​Veseli: Skënder Çeku do të kujtohet si luftëtar dhe strateg i madh

Periskopi.com Lajme

Kryekuvendari i Kosovës, Kadri Veseli, ngriti lartë figurën e heroit të Kosovës, Skënder Çekut, duke thënë se kontributi i tij ishte i pazëvendësueshëm në betejat e Loxhës.

“Heroi i Kosovës, Skënder Çeku, ishte një prej veprimtarëve më të hershëm në përpjekjet tona për liri dhe pavarësi. Ai dha kontribut shumëvjeçar në organizimin dhe armatosjen e ushtarëve të UÇK-së. Shquhej për aftësi shumë të mira luftarake dhe kontributi i tij ishte i pazëvendësueshëm në betejat e Loxhës”, shkroi Veseli.

Po ashtu, Veseli tha rënia e Çekut ishte një humbje e madhe për UÇK-në, porse do të kujtohet gjithmonë si luftëtar dhe strateg të madh.

“Ishte i guximshëm dhe me heroizëm të madh u dilte gjithnjë në ballë betejave. Rënia e tij para 21 vjetësh ishte një humbje e madhe për UÇK-në. Do ta kujtojmë gjithmonë si luftëtar dhe strateg të madh, që la gjurmë të pashlyeshme në luftën tonë çlirimtare”, përfundoi Veseli.