Shiu shuan zjarrin në Shëngjin

Periskopi.com Lajme

Pas të reshurave të shiut, është shuar zjarri që kishte kapluar një pjesë të malit në Shëngjin të Shqipërisë.

Sipas Klan Kosovës të reshurat e shiut kanë filluar rreth orës 22:00.

Të premten në orët e hershme të më mëngjesit një pjesë e maleve të Shëngjinit është kapluar nga zjarri.

Terreni malor vështirësonte izolimin e vatrës së zjarrit. Zjarrfikëset dhe policia gjatë gjithë kohës ishin  në terren.

Ndërsa në ndihmë të tyre kishte shkuar edhe ushtria, por edhe zjarrfikëset nga Tirana, Shkodra dhe Mirdita.