Erdogan i del kundër Amerikës, blen sistem raketor ushtarak nga Rusia

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan, konfirmoi se vendi i tij do të blejë një sistem të mbrojtjes raketore nga Rusia.

Pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura nga Shtetet e Bashkuara, Erdogan tha të premten se furnizimet me sistemin S-400 do të nisin në korrik.

Të mërkurën, nënpresidenti i SHBA-së, Mike Pence, tha se Turqia rrezikon anëtarësinë në NATO nëse blen sistemin rus, të cilin Uashingtoni e sheh si kërcënim për avionët amerikanë.

Erdogan tha se Turqia ka shqyrtuar edhe blerjen e sistemit raketor amerikan Patriot, porse oferta e SHBA-së “nuk ka qenë e favorshme si ajo e Rusisë”.

Ankaraja po krijon lidhje më të ngushta me Rusinë, pas përkeqësimit të marrëdhënieve të saj me SHBA-në dhe Evropën.

Turqia ka ushtrinë e dytë më të madhe në NATO.

Marrëdhëniet midis NATO-s dhe Rusisë janë përkeqësuar pas aneksimit të Gadishullit ukrainas të Krimesë nga Moska, në vitin 2014.

Erdogan nuk tërhiqet as pas kundërshtimeve të NATO-s, thotë se do ta blejë sistemin “S-400” nga Rusia

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, ka thënë se vendi i tij nuk do të tërhiqet nga marrëveshja për blerje të sistemit raketor “S-400” nga Rusia, vetëm një ditë pasi Shtetet e Bashkuara kërkuan nga Ankaraja që ta shqyrtojnë ofertën e tyre për blerjen e sistemit “Raythen Co Patriot”.

Turqia ka përsëritur vazhdimisht se është e përkushtuar për blerjen e sistemit “S-400” nga Rusia, pavarësisht paralajmërimit të NATO-s se ky sistem nuk mund të integrohet në sistemin e aleancës për mbrojtje ajrore.

Zyrtarët amerikanë e kishin caktuar një afat joformal për Ankaranë që të përgjigjet për ofertën për blerje të sistemit “Raytheon Co Patriot”, i cili kushton 3.5 miliardë dollarë. Ata kanë thënë se veprimi i Turqisë mund të ndikojë në ndërprerjen e shitjes së aeroplanëve ushtarakë amerikanë për këtë shtet dhe vendosjen e mundshme të sanksioneve.

Megjithatë, pas kthimit nga vizita në Rusi, ku u mbajt një samit për Sirinë, Erdogan tha para gazetarëve se Turqia nuk do të tërhiqet nga blerja e sistemit rus. “Ne kemi bërë marrëveshje me Rusinë dhe kthimi prapa nuk vjen parasysh. Kjo punë është e kryer”, tha ai, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

​NATO i bën thirrje Rusisë të japë detaje për sistemin raketor

Periskopi.com Lajme

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i ka kërkuar Rusisë të japë detaje mbi sistemin e ri të raketave, me të cilin sistem, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë, pretendojnë se është shkelur Marrëveshja për raketat bërthamore me rreze të mesme veprimi.

“Na vjen keq që Rusia nuk i kushtoi vëmendje thirrjeve tona për transparencë në sistemin e raketave”, tha Stoltenberg në takimin e ambasadorëve të NATO-s dhe Rusisë.