjo tregon një mos njohuri proporcionale me defekte amatore, apo karikaturë e mjerueshme, objekt tallje, e shtatores së heroit Ismet Jasharit. A kështu duhet t’i trajtohem heronjtë? Nëse arti nuk i paraqet realisht si ishin apo nuk i zbukuron, nuk ka arrit asgjë të bëjë. Skulptura i nënshtrohet estetikës, hapësirës, kohës, ndryshueshmërisë gjatë mëngjesit e deri te dritat artificiale që puqet në mbrëmje. Roli kryesor i skulpturës nëse e punojmë figurën e njeriut është pamja dhe materiali, ose harmonia e jashtme proporcionale.

E brendshmja: shpirtëroja, pjesa historike duhet të korrespondoj me të jashtmen, kemi një bashkëlidhje këtu. Ky lloj skulpture kërkon aksent të fortë, dhe proporcione të qarta ndërmjet trupit dhe hapësirës. Kjo më mirë i takon një kthimi në antikë: bukurisë së trupit dhe në barok efekteve iluzioniste.  Në shtatoren e Jasharit nuk vërejmë as aksentë, as formë, e as proporcione, thjeshtë është një karikaturë. Në rastin e kësaj shtatoreje skulptori është dashur të tregoj poetikë akademike të realizmit, qëndrim madhështor, ose real. Këto janë kritere estetike që asnjërën nuk e gjejmë. Nuk mund ta vërejmë në shtatore as tematikën a e ka patriotike  apo nacionale. Nuk e dijë se para zbulimit të kësaj shtatoreje, skulptori para komisionit vlerësues a ka dhënë propozim të maketes ose bucetes, apo skicës të realizuar në fragmente të shtatores. Si duket jo.

Ekzistojnë disa skulptorë të cilët në qendër vendosin materialin e skulpturës dhe vet formën e cila duket sikur vet mendon duke bërë deformime ndonëse në dukje sikur deformohet. Kurse të tjerët përkushtohen vetëm në anën estetike të saj. Përmasat trupore reale të sakta i bëri Leonardo Da Vinçi te “Njeriu Vitruvian”. Ajo është një skicë e trupit të njeriut e fokusuar në qendër të katrorit dhe rrethit, ku njeriu ka këmbët dhe krahët e shtrira. Masat e njeriut si figurë qoftë në letër apo skulpturë janë të ndara në: katër gishta bëjnë një pëllëmbë, dhe katër pëllëmbë bëjnë një këmbë, ose  gjashtë pëllëmbë bëjnë një kubit, katër kubit përbëjnë lartësinë e një njeriu. Skulptori në fjalë si duket nuk i përdori këto te shtatorja.

E para, nëse kërkojmë ta bëjmë një trup njeriu më gjatësi të saktë duhet ta përfillim gjatësinë e krahëve të shpalosura sepse ka të bëjë me gjatësinë totale të trupit të njeriut. Te shtatorja në fjalë, gjatësia e duarve është më e gjatë krahas me këtë matje, duart i ka të lëshuara lehtë, por nëse i shpalos, gjatësia e trupit i kalon të gjitha përmasat. Trupi i “Ismet Jasharit” është shumë i vogël krahas me shpalosjen e krahëve. Matje e kokës fillon nga rrënjët e flokëve e deri te fundi i mjekrës, kjo nxjerrë  një të dhjetën e lartësisë së njeriut.

Kurse nga fundi i mjekrës e gjerë te maja e kokës identifikohet si pjesë e tetë e lartësisë së njeriut. Nga maja e gjoksit gjerë tek rrënjët e flokëve fillon vetëm pjesa e shtatë e njeriut të plotë. Kurse shtatorja në fjalë ka gjatësinë dhe gjerësinë tejet të gjatë të qafës. Dëshmon që koka duhet të jetë më e mbushur. Koka është shumë e vogël e heroit. Tjetra nga thimthat e gjoksit në përfundim të majës së kokës fillon pjesë e katërt e njeriut. Atëherë,  këtu kemi gjatësinë më të madhe të supeve, konkretisht në pjesën e katër të tij. Pjesa e supeve të shtatores është shumë e ngushtë, ngjanë më supet femërore sepse femrat janë më të ngushta në supe.

Pjesa e bërrylit gjerë te maja e dorës identifikon pjesën e pestë të njeriut, kurse nga bërryli gjerë te këndi i sqetullës, përfundon pjesa e tetë e matjeve të njeriut. Kuptohet që përmasat rriten të skulpturës sepse ka të bëjë me bashkëpunimin:  nga toka gjatësia e saktë e njeriut e gjer te rrënjët e flokëve. Kjo rritet për disa në harmoni me pjesët e trupit. Komplet dora identifikon një të dhjetë të trupit të njeriut. Kurse mesi i trupit fillon nga organet gjenitale. Nga këmbët fillon pjesa e shtatë e njeriut, tabani i këmbës gjer të gjuri është pjesa e katërt të trupit. pjesa e poshtme e gjurit që përfundon deri te organet gjenitale është e katërta e trupit. Nëse matim saktë kokën e heroit duhet t’i ketë këto përmasa ideale të saktësisë: fundi i mjekrës deri te hunda, ose nga rrënjët e flokëve gjerë te vetullat duhet të jetë në çdo rast e njëjta, sikurse veshi që identifikon një të tretë të fytyrës.

Lartësinë e ballit te heroi e kem më të madhe krahas këtyre proporcioneve të sakta që i përmenda më parë. Andaj, reagimi jonë si qytetar i thjeshtë t’i bëjmë nder kësaj shtatoreje e cila më parë identifikohet si karikaturë sesa si realizëm. Por, edhe karikatura ka artin e vet e cila e rruan harmoninë e gjymtyrëve me ekzagjerime të qëllimshme. Vetëm një matje profesionale po t’i bëhet shtatores para se të krijohej anatomikisht çdo gjë do ishte korrekte. Kam bindjen se skulptori në fjalë nuk ishte njohuri për anatominë e saktë njerëzore. Duhet ta dimë se skulptura niset nga qendra këtë edhe e dëshmoi Da Vinçi te vepra që u përmend më lartë. Njeriu më parë është simetrik dhe a thua vallë e gjejmë këtë simetri te shtatorja e cila është në disproporcion me shumë pjesë të trupit.  Qëndrimi në këmbë, mimika, asgjë nuk tregon për heroizmin e tij, madje as për natyralizmin.

Autori i tekstit është kritik arti

 

Zymi i Hasit të Prizrenit bëhet me shtatoren e Skënderbeut

Periskopi.com Lajme

Fshati piktoresk i Komunës së Prizrenit do të bëhet me shtatoren e Skënderbeut, e cila do të inaugurohet të shtunën, më 22 dhjetor 2018, punuar nga skulptori Sadik Spahija nga Tirana.

Inaugurimi i shtatores së Skënderbeut në Zym të Hasit të Prizrenit, do të bëhet në kuadër të e manifestimi kulturor “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu në Zym”, që mbahet po të shtunën duke filluar nga ora 11:00 në Zym dhe organizohet nga Shoqata e Shkrimtarëve “Shtjefën Gjeçovi” dhe organizata tjera kulturore të Zymit.

Shtatorja është ngritur me iniciativë të Shoqatës së Shkrimtarëve “Shtjefën Gjeçovi” dhe mjetet për shtatoren dhe bazamentin janë siguruar nga banorët e Zymit, Shëngjergjit dhe të Bregdrinit, e në veçanti kurbetçarët e këtyre fshatrave që veprojnë në Kroaci e viset tjera të Ballkanit.

Inaugurimi i kësaj shtatore bëhen në kuadër të aktiviteteve të Vitit mbarëkombëtare të Skënderbeut, për shënimin e 550 vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar.

Përurohen shtatoret e Abdyl Frashërit, Ymer Prizrenit dhe Sulejman Vokshit

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot, me rastin e vendosjes në qytetin e Prizrenit të shtatoreve të tre drejtuesve të shquar të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Abdyl Frashëri, Ymer Prizreni dhe Sulejman Vokshi, ka thënë se këto shtatore përjetësojnë një moment vendimtar në historinë tonë kombëtare: momentin kur këta tre burra të mëdhenj e bashkuan kombin përball rreziqeve të kohës.

Duke e konsideruar këtë ditë, të veçantë për Prizrenin dhe gjithë kombin shqiptar, Veseli tha se në mesin tonë po kthehen të përjetësuar tre baballarë të kombit, të cilët nisën rrugëtimin me idenë e lirisë dhe të shtetit kombëtar të shqiptarëve.

Por, shtoi Veseli, kjo ditë nuk do ta kishte këtë hijeshi, pa një histori tjetër të veçantë të kombit tonë, e cila ndodhi këtu e 21 vjet më parë, pra ballafaqimi i parë frontal i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, udhëhequr nga Komandanti Legjendar Adem Jashari, e cila për herë të parë poshtëroi në mënyrë disfatiste ushtrinë dhe policinë serbe.

“Sot ne shqiptarët kemi shtete, kemi liri, identitet e krenari, por kemi partnerë, në rrugëtimin tonë drejt integrimeve euro-atlantike. Do të vazhdojmë kështu si sot, të bashkuar, për të përkujtuar dhe lartësuar çdo herë veprat e atdhetarëve dhe baballarëve të kombit. Njëkohësisht, edhe për të dëshmuar se jemi të përgjegjshëm dhe të vëmendshëm për të gjitha sakrificat që janë bërë, si dhe për të ruajtur dhe çuar përpara amanetin e heronjve dhe martirëve të kombit. Lavdi e përjetshme heronjve të atdheut”, tha në fjalën e tij kryeparlamentari Veseli.

Liderë nga Kosova e Shqipëria bashkohen sot në Prizren

Periskopi.com Lajme

Janë përuruar shtatoret e tre liderëve historikë, Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri dhe Sylejman Vokshi, në kuadër të shënimit të Vitit Mbarëkombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në Kompleksin Monumental të Lidhjes së Prizrenit.

Përurimi i shtatoreve u bë nga Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Kryeministri i Kosoves Ramush Haradinaj, Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka.

Pesëshja kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh pranë shtatoreve.

Vendosja e këtyre shtatoreve vjen në 140 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

 

100 mijë euro për shtatoren e Adem Jasharit

Periskopi.com Lajme

Kuvendi i Kosovës ka planifikuar që në 2019 ta financoj ndërtimin e shtatores së komandantin legjendar Adem Jashari.

Në draft-buxhetin e 2019 të miratuar në Qeverinë e Kosovës, Kuvendit të Kosovës është paraparë t’i ndahet buxhet me vlerë prej 11 milionë e 155 mijë e 430 euro.

Prej këtij buxheti janë paraparë që të ndahen 100 mijë euro për ndërtimin e shtatores së heroit Adem Jashari.

Përveç ndërtimit të shtatores së Adem Jasharit, Kuvendi do t’i ndajë edhe 200 mijë euro tjera për memorialin për fermat e dhunuara gjatë luftës.

Pjesa më e madhe e buxhetit mbi 11 milionësh shkon për paga dhe mëditje.
7 milionë e 72 mijë euro janë planifikuar për paga dhe mëditje.

Ndërsa për mallra dhe shërbime janë planifikuar të shpenzohen 2 milionë e 212 mijë euro, ndërsa për shpenzime kapitale janë paraparë rreth 1.5 milion euro.

Në krahasim me vitin aktual, buxheti i Kuvendit të Kosovës do të zvogëlohet për gati 200 mijë euro.

Në 2018 buxheti i Kuvendit ishte 7 milionë e 261 mijë e 534 euro, ndërsa sipas draft-buxheti të 2019, buxheti i këtij institucioni është 7 milionë e 72 mijë e 430 euro.

Në investimet e tjera, Kuvendi i Kosovës ka paraparë të investoj 210 mijë euro për rregullimin e të gjitha hyrjeve të Kuvendit të Kosovës.

Ndërsa 30 mijë euro tjera Kuvendi do t’i shpenzojë për krijimin e sistemit të integruar të wi-fi në ndërtesën e Kuvendit.

270 mijë euro të buxhetit të Kuvendit do të shkojnë për sistemin digjital konferencial të integruar e me përkrahje audio vizuele./kallxo.com

Adem Jashari do të ngritet edhe në Mitrovicë, miratohet propozimi për shtatore

Periskopi.com Lajme

Kuvendi komunal i Mitrovicës, sot ka miratuar propozimin e asamblistëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), për vendosjen e shtatores së komandantit, Adem Jashari.

Këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook, asamblisti i PDK-së, Donjet Bislimi ku tha se në këtë seancë nuk ka munguar edhe debati i ashpër për propozimin në fjalë.

“Pas një debati të ashpër, arritëm që përfundimisht të miratojmë propozimin tonë si rekomandim drejtuar ekzekutivit të Komunës, që sa më shpejt të jetë e mundur të vendoset shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari në Mitrovicë. Mitrovicë urime”, ka shkruar Bislimi në Facebook.

Shqiptarët në Amerikë, iniciativë për ngritjen e shtatores së Adem Demaçit në New York

Periskopi.com Lajme

Anëtarët e Këshillit Inicues ‘’ Adem Demaçi në Shtatore ‘’, në New York kanë mbajtur mbledhjen e parë, ku dhe publikisht kanë shpalosur projektin e tyre për vendosjen e shtatores së Adem Demaçit në New York të SHBA-së.

Në këtë mbledhje të shqiptarëve në Amerikë, është thënë se shtatorja e veprimtarit të çështjes kombëtare do të ishte identiteti i tyre, duke kërkuar që kjo ide të realizohet.

Këshilli iniciues “Adem Demaçi në Shtatore”, ka njoftuar se do të dorëzojë kërkesën e tyre tek autoritetet amerikane për ngritjen e shtatores së Adem Demaçit në New York.

 

Përurohet shtatorja e heronjve Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit

Periskopi.com Lajme

Nën përkujdesjen e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në 20-vjetorin e rënies është përuruar shtatorja e heronjve Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit në Drenas, në sheshin që mban emrin e tyre.

Kjo ceremoni nisi duke i nderuar të gjithë dëshmorët dhe heronjtë e kombit me një minutë heshtjeje.

Pjesëmarrës në ceremoninë e zbulimit të shtatores ishin presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ai i Shqipërisë, Ilir Meta, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe personalitete dhe zyrtarë tjerë nga Kosova e Shqipëria.

Presidenti Thaçi duke i konsideruar Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin si emblema të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tha se kontributi i tyre nuk ishte vetëm liria për Kosovën, por edhe për integrim në BE e NATO.

Kreu i shtetit tha se rënia e Fehmiut dhe Xhevës ishte mesazhi më i mirë se lufta do vazhdonte deri në çlirimin e Kosovës nga okupatori serb.

Nga ky manifestim Thaçi ka garantuar se në muajt e ardhshëm institucionet e vendit janë të gatshme të themelojnë Forcën e Armatosur të Kosovës.

“Kontributi dhe lufta edhe e Xhevës dhe Fehmiut nuk ishte vetëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, për ta, por edhe për shumë ne është e pamjaftueshme që të jemi vetëm të lirë dhe të pavarur, ne duhet të integrohemi në NATO dhe BE, kështu që tani institucionet e Republikës së Kosovës janë në rrugë të mbarë të rregullt në koordinim me SHBA-të dhe NATO-n që në muajt e ardhshëm të themelojmë edhe Forcat e Armatosura të Kosovës dhe të fillojmë procesin e partneritetit për paqe dhe anëtarësim në NATO”, u shpreh ai.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, nuk patën fatin të kenë fëmijët e tyre, por me sakrificën e tyre, ata na lanë një trashëgimtar të paçmueshëm,  lirinë e Kosovës.

Sipas tij figura dhe kontributi i  këtyre dy heronjve mbetet i pavdekshëm, andaj çdo ditë do të vazhdojnë të punojnë për zhvillimin e vendit.

“Nuk kanë lënë fëmijë, por ata kanë lënë për fëmijët e Kosovës një trashëgimi të paçmueshme, e cila është vetë liria e tyre, të cilën ne sot e gëzojmë dhe është shtet i pavarur dhe sovran i Kosovës, i cili është amanet dhe trashëgimi për gjithë gjeneratat, të cilët do vijnë pas. Shteti unë i pavarur dhe sovran Kosova është krijesë e shenjtë për ne është shtëpia jonë, është e pacenuar, është sovrane, është unike dhe për të do të punojmë çdo ditë në mënyrë që askush jo vetëm që ta cenoj por në mënyrë të veçantë ta zhvillojmë“, ka deklaruar Veseli.

Kryeministri Ramush Haradinaj u shpreh i gëzuar që sot Drenasit të lirisë i janë kthyer në përjetësi në shtatore heronjtë e kombit shqiptar Fehmi dhe Xhevë Lladrovci.

Duke thënë se populli shqiptar kishte rrugën më të gjatë për liri, kreu i ekzekutivit të vendit u shpreh se i gëzohet edhe çdo suksesi të popullit shqiptar kudo që ndodhet.

“Ne i gëzohemi sukseseve të kombit tonë çdo ditë kudo që i arrijmë ato. Nuk ka dyshim që kudo që jemi sot shqiptar, por jo vetëm shqiptar liridashës i gëzohemi faktit se nën lindjen e tyre në Kosovën e lirë në Drenasin e lirë janë kthyer në përjetësi në shtatore heronjtë e kombit tonë, luftëtarët e shquar njerëz që e kanë gëzuar respektin e çdo bashkëluftëtari e çdo qytetari në ato kohëra të vështira, kushdo që ka pas nderi t’i njohë sado shkurt e dinë se kush ishin Fehmi dhe Xhevë Lladrovci”, tha kreu i ekzekutivit.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta pas zbulimit të shtatores se Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit tha se mesazhi i tyre  bashkimi i  shqiptarëve për të ecur përpara.

Ai tutje u shpreh se nuk duhet harruar se një nga veprat e këtyre heronjve ishte pikërisht që e sollën NATO-n në Kosovë, në emër të lirisë së këtij populli, por edhe të sigurisë së Kosovës dhe gjithë rajonit.

“Trashëgimia më e madhe që Fehmi Lladrovci, Xhevë Krasniqi-Lladrovci, por edhe Jasharajt, Haradinajt dhe mbarë heronjtë e Kosovës kanë lënë është Kosova e lirë, Kosova e pavarur, Kosova evropiane dhe Kosova në NATO. Padyshim, që Kosova ka mjaft sfida të cilat ne besojmë se do t’i përballojë me sukses, nga liberalizimi i vizave që shpresojmë se do të ndodhë shumë shpejt, te ecja përpara e proceseve integruese në BE, padyshim edhe sa i takon anëtarësimit të saj NATO”, tha ai.

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci u shpreh se sot është realizuar një nga detyrat për personalitetin e Fehmi e Xhevë Lladrovci, heroit dhe heroinës së Kosovës.

Lladrovci, i cili njëherësh është edhe vëllai i Fehmiut, tha se rrugëtimi i heroit Fehmi Lladrovci dhe heroinës Xhevë Lladrovi zgjati 20 vite.

“Rruga e Fehës dhe e Xhevës deri në këtë shesh zgjati 20 vite, ishin vite edhe të rënda edhe plot mall, nga sot Feha e Xheva janë pjesë edhe e jetës tonë, këtu në shesh ashtu siç ishin dhe janë pjesë e idealeve tona për liri” , ka thënë ai.

Zbulimin e shtatores së heronjve e bënë pasardhësit e familjes Lladrovci dhe ish-drejtuesve të UÇK-së.

Gjatë kësaj ceremonie presidenti Thaçi ka nderuar me Medalje Presidenciale pas vdekjes babanë e  Xhevë Krasniqit – Lladrovcit, Abdyl Krasniqit si dhe babanë e  Fehmi Lladrovcit, Muhamet Lladrovcit.

Ndryshe,  Fehmi dhe Xhevë Lladrovci kanë rënë heroikisht gjatë luftimeve me armikun më 22 shtator të vitit 1998, në malet e Qyqavicës.

 

Shtatorja e Skënderbeut do të vendoset në qendër të Ulqinit

Periskopi.com Lajme

Shtatorja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut do të vendoset në një rrethrrotullim në qendër të qytetit të Ulqinit, tek ndërtesa e Komunës.

Këtë lajm për “Portalin Ul-info” e konfirmoi kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, i cili shtoi se për këtë gjë u fitua pëlqimi i Ministrisë së Kulturës.

Edhe bulevardi në të cilin gjendet rrethrrotullimi mban emrin e heroit kombëtar shqiptar, Skënderbeu.
Këtë vit festohet 550-vjetori i vdekjes së Skënderbeut.

 

 

Matoshi për Anton Çetën: Të mos identifikohemi me emra të veçantë, por me ngjarje të rëndësishme

Periskopi.com Lajme

Drejtori i Institutit Albanologjik, Hysen Matoshi, ka thënë se Anton Çeta meriton të gëzojë një vend meritor të tillë çfarë e ka pasur edhe në kohën kur ka jetuar.

Ai   ka thënë se vendi që ka kërkuar Këshilli Organizativ për ngritjen e shtatores për Anton Çetën është konsideruar i papërshtatshëm për shkak se është i vogël.

“Ne kemi hapur diskutimin nga viti 2005 për shtatoren e Anton Çetës. Kjo shtatore kemi kërkuar të vendoset në një shesh që do të quhej “Sheshi i Pajtimit – Anton Qeta”. Vendi që ka kërkuar Këshilli Organizativ është konsideruar i papërshtatshëm.”

“Kërkesa e Këshillit Organizativ do të kishte kuptim vetëm nëse edhe instituti do të mbante emrin e Anton Qetës, por një kërkesë e tillë nuk ka ardhur”, ka thënë Matoshi.

Matoshi ka thënë se respekti i Institutit Albanologjik është parë ndër vite.

“Instituti ka bërë gjithçka që ka qenë e mundur për Anton Çetën, i ka bërë disa ‘përmendore’ atij. Ne i kemi botuar katër vepra të profesor Anton Çetës, asnjë punonjësi tjetër nuk i kemi bërë këtë nder, me përjashtim që i kemi botuar një vepër Bajram Krasniqit”, ka deklaruar ai, përcjell Telegrafi.

Drejtori i Institutit Albanologjik ka thënë se ka një vendim që para këtij institucioni të mos vendoset asnjë shtatore e ndonjë personi të veçantë.

“Qendrimi që të mos ketë shtatore para Institutit Albanologjik por vetëm një obelisk nuk e nënkupton vetëm Anton Çetën, nënkupton të gjitha personalitetet, sepse ne kemi pesë degë të këtij instituti, dhe në secilën degë kemi nga dy-tri personalitete të shquara”.

Ai ka thënë se ka pasur kërkesa të ndryshme për të identifikuar Institutin Albanologjik me emra të veçantë.

“Kemi pas një kërkesë që institucioni të emërohet me emrin e Idriz Ajetit, por kërkesa jonë është që Instituti Albanologjik të mos identifikohet me emra të veçantë por me ngjarje të rëndësishme për kombin shqiptar”, ka deklaruar më tej Hysen Matoshi.

Gjithçka që ndodhi sot në Deçan gjatë zbulimit të shtatores së Beg Rizajt

Periskopi.com Lajme

 

Kryeministri, Ramush Haradinaj, është përballur përsëri me një ngjarje të pakëndshme gjatë zbulimit e shtatores së ish-luftëtarit, Beg Rizaj.

Ndonëse ndodhej në Deçan pikërisht për këtë rast, ai nuk mundi ta realizonte këtë qëllim, meqë vëllai i Beg Rizajt nuk e lejoi një gjë të tillë, raporton KTV.

Por, Haradinaj tha se nuk pati incident.

Për këtë ngjarje, ka reaguar kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili pretendon se ka qenë ndërhyrja e kryeministrit Haradinaj ajo që i ka shpëtuar vëllezërit Rizaj pa krijuar incident ndërmjet tyre.

Në një komunikatë për media, Ramosaj ka shpjeguar se njëri nga vëllezërit i është drejtuar kryeministrit me kërkesën që dy vëllezërit e tjerë që nuk kanë qenë në luftë, të mos marrin pjesë në zbulimin e shtatores së Rizajt.

Për këtë, Haradinaj, sipas Ramosajt, ka ndërhyrë, duke thënë se vetëm njëri vëlla do ta bëjë zbulimin.

Zbulimi i shtatores së Rizajt i cili u vra në Kumanovë në vitin 2015, është organizuar nga Komuna e Deçanit në Ditën e Çlirimit të këtij qyteti.

 

 

Sqarohet vëllai i Beg Rizajt: Aliu e kishte prej mërzisë, Haradinajn e kemi vëlla

Periskopi.com Lajme

 

Në Deçan është zbuluar sot shtatorja e heroit kombëtar Beg Rizaj. Kjo u bë në ditën e çlirimit të kësaj komune, që është vendlindja e Rizajt e edhe e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Një incident ndodhi teksa po zbulohej shtatorja.

Ishte vëllai i Beg Rizajt, Aliu, ai që nuk dëshironte të lejonte askënd për të zbuluar shtatoren e të vëllait, por dëshironte ta bënte ai vet.

Vëllai tjetër i Beg Rizajt, Hakiu  deklaroi se Aliu ishte i mërzitur për të vëllanë dhe se nuk kanë asnjë problem me kryeministrin e vendit.

“Nuk ka pasur kurrfarë incidenti, ndoshta e ka pasur nga mërzia, ka qenë edhe Aliu në luftë mundet prej mërzie. Jo more, kryeministri është vëlla i joni, familja Haradinaj, Ramushi dhe Dauti janë vëllezër tonë”, tha ai.

Edhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj tha se ishte një konflikt në mes vëllezërve Rizaj dhe që kryeministri ka ndërhyrë për të qetësuar situatën.

 

Shtatorja e Azem Galicës do të vendoset edhe në Mitrovicë dhe Prishtinë

Periskopi.com Lajme