Sistemi mbrojtës raketor i Rumanisë monitoron sulmet e Iranit

Periskopi.com Lajme

Sistemi i mbrojtjes raketore i NATO-s në Rumani i dha Aleancës informacion të vlefshëm në lidhje me sulmet raketore iraniane në bazat amerikane në Irak, tha sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg sot gjatë një konference të përbashkët shtypi me kryeministrin rumun Ludovik Orban.

“Kur bëhet fjalë për mbrojtjen e raketave balistike në Rumani, në Devesulu, ne jemi, natyrisht, të kujdesshëm. Ne jemi duke monitoruar nga afër situatën, “tha Stoltenberg.

“Mbrojtja nga raketat dhe radari na japin informacion të vlefshëm dhe ne vazhdojmë të monitorojmë nga afër situatën,” shtoi ai.

Irani zbulon një sistem tjetër mbrojtës anti-ajror

Periskopi.com Lajme

Irani zbuloi sot një sistem tjetër mbrojtës anti-ajor, sipas autoriteteve, për zbulimin e dronëve dhe raketave me një rreze veprimi prej 400 kilometrash, njoftoi agjencia e lajmeve “Isna”.

Ky njoftim u bë në kuadër të tensioneve në Lindjen e Mesme, ku SHBA-ja ka rritur presionin kundër Iranit, që e akuzon për destabilizim të rajonit.

Uashingtoni u tërhoq nga marrëveshja për limitimin e programit bërthamor iranian në maj 2018 dhe ka rivendosur që prej asaj kohe sanksione të rënda kundër Teheranit.

Tensioni është rritur ende mes dy vendeve pas sabotimeve dhe sulmeve të anijeve në Gjirin Persik dhe shkatërrimit të një droni amerikan nga Teherani.

“Sistemi “Falagh” është versioni lokal i ripunuar i radarit të mbikëqyrjes “Gamma”, theksoi agjencia e lajmeve Isna, përcjell Atsh.

“Ky radar është i aftë të identifikojë dhe të gjejë të gjitha llojet e raketave, avionëve, sistemeve dhe raketave balistike, me një rreze veprimi prej 400 kilometrash”, deklaroi shefi i forcave të mbrojtjes së ushtrisë ajrore, Alireza Sabahi-Fard.

 

Huawei lanson sistemin e tyre operativ Harmony OS

Periskopi.com Tech & Auto

Emri HarmonyOS u tregtua nga Huawei në korrik, dhe duket se është këtu për të qëndruar si sistemi i ri operativ i kompanisë. 

Në Kinë, HarmonyOS do të quhet Hongmeng dhe kështu shuan të gjitha thashethemet dhe spekulimet e tjera.

Sistemi është ndërtuar me shkathtësi në mendje, pasi mund të përdoret në telefonat, orët apo edhe folësit inteligjentë.

Për të inkurajuar adoptimin, HarmonyOS do të shpërndahet si një platformë me burim të hapur në të gjithë botën.

Sipas raporteve, Huawei po planifikon të prezantojë HarmonyOS së pari në produktet me ekrane inteligjente më vonë këtë vit.

Ndërsa do të instalohet në veshje në tre vitet e ardhshme, Huawei nuk përmendi se cilat produkte bien në kategorinë e produkteve të ekranit inteligjent.

CEO Richard Yu tha se HarmonyOS është “krejtësisht i ndryshëm nga Android dhe iOS për shkak të aftësisë së tij për t’u përshkallëzuar në lloje të ndryshme të pajisjeve. Ju mund të zhvilloni aplikacionet tuaja një herë, pastaj t’i vendosni ato me fleksibilitet në një gamë të pajisjeve të ndryshme,” shtoi ai.

Ndërsa Huawei ka thënë vazhdimisht se dëshiron të vazhdojë përdorimin e Android, pajisja e parë që do të nisë me HarmonyOS mund të jetë seria Mate 30, në rast se ndalimi është akoma në fuqi.

 

 

Ambasadori britanik: Kosovës i duhet një sistem kredibil i drejtësisë me figura të pastra

Periskopi.com Lajme

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Connell, ka thënë se Kosova duhet të ndërrmarrë reforma të thella për të krijuar një sistem të drejtësisë kredibil dhe me figura të pastra.

“Ne dhe Kosova kemi interesin e përbashkët që këtu të ketë një sistem të drejtësisë efikas dhe të pastër. Kosova të jetë partner i plotë i yni në luftimin e krimit të organizuar.Pas përfundimit të misionit të EULEX-it, Kosova e ka një rast të mirë që të dëshmoj se është e gatshme të marrë përgjegjësi në luftimin e krimeve të rënda dhe korruposionit”, ka thënë amabasadori britanik në RTK, gjatë një debatit mbi nevojën që Kosova të zhvillojë një proces të “vetting”-ut në sistemin e drejtësisë.

Ai ka theksuar se është evidente që Kosova ka nevojë për pastrim të sistemit të drejtësisë. Ka marrë shembull pozitën e tij si ambasador i Britanisë së Madhe për të cilën zhvillohet procedura verifikimi.

“Unë si shërbyes civil duhet të kaloj veting në shërbimin tim çdo 5 vite. Nëse flasim për Kosovë do të ishte shmë e rëndësishme që të krijohet një sistem që vazhdimisht siguron integritetin e sistemit. Tek ne përveç zyrtarëve kontrollohen edhe familjarët e tyre. Kam dëgjuar sa herë në Kosovë që politikanët nuk janë të pasur, por vëllëzërit e tyre kanë pasuri. Për mua për shembull kontrollohen edhe qikat e dajës”, ka thënë O’Connell.

Ai ka folur edhe për problemin e nepotizmit në Kosovë për të cilin ka thënë se Britania e Madhe po anagazhohet ta eliminoj.

“Problemi i nepotizmit është një problem gjithandej në Kosovë dhe këtë duhet pranuar që është problem dhe duhet të trajtohet. Përmes memorandumit me institucionet e Kosovës po bëjëmë përpjekje që në disa pozita të larta të eliminojmë ndikimet e mundshme. Por ka pas disa procedura ku rekomandimet e komopanisë që është paguar nga Britania e Madhe janë injoruar në tërësi vetëm për të pranuar në pozita udhëhqëse njerëz me të njofshëm”, ka thënë amabsadori britanik.

 

Ranglista e re botërore e fuqisë së pasaportave, cilat shtete nuk kanë nevojë për viza

Periskopi.com Lajme

Pasaporta e Australisë ka bërë një hap progresiv në vitin 2018 duke u renditur si gjashtë pasaportat më të mira në botë, në një nivel me Greqinë.

Ndërsa ranglista udhëhiqet nga Japonia, Singapori dhe Gjermania në të cilët llogariten si tre pasaportat më të forta në botë, që iu lejohet qasja pa viza në 183 vende botërore.

Indeksi i Passley Henley profilizoi çdo vend për vlerën e tij e udhëtimit në gjithë globin.

Sistemi i rankimit bazohet në numrin e vendeve që mund të hyjnë në vendet e tjera pa viza, raportoi “DailyMail”, transmeton Periskopi.

Shtetet si Suedia, Finlanda, Italia, Spanja, Danimarka, Franca dhe Koreja Jugore mund të hyjnë në 187 shtetet pa pasur nevojë për viza.

Ndërkohë, shtetet si Koreja Veriore, Angola, Mali, Turqia dhe Turkmenistani nevojitet vizë për të hyrë në këto shtete.

Njejtë qëndron edhe për shtetet si Uganda, Shtetet e Bashkuara, Vanuatu, Afghanistani, Azarbajxhani, Congo, Maldive, Singapori dhe Siria./Periskopi/

The Henley Passport Index profiled each country for its value in travelling the globe with ease, revealing Australia as one point ahead of its neighbour, New Zealand (stock photo)

While the Land Down Under has nothing on Japan, Singapore and Germany, which make up the top three, its passport allows entry to 183 destinations without a visa (stock photo)

The ranking system bases itself on the number of destinations people with each passport has access to without having to apply for a visa

Australia has moved up one position in 2018 to become the sixth best passport to own in the world, along with Greece (stock photo)