Përplasje mes partive serbe, emri i Oliver Ivanoviqit po përdoret për fushatë

Periskopi.com Lajme

Partitë serbe po e koncentrojnë fushatën e tyre rreth liderit të vrarë të SDP-së në Mitrovicën e Veriut, Oliver Ivanoviq.

Rada Trajkoviq politikanja serbe nga koalicioni “Slloboda”, hapi fushatën dje pikërisht në vendin ku u vra Ivanoviq.

Ndaj Trajkoviq reagoi edhe vetë partia e Ivanoviqit, të cilët i bënë thirrje Trajkoviqit mos ta përdor emrin e tij për fushatë.

Për këto zhvillime kanë folur edhe nga familja e Ivanoviqit. Gruaja e tij, Milena i ka quajtur hipokrite këto veprime dhe të turpshme nga politikanja serbe.

“Është e turpshme dhe hipokrite që Rada Trajkoviq të fillojë fushatën në vendin ku është vrarë Oliveri, vetëm sa të fitojë pak poena politik”, ka thënë ai.

Madje ajo thotë se as vet Ivanoviq nuk kishte mendime pozitive për Rada Trajkoviqin.

“E di shumë mirë çka mendonte burri imë për Rada Trajkoviqin, dhe tentativat e saj për të fituar poena politik”, ka thënë Milena Ivanoviq.

“I bëj thirrje asaj mos t’i kalojë kufijtë sepse të gjithë e dijmë se cilat ishin raportet e saja me Oliverin, dhe se ka prova për këtë”, ka thënë ajo.

Ivanoviq u vra më 16 janar të vitit të kaluar në Mitrovicë të Veriut.

Partia e tij, këtë vit ka lidhur koalicion me Listën Serbe, nënkryetari i së cilës është i kërkuar pikërisht për vrasjen e Ivanoviqit.