Dy persona të lënduar nga aksidenti në fshatin Sibovc të Podujevës

Periskopi.com Lajme

Nga aksidenti i sotëm në fshatin Sibovc të Podujevës kanë mbetur të lënduar dy persona.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy persona janë të lënduar të cilët janë dërguar në tretman mjekësor.

“Rreth orës 17:00 ne rrugën Prishtine-Podujeve, saktësisht ne fshatin Sibovc ka ndodhur nje aksident trafiku mes një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasoje e aksidentit janë lënduar motoçiklisti dhe ngasësi i automjetit. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësia e trafikut”, ka thënë zëdhësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.