Veprimi i Mandzukic tregon pse adhurohet aq shumë në Kroaci

Periskopi.com Botërori 2018

I duhet të koncentrohet në garën më të rëndësishme të futbollit, por as edhe në këtë kohë nuk harron qytetin e lindjes.

3.400 euro është shuma e dhuruar nga Mario Mandzukic mbrëmjen e të shtunës për t’u mundësuar banorëve të Slavonski Brod, qytetit të tij të origjinës që të asistonin ndeshjen nëpërmjet një ekrani gjigant, për të shijuar suksesin e Kroacisë ndaj Rusisë, përmes goditjeve të penalltive.

Por jo vetëm kaq. Sulmuesi i Juventus u ka ofruar edhe për të pirë bashkëqytetarëve të tij.

E zbulon “Radio Slovenija”, sipas të cilës është parashikuar e njëjta gjë edhe për të mërkurën, me rastin e gjysmëfinales kundër Anglisë. Nuk është hera e parë që Mandzukic tregon se nuk e harron origjinën e tij. Verën e kaluar në fakt ai ka dhuruar një shifër të konsiderueshme të destinuar për zjarrëfikësit që u ishte dashur të luftonin me zjarre të rrezikshëm dhe të shumtë përreth Spalato.