Planifikimi i një sulmi ndaj bazës së SHBA-së në Gjermani, ushtria amerikane vihet në gatishmëri

Periskopi.com Lajme

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me anë të burimeve nga Inteligjenca e saj, janë njoftuar se planifikohet një sulm kundër personelit të saj ushtarak të vendosur në Gjermani, sipas një shkrimi në Newsweek.

“Burimi i informacionit deklaroi se sulmi do të kryhej nga një ekstremist jordanez i panjohur që ndodhet aktualisht në Gjermani pranë një baze ushtarake të panjohur”, vazhdoi raporti.

“Personi i  panjohur u përshkrua si një besnik i mbretërisë jordaneze dhe kohët e fundit mbrojti vrasjen e ushtarëve amerikanë në Gjermani”, transmeton Telegrafi.

Sipas Newsweek, ushtria amerikane në Evropë konfirmoi se “një kërcënim i mundshëm u identifikua dhe u hetua natën e kaluar”.

“Zyrtarët gjermanë dhe amerikanë u konsultuan dhe nuk u gjet asnjë kërcënim i menjëhershëm për t’u larguar”, tha një zëdhënës në një deklaratë.

“Ne dëshirojmë t’i kujtojmë të gjithë të qëndrojnë vigjilentë, të gatshëm dhe të jenë të vetëdijshëm për rrethanat e tyre”.

Në nëntor të vitit 2016, një ushtar jordanez vrau tre ushtarë të Forcave Speciale të Ushtrisë Amerikane jashtë bazës al-Jafr në Jordanin jugor.

Amerika e zhgënjyer me Serbinë për bojkotimin e zgjedhjeve nga opozita

Periskopi.com Lajme

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të zhgënjyera nga vendimi i liderëve të opozitës në Serbi për të bojkotuar zgjedhjet e ardhshme dhe e konsiderojnë atë gabim, tha i Dërguari Special i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer.

“Ky është një gabim që iu heq të drejtën votuesve nën rrezikun për të lënë publikun në Serbi me zgjedhje të vogël në pranverën që vjen – tha Palmer për Telegrafin serb.

Ai shtoi se shpreson që liderët e opozitës të rishqyrtojnë vendimin e tyre dhe se ai gjithashtu shpreson që qeveria serbe të bëjë gjithçka në fuqinë e saj të krijojë kushte për zgjedhjet parlamentare të pranverës.

SHBA dëbon në mënyrë të fshehtë diplomatët kinezë

Periskopi.com Lajme

Shtetet e Bashkuara dëbuan fshehurazi dy diplomatë të Kinës që kërkuan të hynin në një bazë ushtarake në shtetin Virxhinia në shtator, raporton gazeta “New York Times”.

Autoritetet amerikane dyshojnë se të paktën njëri prej tyre është një agjent i inteligjencës kineze, shkruan gazeta, duke cituar zyrtarë amerikanë që nuk deshën të emërohen.

Gazeta thotë se këto janë dëbimet e para të diplomatëve të Kinës për spiunazh në më shumë se 30 vjet.

Incidenti ndodhi në shtator në një “strukturë të ndjeshme” afër Norfolk, Virxhinia, ku janë vendosur forcat speciale.

Dy zyrtarë të Ambasadës së Kinës në Uashington, të shoqëruar nga bashkëshortet e tyre, arritën në pikën e kontrollit në hyrje të bazës dhe, pasi nuk kishin leje, roja u tha se ata mund të futen brenda vetëm sa për t’u kthyer, por në vend që të linte bazën automjeti vazhdoi rrugëtimin drejt pjesës së brendshme të bazës derisa u bllokua nga kamionët.

Motivi i inkursionit nuk është sqaruar, por zyrtarët amerikanë mendojnë se diplomatët kinezë donin të kontrollonin masat e sigurisë në bazë. Diplomatët thanë se ishte një gabim, pasi nuk e flasin mirë gjuhën angleze dhe nuk i kuptuan udhëzimet e rojeve, të cilat nuk i bindën homologët e tyre amerikanë.

Dëbimi i tyre, i cili ndodhi në vjeshtë, nuk është njoftuar nga SHBA dhe Kina, dhe Pekini zyrtar ende nuk është hakmarrë duke dëbuar diplomatët amerikanë.

SHBA dhe Kina sapo arritën një marrëveshje paraprake tregtare këtë javë pas muajve të tensioneve mbi tarifat shtesë. Por ndryshimet midis dy vendeve ekzistojnë në një numër frontesh, duke filluar nga spiunazhi industrial, deri në epërsi ushtarake, përmes abuzimeve të të drejtave të njeriut nga pakica myslimane Ujgure, deri te situata në Hong Kong.

Sipas AFP-së, është e panjohur nëse ka ndonjë lidhje me incidentin në Virxhinia, por qeveria amerikane në tetor urdhëroi diplomatët e Kinës në SHBA që të njoftonin Departamentin e Shtetit para çdo kontakti zyrtar me një gamë të bashkëbiseduesve amerikanë, dhe Kina në fillim të dhjetorit paralajmëroi masa të ngjashme reciproke.

ShBA kërcënon Turqinë me sanksione nëse nuk heq dorë nga sistemet ruse

Periskopi.com Lajme

Shtetet e Bashkuara janë shumë të shqetësuar që Turqia ka porositur sisteme ruse të mbrojtjes dhe mund të vendosë sanksione ndaj Ankarasë nëse nuk heq dorë nga ato sisteme.

Kështu deklaroi sot këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien për televizionin amerikan CBS.

“Turqia do të ndiejë pasojat e atyre sanksioneve,” tha O’Brien, duke shtuar se një propozim i mundshëm i sanksioneve kundër Turqisë në përputhje me Ligjin e SHBA-së për kundërvënie ndaj kundërshtarëve amerikanë përmes rrugës së sanksioneve, do të merrte mbështetjen e madhe të Kongresit.

Vërejtjet e O’Brien vijnë para vizitës së presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në Uashington të mërkurën, ku ai do të diskutojë me presidentin e SHBA-së Donald Trump për një numër çështjesh që po shqetësojnë marrëdhëniet e dy aleatëve të NATO-s.

Temë kyçe e diskutimit në marrëdhëniet e të dy vendeve është blerja turke e sistemeve ruse S-400, për të cilat SHBA pretendon se nuk është në përputhje me avionët luftarakë F-35, të cilat Ankaraja gjithashtu i dëshiron në flotën e saj dhe tashmë janë porositur për blerje  nga kompania amerikan ‘Loockheed Martin’.

SHBA-ja dhe BE-ja kërkojnë formimin e shpejtë të Qeverisë dhe rinisjen e dialogut me Serbinë

Periskopi.com Lajme

Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe dhe Bashkimin Evropian rezultati i zgjedhjeve të 6 tetorit është i qartë. Ato kanë bërë thirrje për formimin sa më të shpejtë të Qeverisë dhe rinisjen e dialogut me Serbinë.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka përgëzuar kosovarët për përfundimin e suksesshëm të zgjedhjeve të parakohshme. DASH-i ka kërkuar që lidershipi i ri i Kosovës të jetë i gatshëm të angazhohet menjëherë për dialog me Serbinë, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Ne mirëpresim mundësinë që të punojmë me një qeveri të re, pro-dialogut, kur ajo të formohet dhe e cila është e përkushtuar të forcojë demokracinë dhe të sigurojë paqe, drejtësi dhe prosperitet për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ne kemi qenë të qartë për pritjet tona që lidershipi i ri i Kosovës të jetë i gatshëm të angazhohet menjëherë me Serbinë që të punojnë për marrëveshjen që normalizon marrëdhëniet”, ka thënë një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, është pritur të martën nga i nominuari për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti.

SHBA arrijnë në përfundimin se Irani është autor i sulmeve ndaj naftës saudite

Periskopi.com Lajme

Shtetet e Bashkuara kanë arritur në përfundimin se ishte Irani që ndërmori sulmet me dronë dhe raketa fundjavën e kaluar, të cilat paralizuan gjysmën e prodhimit të naftës në Arabinë Saudite.

Rrjeti CBS News citon zyrtarë të paidentifikuar që thonë se në sulmet e mesnatës të së shtunës u përdorën raketa kruz me lartësi të ulët fluturimi, përcjell Zëri i Amerikës. NBC News tha se gjatë sulmeve u përdorën më shumë se 20 dronë dhe raketa.

Njëra prej raketave fluturoi nëpër hapësirën ajrore të Kuvajtit ndërsa drejtohej për në jugun e Arabisë Saudite, njoftoi CBS.

Ndërkohë, SHBA po punojnë me vende të tjera për të analizuar gjurmët e radarit të fluturimit të raketave.

Analistët gjithashtu po shqyrtojnë një mekanizëm të telekomandimit të raketave të gjetur në Arabinë Saudite si dhe një raketë pothuajse të paprekur kruz.

Përfundimet e arritura nga shërbimet e inteligjencës amerikane dhe nga ushtarakët u njoftuan ndërsa Sekretari i Shtetit Mike Pompeo ishte nisur për në Riad për të diskutuar me zyrtarët e Arabisë Saudite.

Nënpresidenti Mike Pence tha gjatë një fjalimi në Uashington se diplomati i lartë amerikan do të diskutojë mbi kundërpërgjigjen amerikane ndaj sulmit, ndërkohë që si Arabia Saudite ashtu edhe presidenti Donald Trump kishin sinjalizuar tashmë se ata besojnë që Irani është përgjegjës për sulmet.

Mbretëria Saudite e ekspozuar ndaj sulmeve me dronë

Sulmet e fundit në qendrën e naftës së papërpunuar të Arabisë Saudite në Abqaiq dhe Khurais tregojnë se edhe një vend me një ushtri të sofistikuar dhe një buxhet të madh mbrojtjeje është i prekshëm nga sulmet e dronëve.

Shtetet e Bashkuara thonë se imazhet satelitore dhe informacionet e zbulimit tregojnë se në sulmet me dronë kundër rafinerive saudite të naftës u përdorën armë iraniane. Sulmet kanë paralizuar gjysmën e prodhimit të naftës të Arabisë Saudite.

Ekspertët e sigurisë thonë se ky incident i fundit ngjall shqetësim në rritje për evolucionin e shpejtë të teknologjive që po zgjerojnë aftësitë sulmuese të dronëve.

Zyrtarë të paidentifikuar amerikanë kanë thënë për mediat perëndimore se më shumë se 12 sulme goditën instalimet nga një drejtim perëndim-veri-perëndim dhe jo nga jug-perëndimi siç pretendohet nga rebelët Huthi të mbështetur nga Irani në Jemen, të cilët thanë se ishin ata që e kishin ndërmarrë sulmin e koordinuar.

Në korrik, rebelët huthi, të cilët janë duke luftuar kundër një koalicioni të udhëhequr nga sauditët në Jemen, demonstruan raketat e tyre kruz me rreze të gjatë veprimit të prodhuara nga Irani, të quajtura “Al-Quds” dhe dronët “Sammad 3” të ngarkuar me eksploziv që thuhet se mund të godasin objektiva deri në 1.500 kilometra larg.

Asnjë sulm i mëparshëm, që nga fillimi i konfliktit në Jemen katër vjet më parë, nuk ka ndërprerë furnizimet e naftës.

Por këto sulme kanë paralizuar kapacitetet prej 5.7 milionë fuçi naftë në ditë në tregjet botërore. Ato gjithashtu kanë ekspozuar cenueshmërinë e qendrës prodhuese të naftës saudite.

Analistët e mbrojtjes thonë se sulmet kanë ekspozuar probleme strukturore në mbrojtjen e mbretërisë saudite, shkruan Zëri i Amerikës.

Ata thonë se sistemet – megjithëse të sofistikuara – janë krijuar për mbrojtje kundër sulmeve të stilit tradicional – dhe jo për ato asimetrike, si sulmet me dronë.

Sulmet në objektet saudite të naftës: SHBA-të publikojnë imazhe për përfshirjen e Iranit

Periskopi.com Lajme

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë publikuar lëshuar imazhe satelitore dhe kanë cotuar shërbimet inteligjente në mbështjetje të pretendimeve të tyre se Irani ishte pas sulmeve në objektet kryesore të naftës saudite.

Irani mohon përfshirjen në sulmet ajrore të së shtunës, për të cilat morrën përgjegjësi rebelët Houthi të lidhur me Iranin në Jemen.

Por, zyrtarë amerikanë të cilët nuk janë emëruar dhe kanë folur për mediat amerikane dhe ndërkombëtare thonë se drejtimi dhe shtrirja e sulmeve hedh dyshime në përfshirjen e Houthi.

Incidenti ka ulur furnizimet globale të naftës me 5% dhe çmimet janë rritur.

Daçiq thotë se do t’i organizojë serbët që ta votojnë Trumpin, shkak Kosova

Periskopi.com Lajme

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq ka njoftuar se do t’i organizojë serbët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të votojnë Donald Trumpin në zgjedhjet presidenciale të vendit.

Ai për Telegrafin serb thotë se “po të vepronin me zgjuarsi, kjo do t’i krijonte një pozitë më të mirë në administratën e re në Washington.

Sipas gazetës, kjo do të jetë vetëm një pjesë e një ofansive të fuqishme diplomatike të nisur nga Serbia këtë vjeshtë mbi Kosovën, kryesisht në Amerikë, transmeton Klan Kosova.

“Serbia tani është në një pozitë shumë më të mirë sesa ishte në të kaluarën. Tani, ekziston një vullnet në Washington për të dëgjuar pikëpamjet tona. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që ne do të ndalemi këtu, por do të intensifikojmë përpjekjet tona për të forcuar pozicionet tona, për të rritur numrin e miqve që kemi në Amerikë, në mënyrë që sa më shumë senatorë dhe kongresmenë, njerëz në poste drejtuese, të jenë me ne”, tha kryediplomati serb.

Sipas tij, Amerika po hyn në një vit zgjedhor dhe kjo është një mundësi që duhet ta shfrytëzojnë.

“Konkretisht, si ministër i jashtëm, unë do të aranzhoj mbështetjen për Trumpin në zgjedhjet e ardhshme. Serbët në Amerikë e votojnë Trumpin sidoqoftë. Nëse e bëjmë këtë me zgjuarsi, nëse i kombinojmë ato pak vota, ne do të krijojmë një pozitë më të mirë në administratën e re. Në kohën e duhur, shqiptarët e bënë , bashkuan zërat e diasporës së tyre”.

“Për shembull, Engel, i cili ka qenë lobist i tyre për vite me radhë, ka një bazë të qëndrueshme të zërave të sigurtë shqiptarë dhe nuk duhet befasuar që mbron me zemër interesat e shqiptarëve, pasi ato zëra janë të rëndësishëm për të që të zgjidhet në detyrë”.

“Ne duhet të bëjmë të njëjtën gjë, në zgjedhjet e ardhshme për t’i ndihmuar serbët ta shohin qartë Trumpin, i cili do të jetë një ndihmë e madhe për vendin dhe interesat për të cilat lufton “, theksoi Daçiq, transmeton Klan Kosova.

Sipa kësaj gazete janë rreth 650,000 serbë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./

Kështu dridhet në bikine modelja shqiptare

Periskopi.com Showbiz

Për momentin vazhdon të jetë njëra prej modelëve më “in” shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Është kjo Lorena Haliti e cila në një video të postuar në Instagram është duke u bërë gati për një fotosesion në bikine të zeza.

E gjatë defilimit të saj, Lorena dridh të pasmet derisa kap jelekët duke bërë skena seksi para fotografit.

Ndryshe, Lorena këtë vit duket se është modelja me trendi shqiptare në SHBA duke lënë pas edhe Tika Camajn që vitin e kaluar ishte më e kërkuara.