Dy shpërthime të fuqishme në Bagdad të Irakut (Video)

Periskopi.com Lajme

Dy shpërthime të fuqishme kanë ndodhur para pak minutave në Bagdad të Irakut, ku menjëherë janë lëshuar sirenat që paralajmërojnë për rrezik, raporton Reuters duke u thirrur në dëshmitarë okularë.

Arsyet e shpërthimeve ende janë të panjohura, por besohet se bëhet fjalë për dy raketa, ndërkaq sot në orët e para të mëngjesit dhjetëra raketa balistike janë hedhur mbi dy baza ushtarake në Irak, në të cilat gjendeshin ushtarët amerikanë.

Për këto sulme përgjegjësinë e ka marrë Garda Revolucionare e Iranit, duke bërë të ditur se sulmet ishin hakmarrje për vrasjen e komandantit të njësisë elitare iraniane Quds, Qassem Soleimani.

Një video amatore e publikuar më poshtë dëgjohen sirenat pas shpërthimeve të fuqishme.

 

 

 

Agnesa Vuthaj një sirenë e vërtetë (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Agnesa Vuthaj ka vazhduar me fotot e saj ndryshe në rrjetet sociale

Pasi u paraqit pa të brendshme në një foto-sesion tjetër para dy dite, ajo ka vazhduar edhe sot, por pak më ndryshe.

Ajo ka pasur të veshur një fustan të kaltër por i kombinuar edhe me ngjyra të tjera.

“Mos harroni të me kujtoni”, ka shkruar poshtë këtyre fotove Agnesa.

Kujtojmë se Agnesa shumë rrallë është e tillë në rrjetet sociale, por si duket ka vendosur të paraqitet më ndryshe në këto rrjete, marrë për bazë postimet me të kaluara.