Shpend Ahmeti flet për përplasjen në mes Dardan Molliqajt e Haki Abazit

Periskopi.com Lajme

Shpend Ahmeti, kryetari i PSD-së në Pressing ka folur rreth përplasjes së Dardan Molliqajt e Haki Abazit qëe kishte ndodhur pas përfundimit të emisionit Pressing.

Ahmeti tha se nuk kishte ditur asgjë, dhe se për herë të parë e kishte parë në portale.

Sipas tij Molliqaj ka folur me Ahmetin, ku siç kishte thënë ai vetëm një shtyrje ka ndodhur, përcjell Periskopi.

Ahmeti po ashtu ka folur edhe rreth Haki Abazit, ku thotë se ai kishte lobuar kundër tij gjatë fushatës lokale.

“Edhe atë ditë edhe sot njejtë nuk mendoj që është mirë, veç e pashë në lajme, fola me Dardanin tha veç ni shtymje e vogël, po mendoj debati nuk ka qenë një lloj debati që mue um pëlqen. Nuk e kom kuptu asnjëherë  Abazin se pse në fushatë lokale ka lobu shumë kundër meje, nuk e di pse”, tha Ahmeti në intervistë/Periskopi

“Çelësi i Prishtinës” i dorëzohet grupit ‘Gjurmët’ në shenjë mirënjohje

Periskopi.com Showbiz

 “Çelësi i Prishtinës” i është dorëzuar grupit ‘Gjurmët’ dhe e gjithë kjo në shenjë mirënjohjeje. 

Sot, në 20 vjetorin e çlirimit të vendit, grupi “Gjurmët” do të mbajnë koncert në sallën “1 Tetori”.

Koncerti do të mbahet sonte duke filluar nga ora 20:30 dhe si shenjë mirënjohje kryetari Shpend Ahmeti ka ndarë “Çelësin e Qytetit” për anëtarët e grupit ”Gjurmët”.

Kjo u bë e ditur nga vetë Ahmeti pas një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Gjurmët rikthehen me koncert në Prishtinë për 20 vjetorin e Ditës së Çlirimit. Sot bashkë me anëtarët e grupit “Gjurmët” prezentuam detajet e koncertit që do të mbahet sonte në sallën “1 tetori”, me fillim nga ora 20:30 me moton “20 vjet në 20 këngë”. Bashkë me Gjurmët në skenë do të ngjiten këngëtarë të njohur nga Kosova e Shqipëria si: Boiken Lako, Elina Duni, Genc Salihu, Violeta Zefi, Dren Abazi e ZigZag Orkestra, Alban Nimani, Shpat Deda, Dukagjin Lipa, Xuxi, Tomor Kuçi, Marsela Cibukaj, Edona Vatoci, Nezafete Shala, Ardian Behrami Cipa dhe grupi Polifonik për një mbrëmje “kur kanga dhe dashnia u kthyen në qyetet”! “Nëse ka një bend i qytetit që përfaqëson Prishtinën në Kosovë dhe mbarë kombin shqiptar, pa dyshim që janë “Gjurmët”. Prandaj gëzohem se kjo po ndodhë në kohën kur unë jam Kryetar, edhe që po e prezentoj “Çelësin e Prishtinës” edhe që po organizohet koncerti i rikthimit të “Gjurmëve” në skenën e Prishtinës.” Të gjitha të hollat e mbledhura nga shitja e biletave të koncertit, i dedikohen shkollës së muzikës “Prenk Jakova”, ishin fjalët e Shpend Ahmetit.