Zeka thotë se Shyqyri Haxha e ngatërroi Blerta Deliun me një deputete tjetër

Periskopi.com Lajme

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka reaguar pas deklarimeve të ish-drejtorit të PTK-së, Shyqyri Haxha.

Dje në mbledhje të komisionit, Haxha akuzoi deputeten e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra se ajo iu ka lutur që të punësojë familjarë të saj.

 

Zeka përmes një statusi në Facebook, ka thënë se Haxha nën betim ka dëshmuar rrejshëm.

 

Ai po ashtu ka kërkuar që ish-drejtori i PTK-së t’i kërkojë falje deputetes për këtë deklaratë.

Menaxhimi i PTK-së, thotë Zeka, është bërë nga zyrat, në fillim nga LDK e PDK, e tani nga AAK-Nisma.

Shkrimi i tij i plotë:

Shyqeri Haxha e ka sulmu pa te drejte Blerta Deliun
Ka deshmu rrejshem nen betim

Ish drejtori ekzekutiv i PTK- Vala, Shyqeri Haxha, erdhi dje nga Londra per te deshmuar per qindra krime te kryera brenda kesaj ndermerreje publike, ne radhe te pare nga Bordi, pastaj menaxhmeti, e sidomos nga presioni politik.

Shyqeri Haxha, i ardhur nga Londra ne ate kohe, kishte nenshkruar nje kontrate teper te demshme ne mes Vales dhe Z-mobile. Thjeshte, nje kontrate e cila ishte gatuar nga te tjeret.

Pasi u zgjodhe drejtor nga Presidenti Thaçi dhe Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ky e nenshkroi ate kontrate ( dhe jo vetem), e cila ja dha teposhezen Vales.

Gjate deshmise se tije nen betim, Shyqa ndihej teper i norvozuar kur fliste per presionin politik, kuptohet vetem nga Thaçi dhe Veseli, por ai dje trrgoi edhe nje presion tjeter qe vinte nga Ambasada Amerikane ne ate kohe.

Ne krejte kete norvoze, duke dashur t i godiste padronet e tije, Thaçin e Veselin, ai, pa asnje te drejte, pas asnje deshmi, madje nen betim, goditi deputeten e Drenices, zonjen Blerta Deliu, duke e akuzuar ate se gjoja e ka lutur te “punesoje familjar te saje”!

Une e garantoje zotrin Shyqeri Haxha se ka qene nje deputete e PDK-se krejte tjeter, e jo Blerta. Per kete kam fakte dhe deshmi, te cilat munde te ja jap Prokurorise se shtetit.

Kerkoje nga Shyqeri Haxha qe publikish t’ i kerkoje falje deputetes Deliu, publikisht te tregoje se me kende e ka ngaterru Blerten, dhe publikisht te tregoje per kercenimet dhe presionet politike, nga askush tjeter, perpos nga kreret e PDK-se.

Po te ishte ashtu siç deklaronte Haxha, se gjoja i kane besuar se expert, une ne ate kohe do isha perzgjedhur min drejtor i pergjitheshem i RTK-se. Keta nuk e kane lodhe trurin per expert, as njereze te dishem, po vetem te degjueshem dhe hajna. Deshi apo nuk dedhi Shyqeri Haxha, menaxhimi i PTK se ne ate kohe, po edhe sot, behet nga zyrat e partive. Atehere ishte PDK-LDK, sot jane AAK-Nisma.

Prandaj po shkone ne humnere ky vend!!!
Kerkoje nga

Haxha intervistohet në komisionin hetimor parlamentar për gjendjen në PTK

Periskopi.com Lajme

Komisioni hetimor parlamentar sot e ka të ftuar ish kryeshefin ekzekutiv të Telekomit të Kosovës, Shyqyri Haxha.

Ai do të intervistohet nga ky komision për gjendjen në të cilën ndodhet kjo kompani, transmeton Klan Kosova.

Mbledhja e komisionit është planifikuar që të nisë nga ora 10:00.