Buja: Jam rikthyer në PDK, ata që kanë vija të kuqe për këtë parti, kanë vija të kuqe për 200 mijë qytetarë

Periskopi.com Lajme

Ish-kryetari i komunës së Lipjanit, Shukri Buja, i është rikthyer Partisë Demokratike të Kosovës, shkruan Periskopi.

Shukri Buja ka kofirmuar në TV Dukagjini se është rikthyer në PDK.

“Jam kthyer dhe në Nisma më mirëkuptuan sepse vëllai im, Ramë Buja ishte në PDK dhe nuk mund të vazhdoja kështu. Pastaj, kur kam dëgjuar shumë parti politike duke i vënë vija të kuqe PDK’së ata faktikisht i kanë vënë vija të kuqe 200 mijë qytetarëve të Kosovës duke marrë parasysh që PDK i ka 200 mijë votues”, ka thënë Buja.

Tutje Buja tha se Nuk pretendon që të kandidojë për legjislaturë, por thjesht është angazhuar që t’i ndihmojë kryetarit Veselit dhe PDK’së

Buja ka marrë pjesë sot në një tubim që është mbajtur pikërisht në vendlindjen e tij. Tubimi është mbajtur në fshatin Bujan të Lipjanit.

 

 

 

Detaje nga Haga: Shukri Buja u mor në pyetje nga Specialja për rreth tri orë

Periskopi.com Lajme

Avokati i Shukri Bujës, Taulant Hodaj, ka thënë se Gjykata Speciale është shumë e mbyllur për informacione ndaj publikut dhe informatat për lista të atyre që mund të ftohen për intervistim janë spekulime.

Duke folur nga Haga, Hodaj ka thënë se ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shukri Buja, është marrë në pyetje nga Gjykata Speciale për rreth tri orë.

Ai ka thënë në RTV Dukagjini se gjithçka ka shkuar mirë dhe sjellja e Gjykatës ka qenë shumë korrekte, për çka, sipas tij, Kosova duhet të merr shembull.

I pyetur për emrat tjerë të mundshëm që mund të jenë target i Gjykatës Speciale, Hodaj ka thënë se deri më tani kanë dalë lista spekulative me emra por sipas tij spekulime që mund të kenë një bazë mund të jenë emrat e përmendur në raportin e Dick Marty.

Avokati ka thënë se kanë vendosur të mos tregojnë asgjë në lidhje me intervistën e Shukri Bujës pasi kjo do të jetë një strategji e mbrojtjes.

Avokati i Shukri Bujës: Kjo Gjykatë po e ruan në mënyrë briliante informacionin

Periskopi.com Lajme

Njëri nga avokatët mbrojtës të Shukri Bujës, Taulant Hodaj në bazë të përvojës së tij në Gjykatën Speciale, ka thënë se kjo Gjykatë me rastet e fundit ka arritur që në mënyrë briliante ta ruaj informacionin.

“Në fakt Dhomat e Specializuara të Gjykatës, nuk është gjykatë klasike, por e jashtëzakonshme, edhe pse është Gjykatë e Kosovës, është sistem paralel i Drejtësisë. Më herët ka qenë një tjetër në Lebanon, i cili është pak a shumë strukturë e njëjtë, vetëm se kjo u formu në Kosovë. Në bazë të njohurive që kam edhe më herët kur kam punu në vitin 2011 edhe tu i njohtë këto gjykatat hibrite, në aspektin e rrjedhjes së informatave, në mënyrë briliante kanë arrit me rujt informacionin mos me rrjedh, kjo është një mënyrë briliante. Për dallim nga rastet tjera”, tha Hodaj.

Për të gjithë personat të cilët kanë thënë se kanë parë lista, ose dinë më shumë sesa që është deri më tani publike për atë se çfarë ndodh brenda kësaj Gjykate, ai tha se nuk e beson që e kanë informacionin e duhur.

“Unë nuk besoj që njerëzit që kanë fol, s’po e di për kë e ki fjalën, se besoj që e kanë informacionin e duhur. Vet kjo Gjykatë që ka arrit me mbrojte informacionin ka arrit që me i ba njerëzit me pas spekulime. Kjo ju jep mundësi me manipulu me emra e me lista”.

I pyetur në lidhje me atë se si ka rrjedhur intervista me Bujën, nuk dha asnjë koment, ndërsa tha se strategjia e mbrojtjes në heshtje është duke u ndjekur që nga fillimi.

“Nuk kisha thanë ashtu, në lidhje me atë si ka shku intervista, nuk do të lëshohem ashtu, sepse profesionistëve nuk ju takon, e drejta me u mbrojtë në heshtje i takon secilit. Mendoj se ka nis një avokat me ua propozu këtë strategji dhe të tjerët e kanë vazhdu. Secili mbrojtës, rast pas rasti duhet me studiu rastin edhe si duhet me mbrojtë rastin, edhe duhet me qenë shumë i përgatitun nëse do me arrit një rezultat pozitiv“, tha Hodaj në RTV Dukagjini.

Ndërsa një opinion për ftesat e reja ai tha se mund ta ketë secili vetëm duke e lexuar raportin e Dik Martit.

“Mendoj se me kriju një opinion, aty ki emra të përmendur mundesh në mënyrë ta bazume me spekulu kush ka me u ftu. Ai nuk ka ka fut kot, aty ka diçka”, tha Hodaj. /Periskopi

Shukri Buja kryen intervistimin në Gjykatën Speciale, nesër kthehet në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Ish-Komandanti i UÇK-së për Zonën e Nerodimes, Shukri Buja është intervistuar nga prokurorë të Dhomave të Specilizuara në Hagë.

Buja ka përfunduar intervistimin të martën dhe se nesër pritet të kthehet në Prishtinë kanë thënë burime të Blicit.

Por ky burim nuk ka dhënë detaje më shumë se si ka vendosur që Buja që paraqitet para prokurorëve të Gjykatës Speciale, të mbrohet në heshtje apo është deklaruar para tyre për çka edhe është ftuar.

“Ai sapo ka përfunduar intevristimin. Shukri Buja nesër pritet të kthehet në Kosovë”, ka thënë ky burim.

Ish komandanti i UÇK-së për zonën e Nerodimes në momentin që ka marrë ftesën nga gjykata Speciale ka thënë se ishte i ftuar në cilësinë  e të dyshuarit.

“E kam pas datën e intervistimit në Hagë me të 17-tin, po tash e kam me 22 korrik. Realisht e kam formalizue marrëveshjen me avokatin, dhe me kërkesë timen është shtyrë data e intervistimit”, pat daklaruar Buja.

U ftua nga Specialja, Shukri Buja niset për në Hagë

Periskopi.com Lajme

Ish kryetari i Lipjanit, Shukri Buja është nisur për në Hagë pasi që është ftuar nga Gjyka Speciale në cilësin e të dyshuarit për krime lufte.

Këtë e konfirmoi vajza e tij, përmes rrjetit social Facebook duke shkruar një tekstë prekës, për babain e saj.

Shukri Buja ka qenë njëri prej udhëheqësve kryesor për Nerdoime.

Ja postimi i plotë:

Babi !

Sot për qudi po ndjehem e pafuqi dhe kam frigë me e besue që sot ende pa dalë

I pari Diell mirë ,ti u drejtove nga një rrugë tjetër ! Rrugë nga e cila ende krahërorin e ke të freskët nga plagët e Lirisë !

S’pari përshnoshem me veten , sa herë ta dëftoj emrin më duket se po më përqafon me të njëjtin përqafim sikur ditën kur u nise me I falë ksaj Toke shumë e mbrapa derës e le Mamin, Valonin , Mua dhe Festimin e vogël !

Nuk gjeta kund forcë me të përqafu si deshta , ashtu siq përqafohen Trimat kur kthehen nga Toka e Lirë ,sepse asnjë toke të Lirë nuk I mungojnë Heronjët !

E ti Babi je Heroi Im , je gjaku Im , je Ushtari I Lirisë me të cilën Liri ,sot po merr me vete edhe akuza bashkë në Udhtimin tand drejt asaj qka ne quajmë “Gjykatë “ .

Në gjdo hap që ti bën drejt asaj foltores dije Babi që hapat e tu rrënjët I kanë në gjakun që pandërpe të rridhte e Ti heroik i’a thoje këngës : Kosovë e Adem Jasharit hejjj ta puthsha ballin !

Liria , Gjaku , Trimëria ,nuk humben kurrë , nëse e ka harrue dikush !

Bab po thojnë që sot asht Dita e udhëtimit tand ,e di e di që vetullën e ki que nalt e po t’doket se je I pafuqi përball ksaj katrahure që po kalojmë, po do ta kalojmë edhe këtë herë do t’ja themi bashkë kanges kur të kthehesh !

Bab po bindem që Bota s’asht qysh m’ke thanë Ti ! Ka shumë padrejtësi , idhnim , gjak , armë, luftë, sëmundje ! S’asht ashtu siq e thoje ti me zogj , me diell, me gëzim e me kang !

Veç ama mirë e ke pas kur thu që në jetë gjanat bëhen për me u rritë Dinjineti e jo mendja ! Bab qysh kishna me qenë unë mos t’kishe qenë ti kshtu siç je ?

Je Heroi e Dhimbja ime e madhe , je Hapi im I parë, je Krenaria , e Dinjiteti !

Je nderi , besa e fjala besa je edhe Ai Burri shqipëtarë që nuk I ka frikë të pa drejtës , je Ai vetull’vrami që zdin me u dorëzue !

Të presim faqebardhë ashtu siq ke qenë , shtyllë e parë e themelimit të Rrugës së Lirisë !

Tri shkronjave të arta UÇK nuk I Humbet kurr fortësia , janë gdhend n’qelik e kurr hiç nuk thehen !

Kushëdo që ka harruar sa gjakun e ka pijë kjo tokë Arbërore le ti kthehet edhe një herë të kaluarës , se ju para se të betoheshit në flamur , u betuat në vete e jeni te vetmit ju që e dëshmoni luftën e pastër të kësaj toke !

Babi t’mirë e paq rrugën e Të Drejtës , t’lehtë Dertin , e t’gjatë ymrin !

Mos i gjetsha kurrë kësaj Dite emër , sikur qe e zgjatun me dekada , zemren tande t’madhe sa krejt Kosova , nuk e ngushton padrejtësia !

Të Presim ne , të pret Epiku nipi yt , të pret duar’hapun , e bashkë me e vizatu Flamurin e Lirisë !

Shtyhet intervistimi i Shukri Bujës nga Specialja

Periskopi.com Lajme

Ish-Komandanti i UÇK’së për Zonën e Nerodimes, Shukri Buja, ka konfirmuar  se nuk do të shkojë të mërkurën e ardhshme në Hagë për të dhënë dëshminë e tij në Gjykatën Speciale. Ka thënë se intervistimi është shtyrë për javën e parafundit të korrikut.

“E kam pas datën e intervistimit në Hagë me të 17’tin, po tash e kam me 22 korrik. Realisht e kam formalize marrëveshjen me avokatin, dhe me kërkesë timen është shtyrë data e intervistimit”, ka thënë Buja për Express, të shtunën.

Shukri Buja është i ftuari i fundit nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte.

“Po, jam i ftuar nga Gjykata Speciale. Jam i ftuar në cilësinë e të dyshuarit. Ftesën e kam marrë pardje për paraqitje në Hagë më 17 korrik”, kishte thënë Buja, për Express.

Shukri Buja ka qenë njëri prej udhëheqësve kryesor për Nerodime.

Gjykata Speciale ishte krijuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës pas publikimit të Raportit të Dick Martyt, i cili pretendonte se ushtarët e UÇK’së kanë kryer krime.

Deri tash ftesa nga Gjykata Speciale kanë pranuar edhe ish-komandantët e tjerë Rrustem Mustafa (Zona Operative e Llapit), Sokol Dobruna (Gjykata ushtarake e UÇK-së), Sami Lushtaku (Zona Operative e Drenicës) e Nazif Mehmeti (një nga komandantët në Zonën Operative të Llapit) etj.

 

 

Shukri Buja rrëfen momentin kur iku nga autoritetet maqedonase të cilat donin ta depërtonin në Serbi

Periskopi.com Lajme

Ish-deputeti i PDK-së dhe ish-kryetari i Lipjanit, Shukri Buja, ka treguar se si ka arritur t’i shmanget një arrestimi nga autoritetet e Maqedonisë disa vite më parë.

Buja, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë 157 eprorë dhe ushtarë të UÇK-së janë në një listë që quhet “listë nën hije” dhe të gjithë personat në atë listë mund të arrestohen në momente kur e aktivizon Serbia.

Ish-Komandanti i Zonës Operative të Nerodimes thotë se Maqedonia dhe Serbia kanë një marrëveshje për ekstradim të shpejt dhe mua fare lehtë mund të më depërtonin në Serbi dhe të nesërmen mund të kërkonin falje se ka qenë një gabim.

“Jam nisur për të shkuar në aeroport të Shkupit për të udhëtuar në Stamboll. Në kufi të Maqedonisë më kanë ndalur dhe kanë filluar të më verifikojnë pasaportën. Policës shqiptarë më kanë thënë se je në listën e Interpolit i ndjekur nga Serbia. Kam komunikuar me një zyrtarë shtetërorë të Maqedonisë që ishte shqiptar për të ditur si të veprojë”.“…Funksionari shqiptarë më ka thënë: Më mirë se unë e di se çfarë mund të ndodh këtu. Ti e dinë se çka duhet të bësh. Kjo fjalia “ti e dinë se çka duhet të bësh” më ka lënë me nënkuptua se unë duhet të largohem sepse asnjë shqiptarë nuk ka mundësi që të ndikojë që unë të lirohem”, tha ai.

Buja thotë se nga ai moment ai ka lënë pasaportën te autoritetet derisa kishte kuptuar se edhe njësia speciale e forcave maqedonase ishte nisur nga Shkupi për të arrestuar atë.

“Jam nisë në drejtim të Kosovës në zonën “tampon”. Policia maqedonase nuk ka pasur guximin të më përcjell sepse i është frikuar Policisë së Kosovës në kufi. Unë kam vazhduar ecjen në këmbë deri kam dalë në zonën e Kosovës. Me të arritur në Kaçanik kam lajmëruar ministrin e Jashtëm, Enver Hoxhaj për të kërkuar sqarime pse ka ndodhur rasti”.

Ish-kryetari i Lipjanit thotë se të nesërmen e këtij incidenti, vetëm se ishte zyrtarizuar kërkesa nga Interpoli.

Ndonëse u ftua si i dyshuar, Buja thotë se Specialja e thirri për të marrë informatat për eprorët e UÇK’së

Periskopi.com Lajme

Ish-deputeti i PDK-së dhe ish-kryetari i Lipjanit, Shukri Buja do të udhëtojë në Hagë me 17 korrik si i ftuar nga Gjykata Speciale.

Buja, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se bashkë me PDK-në e Lipjanit qysh në atë kohë kishe dërguar shkresa në Kuvend që kjo Gjykatë të mos themelohej sepse ishte e njëanshme.

“Unë do t’i përgjigjem ftesës dhe do të udhëtoj në Hagë, por varësisht nga konsultimet me avokatin, do të vendosi nëse do të përgjigjem apo mbrohem në heshtje pasi gjykata e parasheh edhe mundësinë e mbrojtjes në heshtje”, tha ai.

Ish-komandanti i Zonës Operative të Nerodimes dyshon se ftesa ndaj tij ka të bëj me informacionet që u nevojiten hetuesve për të kompletuar ndonjë akuzë për ndonjë eprorë të UÇK-së se sa ndonjë hetim ndaj tij.

“Ne kemi kaluar një proces në Hagë. Në zonën time nuk ka pasur diçka të veçantë për të cilën janë pyetur tjerët edhe nga EULEX-i. Edhe pse në ftesë mua më shkruan se dyshohem për një krim”.

Ish-deputeti i PDK-së thotë se Serbia është duke shpenzuar miliona për të gjetur diçka që të akuzojë komandantët e UÇK-së.

“Haga është në fazën e mbledhjes së deklaratave, dokumenteve…As vetë prokurorët nuk e dinë për momentin kush do të jetë i akuzuar. Unë nuk besoj se mund të akuzohem sepse e njoh veten”, tha ndër të tjera Shukri Buja.

Shukri Buja flet pas ftesës nga Gjykata Speciale: Ndoshta do të mbrohem në heshtje

Periskopi.com Lajme

Ish – komandanti i UÇK’së në Zonën e Nerodimes, Shukri Buja ka folur për ftesën që i është bërë nga Gjykata Speciale, shkruan Periskopi.

Ai tha se po e shqyrton si mundësi që të mbrohet në heshtje.

“Realisht do të varet nga jo se çka përcakton avokati ndoshta do të mbrohem në heshtje, por nëse jo atëherë varet nga pyetjet”, tha Buja.

Buja ka treguar se çka kanë biseduar në zyren e Gjykatës Speciale në Prishtinë duke thënë se hetuesin e njeh që para 20 viteve.

“Në Kosovës, është hetues që unë e njoh që 20 vite, bile më tha se nuk paskam ndryshuar, janë procedurat e njejta siç ka qenë më heret, paguhen shpenzimet nuk ka ndonjë ndryshim. Ende skam mujtë mu përcaktu se më kënd do të shoqërohem për shkak të vizave”, u shpreh ai.

Tutje, Buja ka folur për aktivitetin e tij në politik dhe tha se nuk është aktiv  tash e 1 vit, ai është në këshillin drejtues të Nisma’s, por pa ndonjë aktivitet tjetër.

Pas pranimit të ftesë Buja kishte thënë se ‘kjo gjykatë është politike, e njëanshme dhe e dëmshme për Kosovën’.

“Ju njoftoj se kam marrë ftese nga dhomat e specializuara, prokuroria e specializuar për t’u paraqitur në Hagë, me 17.010.2019. Pavarësisht qëndrimit tim se kjo gjykatë është politike, e njëanshme dhe e dëmshme për Kosovën, do t’i përgjigjem kësaj ftese”, ka thënë Buja

Kujtojmë, se deri tash shumë komandantë të tjerë, pjestarë të UÇK-së  kanë marr ftesa  dhe janë intervistuar nga Gjykata Speciale./Periskopi/

 

Aktivizohet sërish Specialja, ish-komandantit të UÇk’së i çon ftesën si i dyshuar

Periskopi.com Lajme

Shukri Buja është i ftuari i fundit nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte. Këtë e ka konfirmuar vetë ai.

“Po, jam i ftuar nga Gjykata Speciale. Jam i ftuar në cilësinë e të dyshuarit. Ftesën e kam marrë pardje për paraqitje në Hagë më 17 korrik”, ka thënë Buja për Express.

Shukri Buja ka qenë njëri prej udhëheqësve kryesor për Nerodime.

Gjykata Speciale ishte krijuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës pas publikimit të Raportit të Dick Martyt, i cili pretendonte se ushtarët e UÇK’së kanë kryer krime.

Deri tash ftesa nga Gjykata Speciale kanë pranuar edhe ish-komandantët e tjerë Rrustem Mustafa (Zona Operative e Llapit), Sokol Dobruna (Gjykata ushtarake e UÇK-së), Sami Lushtaku (Zona Operative e Drenicës) e Nazif Mehmeti (një nga komandantët në Zonën Operative të Llapit) etj.

Pyet Buja: Pse pjesë e aktakuzës për ‘veteranët e rremë” s’janë Thaçi, Lushtaku e Rama

Periskopi.com Lajme

Pas përfundimit të seancës i akuzuari, Shukri Buja këtë proces e ka quajtur politik.

“Ky është një teatër. Është një orkestrim i mirë. Është proces politik. Ky proces po shihet se do të zgjasë. Unë do të ftojë 1200 dëshmitarë”, ka thënë ai.

Buja ka thënë se aktakuza është selektive. Ka pyetur pse pjesë e aktakuzës nuk është komandanti i FSK-se, Rrahman Rama, pse nuk është Sami Lushtaku e ish-kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi.

“Atë kohë në koalicion ka qenë LDK e PDK-ja. Dhe dihet që marrëveshja për veteranët ka qenë me i futë në lista edhe FARK”, ka thënë ai.

Ka dështuar të mbahet shqyrtimi fillestar ndaj 12 të akuzuarve në rastin e njohur si “Veteranët e rrejshëm”.

Kryetarja e trupit gjykues, Nushe Kuka-Mekaj, ka thënë se nuk plotësohen kushtet ligjore që kjo seancë të mbahet dhe se seanca do të shtyhet për një datë tjetër.

 

 

Pasuria e Shukri Bujës, i dënuar me 3 vjet burg për korrupsion

Periskopi.com Lajme

Ish-kryetari i Lipjanit, Shukri Buja, në vitin 2017, sa ishte deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së, kishte deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit pasuri të majme.

Vetëm pasuri të paluajtshme, Buja ka deklaruar mbi gjysmë milioni euro, saktësisht 620 mijë euro.

Këtu përfshihet një motel që kap vlerën e 180 mijë eurove dhe një banesë në vlerë 110 mijë euro.

Ndër të tjerash, të hyrat vjetore të Bujës vijnë nga paga, lokalet të lëshuara me qira, toka të lëshura me qira dhe biznese të cilat disa i posedon krejtësisht vetë, e në disa është aksionar.

Paratë që ish-kryetari i Lipjanit kishte deklaruar në AKK se i mban në bankë, përfshinin shumën e 3 mijë eurove.

Buja ka gjithashtu një traktor dhe 2 vetura, të cilat ka deklaruar se vlejnë bashkë 38 mijë euro.




Ish-kryetari i Lipjanit, Shukri Buja u dënua sot nga Gjykata me tri vjet burgim. Ai ishte i akuzuar për keqpërdorim të detyrëz zyrtare, përderisa ky rast ishte gjithashtu i shënjestruar për liberalizimin e vizave, shkruan Insajderi.

Shukri Bujës iu shqiptua dënimi prej tri vitesh burg për shkak se kishte keqpërdorur detyrën zyrtare derisa ka udhëhequr me komunën e Lipjanit.

Shukri Buja: Pas dënimit tim, shpresoj të liberalizohen vizat

Periskopi.com Lajme

Ish kryetari i komunës së Lipjanit, Shukri Buja, dënimin e tij të sotëm nga Gjykata Themelore në Prishtinë e ka lidhur me faktin se procesi ndaj tij ka qenë një ndër rastet që Bashkimi Europian i ka ‘shënjestruar’ si kusht për liberalizim të vizave.

“Pas dënimit tim shpresoj të liberalizohen vizat”, ishin fjalët e para të Bujës pas shpalljes së aktgjykimit me të cilin ai u dënua me tre vjet burg për keqpërdorim të detyrës zyrtare në kohën kur e drejtontë komunën e Lipjanit.

Ai tha gjithashtu se rasti ndaj tij ishte “i orkestruar politikisht” por nuk pranoi të flasë më detajisht se kush mund ta ketë orkestruar atë.

“Por jam skeptik sepse orekstruesit e ndjekes tonë nuk po ndiqen”, tha Buja për Kallxo.com pas dënimit.

“Janë njerëzit e politikës që nuk e duan konkurrencën politike”, tha ai kur u pyet kush janë ata që ai i quan orkestrues të ndjekjes ndaj tij.

“Nuk e akuzoj askënd me emër”, shtoi Buja.

Ai është shpallur fajtor të hënën nga Gjykata Themelore në Prishtinë në akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe është dënuar me 3 vjet burg.

I akuzuari i dytë në këtë rast, Nebih Zeqiri, është dënuar me 2 vjet e gjysmë burg ndërsa edhe i akuzuari i tretë Halit Gashi është gjetur fajtor.

I akuzuari tjetër, Fahri Ratkoceri është liruar nga akuza ndërsa Fahri Vishesella është dënuar me 5 muaj burg, Edmond Rexhepi me 6 muaj (që mund të shndvrrohet në gjobë prej 3,500 euro), Bajram Rizani me 6 muaj (që mund të shndërrohet në gjobë prej 500 euro), ndërsa Driton Avdiu, Magbule Sadiku e Burim Kodra janë liruar nga akuza.

Por disa të akuzuar kanë përfituar nga parashkrimi i katër pikave të para të aktakuzës sepse ato janë parashkruar meqë veprat pretendohet se janë kryer në vitin 2008 ndërsa aktvendimi për fillim të hetimeve ishte marrë në vitin 2015.

Buja akuzohej nga Prokuroria për keqpërdorim të pozitës zyrtare në lidhje me një memorandum mirëkuptimi të nënshkruar nga komuna e Lipjanit me kompaninë “NEË Co Feronikel Complex LL. C.”.

Bashkë me Bujën të akuzuar në këtë rast janë edhe Nebih Zeqiri, Halit Gashi, Fahri Retkoceri, Hasim Vishesella, Edmond Rexhepi, Driton Avdiu, Burim Kodra, Bajram Rizani dhe Magbule Sadiku.

Tre nga këta të akuzuar në kohën për të cilën ngarkohen ishin zyrtarë në Komunën e Lipjanit.

Komuna e Lipjanit në kohën kur drejtohej nga Shukri Buja, më 21 mars 2008 kishte nënshkruar memorandum me “NEË Co Feronikel Complex LL. C.” për dhënien me qira kësaj kompanie një ndërtesë të laboratorit në Lipjan.

Sipas aktakuzës, në memorandum ishte përcaktuar që “NEË Co Feronikel Complex LL. C.” të paguajë nga një euro në muaj qira për objektin e laboratorit, ndërsa kompanisë ky laborator i ishte dhënë për 10 vjet.

Me këtë Prokuroria pretendonte se i është shkaktuar dëm Komunës së Lipjanit.

Më 28 prill Buja u deklarua i pafajshëm për akuzat me të cilat ngarkohet.

 

Shukri Buja i relaksuar pas dënimit me 3 vjet burg (Foto)

Periskopi.com Lajme

Ish kryetari i komunës së Lipjanit, Shukri Buja, është shpallur fajtor të hënën nga Gjykata Themelore në Prishtinë në akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe është dënuar me 3 vjet burg.

I akuzuari i dytë në këtë rast, Nebih Zariqi, është dënuar me 2 vjet e gjysmë burg ndërsa edhe i akuzuari i tretë Halit Gashi është gjetur fajtor dhe dënuar me 6 muaj burg.

I akuzuari tjetër, Fahri Ratkoceri është liruar nga akuza ndërsa Fahri Vishesella është dënuar me 5 muaj burg, Edmond Rexhepi me 6 muaj (që mund të shndvrrohet në gjobë prej 3,500 euro), Bajram Rizani me 6 muaj (që mund të shndërrohet në gjobë prej 500 euro), ndërsa Driton Avdiu, Magbule Sadiku e Burim Kodra janë liruar nga akuza.

Por disa të akuzuar kanë përfituar nga parashkrimi i katër pikave të para të aktakuzës sepse ato janë parashkruar meqë veprat pretendohet se janë kryer në vitin 2008 ndërsa aktvendimi për fillim të hetimeve ishte marrë në vitin 2015.

Pas shpalljes së aktgjykimit, Buja dukej i relaksuar ndërsa ka uruar ata që janë shpallur të pafajshëm nga ky grup.

Ky rast është në mesin e rasteve të shënjestruara për liberalizim të vizave.

Buja akuzohej nga Prokuroria për keqpërdorim të pozitës zyrtare në lidhje me një memorandum mirëkuptimi të nënshkruar nga komuna e Lipjanit me kompaninë “NEW Co Feronikel Complex LL. C.”.

Bashkë me Bujën të akuzuar në këtë rast janë edhe Nebih Zeqiri, Halit Gashi, Fahri Retkoceri, Hasim Vishesella, Edmond Rexhepi, Driton Avdiu, Burim Kodra, Bajram Rizani dhe Magbule Sadiku.

Tre nga këta të akuzuar në kohën për të cilën ngarkohen ishin zyrtarë në Komunën e Lipjanit.

Komuna e Lipjanit në kohën kur drejtohej nga Shukri Buja, më 21 mars 2008 kishte nënshkruar memorandum me “NEW Co Feronikel Complex LL. C.” për dhënien me qira kësaj kompanie një ndërtesë të laboratorit në Lipjan.

Sipas aktakuzës, në memorandum ishte përcaktuar që “NEW Co Feronikel Complex LL. C.” të paguajë nga një euro në muaj qira për objektin e laboratorit, ndërsa kompanisë ky laborator i ishte dhënë për 10 vjet.

Me këtë Prokuroria pretendonte se i është shkaktuar dëm Komunës së Lipjanit.

Më 28 prill Buja u deklarua i pafajshëm për akuzat me të cilat ngarkohet.

Ky proces është gjykuar nga trupi gjykues në përbërje Beqir Kalludra, Shadije Gerguri dhe Violeta Namani, ndërsa prokurori ka qenë Agron Bajrami.

Vjen reagimi i Shukri Bujës pas dënimit me tri vjet burg

Periskopi.com Lajme

Shukri Buja pas shpalljes së aktgjykimit ka thënë se ky rast është i orkestruar nga njerëz të politikës duke mos përmendur emra se nga kush konkretisht.

Ai ka thënë se ndoshta pas këtij vendimi qytetarët e Kosovës mund ta marrin liberalizimin e vizave, megjithëse është shprehur skeptik.

Gjykata ka shpallur fajtor Shukri Bujën, Nehbi Zeqirin e Halit Gashin për keqpërdorim të autoritet zyrtar.

Siç raporton KTV-ja, dënimi me burgim për Shukri Bujën është 3 vjet.

Nehbi Zeqiri u dënua me 2 vjet e gjashtë muaj.

Ndërsa Halit Gashi mori dënim me kohëzgjatje prej 6 muajsh e që mund t’i shndërrohet në gjobë prej 3500 euro.

Buja u akuzua nga prokuroria për keqpërdorim të pozitës zyrtare në lidhje me një memorandum mirëkuptimi të nënshkruar nga Komuna e Lipjanit me kompaninë “NEw Co Feronikel Complex LL. C.”, transmeton Koha.net.

Bashkë me Bujën të akuzuar të këtij procesi janë edhe Nebih Zeqiri e Halit Gashi.

Komuna e Lipjanit në kohën kur drejtohej nga Shukri Buja më 21 mars 2008 kishte nënshkruar memorandum me “NEW Co Feronikel Complex LL. C.” për dhënien me qira kësaj kompanie një ndërtesë të laboratorit në Lipjan.

Sipas aktakuzës, në memorandum ishte përcaktuar që “NEW Co Feronikel Complex LL. C.” të paguajë nga një euro në muaj qira për objektin e laboratorit, ndërsa kompanisë ky laborator i ishte dhënë për 10 vjet.

Me këtë prokuroria pretendon se i është shkaktuar dëm Komunës së Lipjanit.

Ekzekutimi i dënimit ndaj ish-kryetarit të Lipjanit, Shukri Buja, bëhet pasi vendimi bëhet i plotfuqishëm.

Gjykata dënon Shukri Bujën me 3 vjet burg

Periskopi.com Lajme

Ish kryetari i komunës së Lipjanit, Shukri Buja, është shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë në akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe është dënuar me 3 vjet burg.

Ky rast është në mesin e rasteve të shënjestruara për liberalizim të vizave.

Buja akuzohej nga Prokuroria për keqpërdorim të pozitës zyrtare në lidhje me një memorandum mirëkuptimi të nënshkruar nga komuna e Lipjanit me kompaninë “NEW Co Feronikel Complex LL. C.”.

Bashkë me Bujën të akuzuar në këtë rast janë edhe Nebih Zeqiri, Halit Gashi, Fahri Retkoceri, Hasim Vishesella, Edmond Rexhepi, Driton Avdiu, Burim Kodra, Bajram Rizani dhe Magbule Sadiku.

Tre nga këta të akuzuar në kohën për të cilën ngarkohen ishin zyrtarë në Komunën e Lipjanit.

Komuna e Lipjanit në kohën kur drejtohej nga Shukri Buja, më 21 mars 2008 kishte nënshkruar memorandum me “NEW Co Feronikel Complex LL. C.” për dhënien me qira kësaj kompanie një ndërtesë të laboratorit në Lipjan.

Sipas aktakuzës, në memorandum ishte përcaktuar që “NEW Co Feronikel Complex LL. C.” të paguajë nga një euro në muaj qira për objektin e laboratorit, ndërsa kompanisë ky laborator i ishte dhënë për 10 vjet.

Me këtë Prokuroria pretendonte se i është shkaktuar dëm Komunës së Lipjanit.

Më 28 prill Buja u deklarua i pafajshëm për akuzat me të cilat ngarkohet./kallxo/

 

Nesër shpallet aktgjykimi në rastin e Shukri Bujës

Periskopi.com Lajme

Gjykata e Prishtinës nesër pritet që të shpallë aktgjykimin lidhur me akuzat ndaj ish-kryetarit të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, i cili po akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Ky rast është në mesin e rasteve të shënjestruara për liberalizim të vizave.

Buja po akuzohet nga Prokuroria për keqpërdorim të pozitës zyrtare në lidhje me një memorandum mirëkuptimi të nënshkruar nga komuna e Lipjanit me kompaninë “NEW Co Feronikel Complex LL. C.”.

Bashkë me Bujën të akuzuar në këtë rast janë edhe Nebih Zeqiri, Halit Gashi, Fahri Retkoceri, Hasim Vishesella, Edmond Rexhepi, Driton Avdiu, Burim Kodra, Bajram Rizani dhe Magbule Sadiku.

Tre nga këta të akuzuar në kohën për të cilën ngarkohen ishin zyrtarë në Komunën e Lipjanit.

Komuna e Lipjanit në kohën kur drejtohej nga Shukri Buja, më 21 mars 2008 kishte nënshkruar memorandum me “NEW Co Feronikel Complex LL. C.” për dhënien me qira kësaj kompanie një ndërtesë të laboratorit në Lipjan.

Sipas aktakuzës, në memorandum ishte përcaktuar që “NEW Co Feronikel Complex LL. C.” të paguajë nga një euro në muaj qira për objektin e laboratorit, ndërsa kompanisë ky laborator i ishte dhënë për 10 vjet.

Me këtë Prokuroria pretendon se i është shkaktuar dëm Komunës së Lipjanit.

Më 28 prill Buja u deklarua i pafajshëm për akuzat me të cilat ngarkohet.

Buja: Drejtuesit e institucioneve po bëjnë pazare me listat e veteranëve

Periskopi.com Lajme

Ish-kryetari i komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka akuzuar drejtuesit e institucioneve që po lejojnë të përdhoset emri i UÇK-së, duke bërë pazare me listat e veteranëve.

Ai këto komente i bëri në akademinë solemne të Epopesë së Jezercit, ku nuk ishte i ftuar të marrë fjalën, megjithatë insistojë të flas, duke kërkuar falje organizatorit për këtë ndërhyrje të paplanifikuar.

“Këta që po i kujtojmë sot nuk do të ishin dëshmorë të UÇK-së po të mos kishte UÇK, UÇK nuk do të kishte sikur të mos kishte struktura, strukturat nuk do të funksionin sikur mos të kishte hierarki. Prandaj, respektoni hierarkinë”, shtoi Buja.

Ai ka akuzuar drejtuesit e institucioneve që po lejojnë të përdhoset emri i UÇK-së, duke bërë pazare me listat e veteranëve.

Buja kritikoi po ashtu edhe ata liderë e zyrtarë institucionesh që tentojnë ta paraqesin UÇK-në si një lëvizje që synonte pavarësinë e Kosovës, pasi UÇK ka luftuar për çlirimin e tokave të Shqipërisë.

“Ne duhet t’i themi gjërat ashtu siç janë”, vazhdoi Buja./

 

Buja paralajmëron padi ndaj Prokurorisë për listat e veteranëve

Periskopi.com Lajme

Shukri Buja, anëtar i Komisionit për Verifikimin e Veteranëve, i cili po akuzohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës për rastin e listave të fryra të veteranëve, ka thënë se do të ngre padi ndaj Prokurorisë, pasi sipas tij me publikim e gjithë atyre emrave është shkelur ligji dhe të drejtat e njeriut.

Në një intervistë për Frontal në T7, Buja ka thënë se të gjithë ata ushtarë të cilëve u janë publikuar emrat në ato lista, kanë të drejtë që të kërkojnë dëmshpërblim nga shteti.

“Secili ushtarë që është në atë listë i janë shkelë edhe të drejtat. Ushtarët duhet të kërkojnë që të kompensohen, me 100 mijë euro”, ka thënë Buja.

Sipas tij publikimi i listave është një shkelje e rëndë.

“Unë nuk do të hyjë se i kujt është interesi. Publikimi i emrave ka bërë dëm më të madh se listat e fryra”, është shprehur ai.

Buja ka thënë se nuk kishte pranuar të fliste kur ishte intervistuar nga ish-prokurori Elez Blakaj, pasi sipas Bujës ai nuk ishte një prokuror profesional

“Unë e kam paralajmëruar Elez Blakajn kur më ka marrë në pyetje. Unë nuk kam pranuar të flas me të. Unë nuk jam përgjigjur para një prokurori jo profesional, sepse ai nuk e di as se si ishte formuar ushtria”, ka shtuar Buja.

Ai thotë që përgjegjësia për çështjen e listave të fryra duhet të kërkohet edhe tek Hashim Thaçi, Isa Mustafa e Kadri Veseli.

“Duhet që Thaçi të deklarohet a ka pas ndonjë marrëveshje politike apo jo. Thaçi më ka emëruar mua si anëtar të komisionit për zonën e Nerodimes. Duhet të flas edhe Kadri Veseli e Isa Mustafa”, ka shtuar tutje ai.

Buja ka thënë se do të ngrejë padi ndaj prokurorisë, pasi sipas tij publikimi i emrave nga aktakuza e Prokurorisë përbën shkelje.

“Prokuroria me rastin e publikimit të këtyre emrave të aktakuzës ka shkelë ligjin. Prandaj do të paditet nga unë personalisht, për shkeljen e ligjit të prokurorisë së shtetit. Për shkeljen e të drejtave të mia, sepse prokuroria nuk ka të drejtë të publikimit të emrave”, ka thënë Buja.

Shukri Buja sërish thotë se s’ka marrë njoftim nga gjykata për aktakuzë ndaj tij

Periskopi.com Lajme

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Shukri Buja është habitur me raportimin e medieve rreth ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale rreth rastit të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në mesin e personave që i është ngritur aktakuza është edhe Buja.  Mirëpo, ky i fundit thotë se s’ka marrë kurrfarë informacioni nga organet e drejtësisë.

“…nuk ka aktakuza hiq veç po raportohet sikurse herën e kaluar nuk ka aktakuzë. Unë nuk kam kurrëfarë konfirmimi edhe Prokuroria po ndërmarrë hapa politik  kështu që këto janë krejt aktakuza politike, në qoftë se organet kompetente dëshirojnë të ngritën aktakuzë atëherë këtë duhet t’a bëjnë prej liderëve kryesorë të vendit”, ka thënë ai për “Indeksonline”.

Ndryshe, të akuzuar tjerë janë: Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demalijaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Faik Fazliu, Xhavit Jashari dhe S.E dhe F.SH.

Prokuroria në aktakuzë është  propozuar që gjykata të lëshoj masën për ndalimin e pagesës së pensioneve të fituara në mënyrë të kundërligjshme si veteran luftëtarë të UÇK-së, deri në përfundimin e procedurës penale.