Shtetasit e Shqipërisë hynë ilegalisht në Kosovë, arrestohen

Periskopi.com Lajme

Shtatë shtetas të Shqipërisë janë arrestuar në fshatin Morinë të Gjakovës, pasi në mënyrë ilegale kanë hyrë në Kosovë.

Sipas Policisë, një furgon me tabela vendore, me vozitës të dyshuarin nga Kosova, i cili ka transportuar nga territori i Shqipërisë në territorin e Kosovës, gjashtë pasagjerë meshkuj dhe një femër.

Pasagjerët kufirin e kanë kaluar në këmbë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas arrestimit janë dërguar në Gjykatën për Kundërvajtje Gjakovë, ku i janë shqiptuar dënimet me gjobë.

Me urdhër të gjykatës, shtetasit shqiptarë janë dërguar deri në piken kufitare Vërmicë e më pas kanë kaluar në territorin e Republikës së Shqipërisë.

I dyshuari, vozitësi vazhdon të hetohet nga hetuesia e DRPK-së.