Kaq para u kushtojnë minatorëve të Trepçës, shujtat për dy muaj

Periskopi.com Lajme

Me shujta do të furnizohen punëtorët e Minierës në Stanterg dhe të Flotacionit në Tunelin e Parë.

Kjo është bërë e ditur nga ana e prokurimit, për kontratën e finalizuar nga “Trepça”.

Vlera e parashikuar e kontratës ka qenë  60.000,00 euro, porse e njëjta është kurorëzuar për shumën prej 67.820,50 euro.

Sipas prokurimit, kohëzgjatja e kontratës është bërë vetëm për 2 muaj.

Tenderi në fjalë i është dhënë operatorit ekonomik NNH,, Verona “.

Shujtat falas po ndihmojnë personat në nevojë në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Personave në nevojë, komuna e Prishtinës, tash e disa ditë, po u ofron shujta ushqimi falas.

Kjo po bëhet në kuadër të Kuzhinës Popullore Mobile, të cilën komuna po e organizon çdo ditë të javës, në shkollat fillore të shtatë lagjeve të kryeqytetit, raporton “038” i KTV-së.

Këshilli i Prindërve të Kosovës mirëpret iniciativën humane të komunës për t’i ndihmuar nevojtarët.

Mirëpo, kryetari i këtij këshilli, Ymret Reshiti, thotë se është shqetësuese siguria në ambientet shkollore. Ai kërkon që për këtë kuzhinë të gjendet një ambient tjetër më i përshtatshëm.

Opozita në Kuvendin Komunal vlerëson se shkollat nuk i përmbushin kushtet për të shpërndarë ushqim.

Diellza Begolli, këshilltare e kryetarit Shpend Ahmeti, ka thënë ky projekt është në fazën fillestare dhe se mund të paraqiten vështirësi. Ajo ka shtuar se po mendojnë që ta caktojnë një lokacion tjetër të përhershëm për këtë kuzhinë.

Ushqimi që mbetet nga shpërndarja e shujtave, u jepet me vete qytetarëve që kanë nevojë për ushqim./Koha.net

Komuna e Prishtinës ofron 150 shujta të ngrohta në javë për fëmijët në Handikos

Periskopi.com Lajme

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se fëmijët me nevoja të veçanta, të cilët janë në qëndrim ditor në Handikos, tash e tutje do ta kenë një shujtë të ngrohtë në ditë të përgatitur nga Kuzhina Qendrore e Komunës.

“Komuna do të sigurojë rreth 150 shujta të tilla në javë, kurse Handikos do të kujdeset për transportin e ushqimit nga Kuzhina Qendrore deri në objektin e tyre. Po punojmë së bashku për krijimin e kushteve sa më të mira, për të vegjlit tanë që kërkojnë kujdes të veçantë”, thuhet në njoftim

Shpend Ahmeti shpërndan shujta të ngrohta për personat në nevojë

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, qytetarëve me kushte të rënda sociale, u ka shpërndarë shujta të ngrohta.

Ky projekt ka për qëllim rritjen e solidaritet mes qytetarëve të Prishtinës, barazinë dhe mirëqenien.

Komuna njofton se në ora 18:00, kuzhina Popullore do të jetë në shkollën “Xhemajl Mustafa” në Dardani, ku qytetarëve me kushte të rënda sociale do t’u shërbehet ushqim.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Komunës në Facebook.