Sizmologu ka një apel për të gjithë qytetarët, shpjegon ngritjen e tokës me 10 cm në Durrës

Periskopi.com Lajme

Sizmologu Llambro Duni edhe njëherë bën thirrje që njerëzit të ruajnë qetësinë, pas lëkundjes së pasdites së kësaj të mërkurë. 

Në emisionin Opinion, ai tha se tërmeti ishte me magnitudë 5.3 dhe sipas tij që nga goditja e fortë janë regjistruar 650 lëkundje, nga të cilët vetëm 8 janë me intensitet mbi 4.5.

“Tërmeti i sotëm ishte një tërmet i fortë, është pak i postuar më në veri, është në det. Frika është e dukshme, është logjika e kësaj ngjarje. Tërmetet e kësaj natyre janë gjithmonë të frikshëm”, tha sizmologu.

I pyetur mbi ato që deklarojnë ekspertët e huaj, nga pamjet satelitore, se Toka në Hamallaj ëshët ngritur me 10 cm pas tërmetit të së martës, sizmologu Llambro Duni tha: “Kjo varet nga tipi i lëvizjes së pllakave tektonike. Është një shtyrje “mbihipje” dhe ka krijuar këtë ngritje të Tokës. Deri sa të shuhen lëkundjet do të kërkojë muaj. Nuk është thënë që Toka të rikthehet në nivelin e saj”

Këshilla e tij për qytetarët ishte: “Duhet qetësi, këto lëkundje do të vazhdojnë.

Paralajmëron sizmologu grek: Kujdes tërmetet e tjera, dëmet e një më të vogli mund të jenë shkatërrues

Periskopi.com Lajme

Sizmiologun grek, Akis Tselentis, thotë se duhet pasur kujdes dhe se situata e tanishme nuk ishte një surprizë për të.

Në një intervistë të realizuar nga TCH, ai ka paralajmëruar se edhe më i vogli tërmet do të ishte fatal tash për tash në Shqipëri.

TCH- Si një prej sizmologëve më me eksperiencë në Greqi si e gjykoni veprimtarinë sizmike të djeshme në Shqipëri?

Akis Tselentis –Nuk më krijoi përshtypje pasi në këtë zonë është përqendruar një sasi e madhe energjie prandaj dikur do të jepte një tërmet të fuqishëm. Për fat të mirë ndodhi në zonën detare dhe jo pranë Tiranes dhe kështu shpëtuam. Gjithsesi Shqipëria ka një dinamizëm të fuqishëm sizmik dhe duhet patjetër të marrë disa masa për të zvogëluar rreziqet në këto raste. Ka teknika të tilla .Siç e dini unë jam edhe në Institutin Gjeodinamik dhe në Observatorin Kombëtar dhe do të doja në një moment të shkoja në Tirane dhe të mbaja një leksion. Të flas për mundësinë e zvogëlimit të rrezikut në rastet e tërmeteve të fuqishme.

TCH -Ju si e vlerësoni situatën ,do të ketë edhe tërmete të tjera?

Akis Tselentis -Jo nuk do të kemi. Besoj se ishte tërmeti kryesor. Por do të kemi lëkundje të tjera.

TCH- Mund të influencojë ky termet për të “zgjuar” tërmete të tjera në rajon?

Akis Tselentis -E konsideroj të vështirë këtë fakt. Por do të ketë vazhdimisht lëkundje për disa kohë. Dhe mundet që një prej këtyre lëkundjeve të jetë edhe me efekte shkatërruese, pasi nëse një shtëpi ose banesë është dëmtuar paksa edhe me një lëkundje me të lehtë mund të shëmbet. Do kujdes të veçantë në orët e ardhshme.