Reçica: Paga minimale nuk ka ndikim tek skemat pensionale

Periskopi.com Lajme

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka deklaruar se paga minimale nuk ka ndikim te skemat pensionale në rast se zbatohet plotësim ndryshimi i ligjit për kategoritë e dala nga lufta.

Reçica ka thënë për KosovaPress se në dhjetor të vitit 2017, Këshilli Ekonomik Social ka nxjerr një rekomandim për Qeverinë e Kosovës që paga minimale nga 130-170 sa është e shkallëzuar në 250.

Sipas tij, para se të merrej ky vendim në këshill por edhe tash para disa dite janë konsultuar me ekspert ligjor për të interpretuar çështjen e ndikimin të ndryshimit të pagës minimale tek skemat pensionale.

“Ajo që është thënë atëherë dhe tash para disa dite thuhet qartë se paga minimale nuk ka ndikim te skemat pensionale që menaxhohet nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në rast se zbatohet ligji përkatësisht plotësim ndryshimi i ligjit për kategoritë e dala nga lufta ku flitet atje një nen për kategorizimin dhe përderisa nuk zbatohet ky nen, përkatësisht ky ligj në tërësi, nëse lëvizet paga minimale, natyrisht që do të ketë efekt te një pjesë.

Unë besoj fuqishëm që ne jemi të përkushtuar që aktet ligjore që janë miratuar në Kuvendin e Kosovës, ne duhet të fillojmë dhe jemi duke filluar me zbatimin e tyre dhe unë mendoj që edhe tani kur po flasim, edhe tani pas miratimit të rezolutës për rritjen e pagës minimale, duhet ta kemi një fakt të qartë se paga minimale në vend duhet të lëvizet, e kam thënë disa herë po e them edhe tani, jo vetëm pse është *sot) miratuar rezoluta por këtë e kam thënë në vitin 2017 “, tha Reçica.