Rrëfehet skitari që kishte shpëtuar për pak në shtegun ku humbi jetën sot Daci

Periskopi.com Lajme

Ben Islami i njohur si “snownjer”, në vitin 2006 kishte shpëtuar mrekullisht pasi e kishte zënë orteku në vendin ku humbi jetën sot, zëvendësministri, Arian Daci i cili është djali i ish-kryetari të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Dacit.

“Foleja e Shqiponjave”, po del të jetë shtegu më i rrezikshëm për skijatorët që pëlqejnë skijimin ekstrem. Islami ka thënë se që nga sot ky vend për të do të njihet si shtegu i vdekjes.

“…po më vjen çudi si kanë shku mu në atë shteg, që për mu prej sotit do të njihet si shtegu i vdekjes”, ka thënë Islami për Kallxo.com.

Po ashtu ai ka treguar edhe për skiatorin nga qyteti i Ferizajt që kishte humbur jetën në këtë shteg skijimi.

” Parvjet, Fis Qerkini nga Ferizaji e ka humbur jetën në të njëjtin vend – por është vendim i pamatshëm sot, në këtë mot, me i ra qasaj rruge”, shtoi Islami.