Gjyqtari i Champions Leagues arrestohet në shtëpi prostitucioni, mbante armë dhe drogë

Periskopi.com Sporti

Gjyqtari i Ligës së Kampionëve, Slavko Vincic është arrestuar nga policia në Bosnje dhe Hercegovinë për përfshirjen e tij të dyshuar në një rrjet droge dhe prostitucioni.

Vincic i cili drejtoi ndeshjen mes Genk dhe Liverpool në këtë sezon, si dhe dy ndeshje të tjera në Ligën e Kampionëve dhe një në Ligën e Evropës është arrestuar në një shtëpi në Bijeljina ku autoritetet zbuluan nëntë femra, 26 meshkuj dhe një sasi armësh dhe kokainë.

E përditshmja kroate “24Sata” raporton se Vincic, i cili ishte asistent i Damir Skomina në Euro 2012, u arrestua së bashku me Tijana Maksimovic, e cila nga policia raportohet se ishte drejtuese e kësaj unaze të prostitucionit.

Maksimovic u arrestua, ndërsa po përpiqej të kalonte kufirin me Kroacinë në një varkë që po transportonte edhe tre ferma.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tijana Maksimovic (@ticamaksimovic) on

Vincic nuk besohet se ishte i përfshirë direkt në operacion, por qëndron aktakuza si një nga 26 burrat që dyshohet se janë kapur në pronësi të drogës dhe me armë zjarri të paligjshme.

 

Arrestohet gjyqtari i famshëm, u kap me drogë e prostituta

Periskopi.com Sporti

Gjyqtari i famshëm evropian, Slavko Vincic është arrestuar mbrëmë.

Ai është kapur në një vilë në Bijeljina, Bosnje dhe Hercegovinë, së bashku me nëntë gra të tjera dhe 26 burra.

Vincic u prangos për akuzën e përfshirjes në një rrjet prostitucioni, ndërsa policia sekuestroi edhe kokainë e armë gjatë operacionit të kapjes së tij.

Vincic ka referuar këtë edicion tri ndeshje në Ligën e Kampionëve, shkruan Indeksonline.

Bruges-Galatasaray, Genk-Liverpool dhe Manchester City-Shakhtar Donets kanë qenë tri ndeshjet e drejtuara nga ai.

Vincic është kapur pasi kishte disa muaj që po hetohej nga policia për përfshirje në këtë rrjet të rrezikshëm kriminal.