Tri fjalitë e vetme shqip në objektin e Gjykatës Speciale – asnjë simbol i shtetit të Kosovës

Periskopi.com Lajme

Në objektin e Gjykatës Speciale në Hagë nuk ka asnjë simbol të Shtetit të Kosovës, përveç fjalëve të pakta shqip – raporton Periskopi.

Gazetari i RTV Dukagjinit, që po qëndron Hagë, Ermal Panduri, ka treguar fjalën e pakta në gjuhën shqipe në këtë objekt.

Panduri ka treguar tri fjalitë e vetme në gjuhën shqipe.

“Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës”

“Hyrja për Publikun”

“Ky mjedis mbikëqyret me kamera të sigurisë”

Kjo gjë u cilësua si skandaloze pasi kjo Gjykatë funksionon me ligje të Kosovës dhe është e themeluar nga institucionet e Kosovës – përkatësisht Kuvendi./PERISKOPI