Haradinaj kërkon nga sipërmarrësit e diasporës që të investojnë në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim kryetarin e unionit të bizneseve të diasporës në Gjermani, Nazmi Viqa, dhe Vllaznim Kelmendin, drejtor për financa dhe marketing – raporton Periskopi.

Në një publikim në Facebook, Haradinaj njoftoi se me ta bisedoi për mundësitë që afaristët kosovarë ta investojnë kapitalin e tyre edhe në Kosovë.

Ai thotë se sipërmarrësit e diasporës do të kenë Qeverinë partner të përhershëm në këtë drejtim.

“Prita në takim kryetarin e unionit të bizneseve të diasporës në Gjermani, Nazmi Viqa, dhe Vllaznim Kelmendin, drejtor për financa dhe marketing, me të cilët biseduam për mundësitë që afaristët kosovarë ta investojnë kapitalin e tyre edhe në Kosovë. Falënderues për sipërmarrësit e diaspores që po punojnë bashkë për një zhvillim dinamik të Kosovës dhe në këtë drejtim Qeverinë do ta kenë partner të përhershëm”, shkruan Haradinaj./PERISKOPI