Zëdhënësi i KFOR-it: Siguria në Kosovë është përmirësuar dukshëm

Periskopi.com Lajme

Pio Sabbeta, zëdhënës i KFOR-it ka thënë se siguria në Kosovë është përmirësuar dukshëm gjatë 15 viteve të fundit.

Sabetta, i cili mori detyrën e zëdhënësit të KFOR-it në gusht, tashmë ishte zëdhënës i trupave të NATO-s në Kosovë në vitin 2005 dhe gjithashtu punoi në SFOR midis 1996 dhe 1998.

Duke krahasuar situatën atëherë dhe tani, Sabbeta për European Western Balkans thotë se ka pasur një përmirësim të sigurisë në Kosovë.

“Ka përparime të konsiderueshme në aspektin e sigurisë, që reflektoi edhe në strukturën e  ndryshme të KFOR-it. Në 2005 kemi pasur pothuajse 50,000 trupa të KFOR-it ndërsa në ditët e sotme ne mund të përfundojmë me sukses misionin tonë me 3.500 trupa nga 28 kombe të ndryshme “, thotë Sabbeta.

Ai shton se prania e KFOR-it bazohet në situatën aktuale të sigurisë dhe se Këshilli i Atlantikut të Veriut do të vendosë për ndryshime të mëtejshme në KFOR dhe misionin e saj.

“KFOR mbetet një forcë e besueshme, e aftë për të kryer misionin e saj dhe e përkushtuar fuqimisht për të mbështetur të gjitha komunitetet në Kosovë në mënyrë të paanshme, duke siguruar siguri për të gjithë njerëzit e saj, duke lehtësuar pajtimin midis etnive”, shtoi zëdhënësi i KFOR-it.

 

Çka po ndodh kështu? Pas grabitjeve të mbrëmshme tash vidhen dy vetura

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës njofton se mbrëmë pasmesnate, në rrugën ‘Luan Haradinaj’ në Mitrovicë, një person ka njoftuar se nga të dyshuar të panjohur i është vjedhur vetura e parkuar me targa vendore.

Ndërkohë, polica thotë se është duke e hetuar rastin.

Edhe në fshatin Dubravë të Suharekës, një person ka njoftuar Policinë se nga oborri i tij i kanë vjedhur veturën me targa gjermane. Edhe ky rast po hetohet nga Policia.

Punëtorët në Kosovë vazhdojnë të jenë të pambrojtur

Periskopi.com Lajme

Rastet e aksidenteve në vendin e punës janë shtuar, ndërsa sektori i ndërtimtarisë vazhdon të mbetet sektori me rrezikshmërinë më të lartë për punë.

E për të ofruar më shumë siguri dhe shëndet në punë e rrugë u pa që të punohet me shumë për zbatimin e kontratës kolektive, si dhe të  shtohet  numri  inspektorëve.

Kështu u tha në tryezën e organizuar në kuadrin e platformës ‘Kosova që duam’ në fushën “punë dhe jetë të dinjitetshme”, KLGI dhe Fondacioni FriedrichEbertStiftung (FES) me temën “Mekanizmat Institucional për mbrojtjen e punëtoreve”.

Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Çerkin Dukolli u shpreh se Kosova ka krijuar bazë të mirë legjislative sa i takon ofrimit të një pune më të sigurt dhe të shëndoshë.

Krahas angazhimit të institucioneve përgjegjëse ai tha se është evidente se nuk po zbatohet kontrata kolektive, dhe për këtë çështje janë duke bërë edhe shtesa tjera ligjore.

Dukolli theksoi  se në vitet e fundit janë shtuar aksidentet e punëtorëve në  vendet e punës , dhe  numri i inspektorëve duhet të rritet.

“Kemi licencuar gjashtë persona juridik dhe 60 persona fizik për siguri dhe shëndet në punë,  të cilët ushtrojnë detyrat që lidhen me sigurinë dhe shëndetin në punë tek punëdhënësit, por këtë vit ministria, realisht inspektorati i punës ka realizuar tre fushata inspektive kryesisht në sektorin e ndërtimtarisë.. Momentalisht sektori që paraqet rrezikshmërinë më të lartë në vend është ndërtimtaria që pasohet nga energjetika, shërbimet tregtia e sektor të tjerë. Numri i inspektorëve në këto vitet e fundit nuk ka qenë i duhuri apo i plotësuar, por ne po shpresojmë që gjatë vitit 2018 realisht ky numër do të rritet dhe do kemi një numër shtesë me inspektor të rinj”, tha Dukolli.

Sipas zëvendësministrit të MPMS-së ky institucion është duke punuar edhe në reformimin e legjislacionit pensional.

Kurse, kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Avni Ajdini se këtë vit është shtuar numri i të lënduarve në punë dhe për këtë duhet të bëhet më shumë nga institucionet përgjegjëse.

Sipas tij Ligji i Punës dhe Kontrata Kolektive nuk po zbatohet, ndonëse inspektorët e thonë të kundërtën.

“Unë e di se këto raste ndodhin çdo kund në botë, por jo sikur tek ne që për një kaish me humb punëtori jetën, jo për shembull punëtori për dy dërrasa me humb jetën, këto nuk falen për atë arsye po them se është një temë voluminoze, por ne duhet me çdo kusht të punojmë që ta zbusim, që ta ulim këtë dukuri negative…Ligj i punës duhet të zbatohet a po zbatohet inspektorët thonë po, unë them jo pse unë them jo, inspektorët një nuk po e dinë se kontratat kur po i kërkojnë edhe shumë kontrata po është me të vërtet e përcaktuar sipas ligjit, por punëtorët a po i pyesin sa orë po punojnë, në kontratë punëtorëve iu shkuan 8 orë, punëtori punon 12 orë”, ka shtuar Ajdini.

Besnik Muçaj nga Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale ka konsideruar se është momenti i fundit që të fuqizohen mekanizmat institucional për të rregulluar dhe  mbrojtur punëtorët.

Sipas tij shteti i Kosovës nuk i ka vënë në dispozicion të gjithë mekanizmat që të respektohet kontratës së punës dhe sigurinë në punë.

“Ne kemi afër 30 lloje të inspektorateve dhe mungesa e komunikimit ose të një standardi të inspektorateve përpos që dëmton punën, e fragmenton punën e kontrollit dhe mendojmë që e pengon biznesin. Një strukturim një dakordim i përbashkët, një listë e detyrave por edhe një komunikim i strukturuar në mes dyja niveleve, por edhe mes të gjitha llojeve të inspektorateve mendoj se i kishte shërbyer një procesi më dinamik të kontrollit të përhershëm. Do jetë e pamundur që vetëm inspektorët e punës të përfundojnë gjithë punën që lidhet me vendosjen e rregullit, kontratave apo edhe siguri në punë për punëtor”, ka thënë ai.

Ndryshe, ‘Kosova që duam’ është platformë e përbashkët e shoqërive civile dhe ka për qëllim që të nxis të gjitha palët e interesit të punojnë bashkërisht për të siguruar që çdo qytetar i Kosovës gëzon të drejta të njeriut, siguri sociale, zhvillim ekonomik, kushte të mira për jetës dhe vende pune në një mjedis të shëndoshë