Sllovenia – Kosova, formacionet zyrtare

Periskopi.com Sporti

Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë sonte ndeshjen e parafundit në Ligën e Kombeve.

“Dardanët” do të përballen me Slloveninë në Ljublanë në kuadër të ndeshjes së vlefshme për grupin C3 të Ligës së Kombeve.

Pas humbjes 2:1 nga Shqipëria në miqësore, skuadra e Bernard Challandes synon vetëm tri pikë sonte.

Pak më shumë se një orë nga fillimi i ndeshjes, trajnerët e të dyja skuadrave i kanë publikuar formacionet startuese.

Slloveni: Oblak; Stojanovic, Blazic, Mevlja, Balkovec; Vetrih, Kurtic; Ilicic, Lovric, Bohar; Vukcic

Kosovë: Muriç; Vojvoda, Aliti, Rrahmani, Hadërgjonaj; Kryeziu, Rashkaj; Zhegrova, V. Berisha, B. Berisha; Muriqi.

 

Përkundër mungesave, alarmohet Sllovenia: Mediet atje kërkojnë të bëhet kujdes kundër Kosovës

Periskopi.com Sporti

Sllovenia sonte nga ora 20:45 në stadiumin Stozice në Lubjanë pret Përfaqësuesen e Kosovës nga e cila synon vetëm fitore.

Duke e parë renditjen e saj në tabelë, mediet sllovene i kanë dhënë rëndësi të madhe kësaj ndeshjeje të cilën shpresojnë ta fitojnë dhe në këtë mënyrë të bëjnë një hap të madh drejt ngjitjes në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Gjithsesi, edhe pse Kosova po kalon momente krize ajo në kampin e Sllovenisë po vlerësohet lartë.

“Në këtë ndeshje kërkohet një Slloveni e përsosur. Duhet fituar por është e qartë se një ekip i përbërë me lojtarë nga klube të mëdha evropiane po vjen tek ne”, ka shkruar Sports-tv.si.

Sllovenia po e ndjek e parë në grup, por ajo sot ka probleme pasi nuk mund të llogarisë në Jon Gorenc Stankoviq, i cili tashmë është larguar nga ekipi kombëtar për shkak të problemeve shëndetësore. Siç shpjegoi përzgjedhësi, disa probleme lindën edhe me Benjamin Verbiq derisa Jaka Bijol nuk mund të luajë për shkak të kartonëve.