Nga janari secili shofer do të paguajë shtesë për këtë shërbim

Periskopi.com Lajme

Nga janari i vitit 2020, pronarët e veturave do të paguajnë shtesë për ‘pullën mjedisore’, shërbim që do të kryhet nëpër kontrollat teknike pak para regjistrimit të automjetit.

Ndotja e ajrit është bërë problem serioz në Kosovë. Madje, veturat shumë të vjetra, që nuk janë të pakta në numër, po konsiderohen si njëri nga shkaktarët më të mëdhenj të ndotjes së ambientit në vend.

Për këtë temë, mbrëmë në emisionin ‘Interaktiv’ të KTV-së ka folur ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi.

Matoshi ka treguar se gjatë bërjes së kontrollimit teknik të automjetit do të matet edhe emitimi i gazrave të automjeteve në ajër dhe secili automjet do të pajiset me ‘pullën mjedisore’

“E kemi sponsorizu një udhëzim administrativ që për qëllim ka matjen e gazrave në kontrolla teknike, ky udhëzim është dashtë të hyjë në fuqi në shkurt të këtij viti ndërkohë ministri Lekaj ka kërkuar që të hyjë në fuqi më 1 qershor. Zbatimin e udhëzimit e bënë Ministria e Infrastrukturës, nga data 1 qershor udhëzimi ka hy në fuqi ka gjashtë muaj provues,  përfundon shpejt besoj që kontrollimet teknike janë pajisur me pajisje të cilat bëjnë matjen e emitimit të gazrave nga veturat në ajër”, tha Matoshi, transmeton Gazeta Sinjali.

Por çka ndodh me veturat e vjetra të cilat nuk janë të pranueshme për ambientin?

“Një veturë mund të konsidetrohet teknikisht e parregullt në rast se emitimi i gazrave është më i lartë sesa është i pranueshëm me standardet europiane. Duhet ta riparojë automjetin, vendosen pajiseje kur vetura është në gjendje të mirë teknike, nuk emeton gazra të teperta në ajër. I vendoset një pullë që tregon se kjo veturë mund të lëvizë”, shpejgoi Matoshi.

Pra, siç thotë Matoshi,përvec kontrollës së frenave, gomave, motorit të maniknës ‘do të kemi shtesë edhe një kontrollë që ka të bëjë edhe me emetimin e gazrave në ajër’.

Për këtë shërbim qytetarët do të paguajnë shtesë.

“Sigurisht që duhet të paguajë shtesë, ajo që njërezit duhet të paguajnë është që secili ta ketë veturën teknikisht në rregull dhe ambientalisht të pranueshme. Është e detyrueshme për të gjithë, nga janari secili duhet të shkojë ta marrë atë pullën mjedisore, kur shkon me regjistru veturën për një vit”, tha më tej ai.

Lidhur me tarifën që do ta paguajnë qytetarët për vendosjen e ‘pullës mjedisore’, Gazeta Sinjali ka dërguar pyetje në adresë të ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, ky i fundit ka premtuar se shumë shpejt do të kthejë përgjigje.

Ende nuk dihet se cila do të jetë shuma që do ta paguajnë qytetarët për këtë shërbim shtesë.

Kujtojmë se së fundmi Banka Qëndrore e Kosovës (BQK), ka marrë vendim për shtrenjtimin e sigurimit të automjeteve për 26%. Drejtuesit e automjeteve janë të obliguar që të paguajnë sigurimin për 26 për qind më shtrenjtë.

 

Ndarja e milionave shtesë për Bechtel-ENKA, kërkohen hetime

Periskopi.com Lajme

5 muaj kanë kaluar nga ky vendimi i qeverisë që të zgjasë afatin e përfundimit të autostradës “Arbën Xhaferi”.

Dhe për të, edhe 32 milionë euro të tjera mund të përfundojnë në buxhetin e konsorciumit “Bechtel-Enka”.

Siç ka raportuar Jeta në Kosovë, kërkesa për një shumë të tillë, tashmë nga Ministria e Infrastrukturës që kishte negociuar punimet me konsorciumin, i ka shkuar Ministrisë së Financave.

Duke e rikujtuar edhe vendimin për t’i dhënë 53 milionë euro për vonesa në pagesa, analisti i politikave nga instituti GAP, Agron Demi, konsideron se qeveria Haradinaj në më pak se dy vjet, ka çuar dëm mbi 90 milionë euro të buxhetit në këtë autostradë, raporton KTV.

Dhe qëllimi, sipas tij, është që konsorciumi në fjalë të mbesë në Kosovë për një tjetër projekt.

“Pra, përmes vendimeve të dyshimta, Qeveria ka arritur të rrisë koston e autostradës për së paku 14% të vlerës fillestare të kontratës prej 599.9 mil euro. Ministria e Infrastrukturës asnjëherë nuk ka bërë publike kontratat dhe vendimet për shpenzime shtesë. Unë mendoj se punët shtesë në autostradën Prishtinë-Shkup janë vetëm arsye për të mbajtur në Kosovë makinerinë e ‘Bechtel&Enka’ deri në hapjen e tenderit të autostradës së Dukagjinit”, ka thënë Agron Demi, analist politikash në Institutin GAP.

Demi kërkon nga qeveria e ardhshme publikimin e kontratave për autostradat, derisa ka konsideruar se edhe vendimi për ndarjen e 32 milionë eurove pa proces tenderues, duhet të jetë objekt hetimi i prokurorisë.

Për mungesë të transparencës dhe dyshimeve rreth procesit, ngjashëm edhe analisti Krenar Shala, pret që qeveria e re të rishikojë vendimin.

Me 32 milionë e 200 mijë euro, planifikohet ndërtimi i dy kyçjeve në autostradë dhe një mbikalimi në fshatin Paldenicë të Hanit të Elezit, çka banorët e këtij fshati e kishin kërkuar disa herë përmes protestave.