Një i vdekur dhe tre të plagosur nga sulmi në një sinagogë në SHBA

Periskopi.com Lajme

Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar, nga sulmi në një sinagogë në qytetin San Diego të shteti të Kalifornisë në SHBA, raporton Fox News.

Një person është arrestuar dhe është marrë në pyetje për mundësinë e lidhjes me sulmin me armë, thotë një zyrtar policorë i Departamentit të Policisë së San Diegos.

Policët kishin arritur në vendin e ngjarjes në ora 11:30 të orës lokale, pasi që pranuan thirrje aktive mbi një sulm me armë nga një person, në sinagogën e qytetit.

“Policia i gjeti disa viktima me lëndime të ndryshme” shtoi ai.

Një turmë e madhe e njerëzve ishin mbledhur afër tempullit pasi që dëgjuan të shtënat, dhe nuk ishte menjëherë e qartë se sa persona ishin gjuajtur me armë.

“Siç edhe mund ta mendoni, ishte një situatë ekstremisht kaotike me njerëz që vraponin nëpër rrugë, dhe fshiheshin ku të mundnin.” tha një dëshmitarë.

Të lënduarit u dërguan në spitalin Palomar Medical Centre, thuhet në raportin e policisë. Dhe në raport gjithashtu shkruhet, se nuk ishte e qartë sa persona ishin gjuajtur me armë.

Sherifi i policisë, Steve Vaus, i tha CNN-it se nuk kishte asnjë të vdekur nga gjuajtja me armë, dhe po hetohej thjeshtë si një krim i urrejtjes, e që më pas doli e kundërta, kur edhe tashmë dihet se një person ka ndërruar jetë deri më tani.

Ndërsa Departamenti i Policisë në Los Angelos, i ka shtuar masat e sigurisë për sinagogat të cilat gjenden në qytet, me frikën se personi i njëjtë, mund të kryej ndonjë sulm tjetër.

Policia e ka ndaluar një person për ta marrë në pyetje mbi mundësinë e lidhjes së tij me sulmuesin apo nëse ai është vetë sulmuesi, por nuk ka dhënë ndonjë njoftim, nëse ai është i dyshuari apo jo.

Departamenti i Policisë i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të San Diegos, të mos dalin në rrugë pa pasur nevoja emergjente.

 

Sulm ndaj Sinagogës në SHBA, ka të lënduar

Periskopi.com Lajme

Policia në Kaliforni ka njoftuar se një person ka gjuajtur me armë në Sinagogën e qytetit San Diego, të shtunën pasdite, raporton Fox 5.

Sulmi besohet të ketë ndodhur në orën 11:30 të kohës lokale, nga një person i armatosur.

Policia ka kërkuar që qytetarët të mos dalin në rrugë, për shkak se policia është duke kryer hetimet. Në një njoftim të policisë thuhet se një person është arrestuar, por ende nuk është vërtetuar se ai është sulmuesi, andaj për çdo rast sigurie, të qëndrohet në shtëpi.

Raportohet se të lënduar, por ende nuk është dhënë ndonjë detaj se cilat janë dëmet reale, ose a ka ndonjë të vdekur.

Trump viziton sinagogën ku u vranë 11 persona, shpërthejnë protestat

Periskopi.com Lajme

Presidenti amerikan Donald Trump vizitoi këtë të martë sinagogën në Pittsburgh, aty ku 11 persona u qëlluan për vdekje gjatë fundjavës në vazhdën e një sulmi me tipare antisemitike, ndërkohë që më shumë se 1.000 protestues ishin mbledhur aty pranë për ta bërë të qartë se shefi i Shtëpisë së Bardhë nuk ishte i mirëpritur.

Duke mbajtur slogane që lexonin “Presidenti urren, larg shtetit tonë!” dhe “Trump, hiq dorë nga nacionalizmi i bardhë tani”, protestuesit ishin mbledhur pranë sinagogës “Pema e jetës”, ku ndodhi masakra e së shtunës.

Trump, i shoqëruar nga bashkëshortja Melania, sikurse edhe nga e bija Ivanka dhe bashkëshorti i kësaj të fundit, Jared Kushner, me këtë të fundit që është hebre, ishte aty për të ndezur nga një qiri për secilën prej 11 viktimave, të vrarë gjatë shërbesës së quajtur “Shabbat”.

Vizita kontroverse e tij vjen pasi vajtuesit u mblodhën në sinagogat aty pranë dhe iu bashkuan procesioneve në rrugë, në funeralet e parë për disa prej viktimave të sulmit më vdekjeprurës antisemitik në historinë moderne të Shteteve të Bashkuara, shkruan Top Channel.

Shërbesa për vëllezërit Cecil dhe David Rosenthal, që të dy rreth të 50-ave, ishte e para në nder të atyre që u vranë, në atë që ishte një krim nga urrejtja. Shërbesat për doktorin 66-vjeçar, Jerry Rabinowitz, dhe 71-vjeçarin Daniel Stein vijuan më tej në Pittsburg, ku dhjetëra banorë protestuan kundër vizitës së Trumpit.

I dyshuari Robert Bowers përballet me mbi 20 akuza të lidhura me gjakderdhjen te “Pema e jetës”. 46-vjeçari raportohet t’u ketë thënë policëve, pasi u kap, se “thjesht donte të vriste hebrenjtë”, teksa pretendonte përmes medieve sociale se hebrenjtë po ndihmonin të lëviznin karvanet me refugjatë nga Amerika Qendrore drejt Shteteve të Bashkuara, e duke i quajtur emigrantët “pushtues”.