​Merkel kërkon sistem paralajmërimi nëse rastet me koronavirus fillojnë të rriten përsëri

Periskopi.com Lajme

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha sot se është i nevojshëm një sistem paralajmërimi në rast se numri i rasteve me koronavirus rritet përsëri.

Merkel, pas takimit me kryeministrat e landeve gjermane, tha se ishte në interes të qytetarëve që të kishte një strategji për të gjithë Gjermaninë.

“Qëllimi është të ngadalësojmë përhapjen e virusit, dhe javët e fundit ne kemi arritur shumë. Ne duhet të punojmë më tej për të zvogëluar numrin e infeksioneve,” tha Merkel.

Kosova nuk ka sistem të mbrojtjes nga breshëri

Periskopi.com Lajme

Para luftës Kosova ishte e pajisur me sistemin reaktor që mbronte të mbjellat nga reshjet e breshrit.

Të hënën mbrëma, një pjesë e rajonit të Prizrenit u përfshi nga vërshimet.

E për këtë, me kohë kishin lajmëruar Instituti i Hidrometeorologjisë së Kosovës.

Mirëpo, pos paralajmërimit, asgjë nuk mund të bëhet për t’a parandaluar preshërin.

Sistemi raketor për mbrojtje nga reshjet e mëdha që ka funksionuar para lufte, tash nuk ekziston.

Ndërkaq, mënyra më e mirë për mbrojtje është informimi i shpejtë për ndonjë vërshim të mundshëm.

Kosova edhe në të kaluarën ka qenë e prekur nga vërshimet.

Që nga 2002, kur është themeluar Instituti Hidrometeorologjik, ekzistojnë edhe të dhëna faktitke që viti 2006 ishte viti kur i gjithë rrafshi i Kosovës u përfshi nga vërshimet.

Në këtë kohë, nga vërshimet ishte rrezikuar edhe Korporata Energjetike e Kosovës, raporton T7.

Hidrologu njofton se Kosova si rajon më së shumti është e rrezikuar nga vërshimet e shpejta, që ndodhin si pasojë e reshjeve të mëdha.