Hakan Arslan i Sivassporit përjashtohet me të kuq pasi gjyqtarit i ritransmetohet incidenti në telefon

Periskopi.com Sporti

Humbja 3-0 e Sivassporit nga Besiktasi në Super Ligën Turke mbrëmë dhuroi një prej përjashtimeve më të çuditshme të vitit 2020.

Në minutën e 45-të të ndeshjes, Hakan Arslan i Sivassporit u përjashtua nga gjyqtari pasi u ndëshkua dy herë me të verdhë brenda një minuti, transmeton Periskopi.

Mesfushori 32-vjeçar fillimisht e pësoi për një arsye tejet unike.

Pas një vendimi kontravers gjatë ndeshjes, Arslan u mundua t’ia tregonte gjyqtarit ritransmetimin e incidentit – dhe atë që ai besoi se ishte gabim nga gjyqtari – në telefon.

Çmenduri, çmenduri absolute. Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/