30 vjet më parë, Sllobodan Millosheviq u zgjodh president i Serbisë

Periskopi.com Lajme

Tre dekada më pasë Sllobodan Millosheviq kishte ardhur në pushtet në Serbi. Më 6 dhjetor të vitit 1989, ai ishte zgjedhur për President të Serbisë nga Kuvendi.

Në zgjedhjet e 89-ës të cilat ai i fitoi bindshëm, kundërkandidat i ka pasur, Mihajl Kertes, Zoran Pjaniq dhe Miroslav Gjorgjeviq. 80.36 përqind ka qenë rezultati i fitores së Millosheviq, i cili kishte marrë pushtetin për t’i dhënë formë fatit të Serbisë.

Në pushtet ai ka qëndruar deri më 5 tetor të vitit 2000, kur kishte fituar Vojislav Koshtunica, që ishte konfirmuar si President, shkruan Telegraf.rs, transmeton Klan Kosova.

Thaçi: Sali Berisha i bënte argat Millosheviqit, e strehoi edhe Arkanin

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për Gazetën Dita i ka komentuar sërish akuzat e ish-kryeministrit shqiptar, Sali Berisha.

“Gjithmonë krimineli kthehet në vendin e krimit. Sali Ramë Berisha ka kryer krim të rëndë kundër UÇK-së kur është angazhuar në një fushatë armiqësore shpifjesh kundër saj, paralelisht me fushatën ushtarake të Sllobodan Millosheviqit. E kam falur këtë duke e shikuar si një gabim strategjik të një politikani dhe i kam shtrirë dorën e bashkëpunimit”, ka thënë Thaçi.

Sipas presidentit kosovar, në maj të vitit 1999, kur Sali Berisha ka qenë i izoluar nga shqiptarët dhe nga bota, Thaçi e ka takuar atë, sepse “nuk kam dashur ta shpalli e ta trajtoj si armik apo si tradhtar”.

Presidenti Thaçi ka folur edhe për periudhën sa kishte raporte relativisht normale me Berishën.

“Kam vlerësuar gjithmonë se armiqësitë në mes vetë shqiptarëve janë më të rënda se vetë plumbat e Serbisë. Jam munduar ta respektoj atë në komunikimin tonë prej më shumë se dy dekadash”, ka shtuar Thaçi.

Ai ka shtuar se Berisha një kohë është sjellë mirë gjatë bashkëpunimit që kanë pasur si kryeministra.

“Por, fatkeqësisht, sot ai është kthyer në vendin e krimit dhe ka shkuar edhe më larg. Ndiej keqardhje për të, sepse sot është shndërruar në një gërmadhë politike e shoqërore shqiptare. Fatkeqësisht, për të paska pasur shumë të drejtë Ibrahim Rugova që për vite të tëra nuk pranoi t’ia jepte dorën dhe kështu qëndroi deri sa u nda nga jeta”, ka thënë Thaçi në një intervistë për Gazetën Dita.

Presidenti Thaçi ka thënë se ai nuk i quan kurrë armiq apo tradhtarë njerëzit qoftë në Kosovë, qoftë në Shqipëri, që kanë mendime ndryshe prej tij.

Përkundrazi, Thaçi ka thënë se i dëgjon dhe i respekton të gjitha opinionet dhe i peshon argumentet e secilës ide, pa marrë parasysh prej kujt vijnë.

Presidenti i Kosovës ka folur edhe për akuzat që Berisha ia ka bërë për idenë e korrigjimit të kufijve.

“Vetvetiu shtrohet pyetja pse Sali Ramë Berisha nuk guxon të përmend Ibrahim Rugovën, Rexhep Qosjen, Nexhat Dacin apo zyrtarë tjerë të lartë të LDK-së, që kanë folur për shkëmbim territoresh? Unë personalisht kam qenë dhe jam kundër një ideje të tillë. E kush është ky patriot që na flet sot? Kur Berisha i bënte argat Sllobodan Millosheviqit në vitet 92-95, unë me bashkëluftëtarët e mi e luftonim makinerinë vrastare të Millosheviqit, të njëjtën që ai e furnizonte me karburante, duke shkelur edhe sanksionet ndërkombëtare që i kishte vënë Perëndimi. Ky kontrabandist strehoi edhe kryekriminelin Arkan, duke i plotësuar të gjitha qejfet atij”, ka shtuar Thaçi.

Ai ka theksuar se vërtet ndjen keqardhje për të, meqë është bërë kryeprotagonist i përçarjeve brenda-shqiptare tash e tri dekada.

“Duket se ky ka qenë misioni i tij. Por, tash është në gërhimat e fundit të tij. Kjo është trashëgimia e tij. Kosova nuk ia bëri trazirat e vitit 1997 në Shqipëri. As nuk i grabiti shqiptarët përmes fajdeve. Kosovës nuk mund t’i vihet faji as për 21 janarin apo për Gërdecin, apo mëkatet dhe aktet tjera kriminale. E sidomos Kosova nuk duhet të bëhet pjesë e fushatës politike elektorale në Shqipëri”, ka thënë Thaçi për Gazetën Dita.

Daçiq: Millosheviqi i mbetet së kaluarës, historia do ta thotë fjalën e fundit

Periskopi.com Lajme

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, duke folur për gruan e Slobodan Millosheviqit e cila vdiq para disa ditësh, ka thënë se ‘e kaluara duhet të lihet prapa’.

Në një deklaratë për RTS’në, Daçiq ka thënë se ‘duhet të shikohet kah e ardhmja’, përcjell Periskopi.

Ai ka thënë se vitet e fundit nuk është që ka pasur ndonjë kontakt me të venë e Millosheviqit, por ka thënë se ‘do t’ia dërgojë ngushëllimet familjes Millosheviq përmes partisë së tij’.

“Qëllimi jonë është që të lëmë të kaluarën prapa dhe të shohim të ardhmen përpara. Në fund, historia do ta thotë fjalën e fundit”, ka thënë Daçiq.

E veja e Slobodan Millosheviqit vdiq para pak ditësh në Rusi. Fëmijët e saj nuk kanë shprehur ndonjë interesim për të marrë pjesë në varrimin e së ëmës./Periskopi/

Fëmijët e Slobodan Millosheviqit nuk duan të marrin pjesë në varrimin e nënës së tyre

Periskopi.com Lajme

Fëmijët e Mirjana Markoviq dhe Slobodan Millosheviq, duket se nuk duan të marrin pjesë në varrimin e së ëmës, ose e kanë të pamundur. Vecernje Novosti serb, shkruan se dëshira e gruas së Millosheviqit ishte të varrosej pranë tij, në Pozharevc dhe duket se ky ‘amanat’ do t’i përmbushet. Por kjo e përditshme serbe shkruan se si duket që asnjëri nga fëmijët nuk do të marrë pjesë në funeral.

Gazeta shkruan se si Marko Millosheviq madje as nuk ka tentuar të bëjë ‘ndonjë dokument gati’ për të udhëtuar nga Moska për në Serbi për ta varrosur të ëmën, përcjell Periskopi. Edhe për vajzën e tyre, Mira Markoviq, nuk dihet ende nëse do të marrë pjesë në varrimin e së shtunës.

Mediat serbe shkruajnë se ambasada serbe në Moskë, ka pranuar të gjitha dokumentet në rast ‘se fëmijët do të dëshironin të merrnin pjesë në varrimin e së ëmës’. Një ndër arsyet pse fëmijët e çiftit Millosheviq është se ‘mund t’u rrezikohet statusi i refugjatit në Moskë”. /Periskopi/

Profesori serb: Millosheviqi është gjallë, ja ku jeton ai (Video)

Periskopi.com Lajme

Krimineli serb, Slobodan Millosheviq është gjallë dhe jeton në Rusi. Kështu pretendon profesori nga Beogradi, Velimir Abramoviç.

Sipas tij, Milosheviqi ishte profil ideal për periudhën transitore midis komunizmit dhe nacionalizmit.

“Ku është Milosheviqi dhe Mira, ky çift bashkëshortor. Milosheviqi asnjë fjali gabim nuk e ka thënë . Por debatoi me disa dëshmitarë, është tallur dhe ka shkuar në Rusi. Pse ku është Milosheviqi ndoshta është në Pozharevc, kush e ka bërë atë obduksion, kush i ka konstatuar të gjitha këto. Kuptohet e forcat e mëdha duhet ti mbrojnë njerëzit e tyre , që të tjerët të punojnë për ta. Po ti hedhnin në miniera askush s’do të punonte. Cfarë të duhen parat nëse më vrasin. Dhe duhet njeriun ta mbroni dhe kur ta mbroni, atë të radhës si sekretin më të madh, pi kafen me Milosheviqin. A do të punosh? Si jo, ju jeni të vërtetët . Familjen e keni mbrojtur, parat i keni marrë çfarë doni pra?”, u shpreh ai për një televizion serb.

Ndryshe, e bija e ish presidentit jugosllav Slobodan Milosevic, pretendoi se babai i saj, kasapi i Ballkanit, nuk ka vdekur nga ndonjë sëmundje, por është vrarë në qelinë e tij në Hagë, ku po gjykohej për krime lufte të kryera në Kosovë, Bosnje e edhe në Kroaci.

“Është shumë e mundur se Slobodan Milosevic të ketë vdekur një ditë më herët se që është publikuar në versionin zyrtar, por trupi i tij është mbajtur me qëllim në qelinë E 04 disa orë në mënyrë që të avullohet bari për lepër “Rifampicin”, i cili i është dhënë për ta vrarë”.

Këto përfundime i paraqet në librin “Anatomia e vrasjes gjyqësore” autori Dr. Vukasin Andric, njëri nga mjekët e Milosevic’it, e në këtë libër ka punuar edhe Marija Milosevic si redaktore.

“E helmuan me bari për lepër”

Trupi i Slobodan Milosevic’it u gjend të shtunën në mëngjes më 11 mars 2006. Sipas raportit zyrtar, vdekja besohet se ka ndodhur në mes të orës 7 dhe 9:45, mirëpo, autori i librit pretendon se koha e vdekjes është kontestuese, sepse ekzistojnë dyshimet se Milosević ka vdekur më 10 mars në mbrëmje.

Në libër pretendohet se toksikologu holandez Donald Uges ka konstatuar se rezultatet e gjakut nga janari 2006 tregojnë praninë e “rimfapicinit”, i cili neutralizon efektin e barërave kundër shtypjes së lartë të gjakut. Pikërisht ky rezultat ka ngritur dyshimin se Milosevic’i “është helmuar me ushqim apo me ujë një kohë të gjatë”.

“Duke marrë parasysh se bari në fjalë ndikon vetëm pas dy-tri orëve, është e mundur që Milosevic’i e ka pranuar dozën fatale më 10 mars në mbrëmje dhe se prej tij ka vdekur”./Indeksonline/

 

13 vjet më parë, Slobodan Millosheviq vdiq në qelinë e tij në Hagë

Periskopi.com Lajme

Para 13 vitesh, në qelinë e tij në Hagë, vdiq Slobodan Millosheviq.

Millosheviq, vdiq më 11 mars 2006 derisa ishte duke u gjykuar për krime kundër njerëzimit, të bëra në Kosovë, Kroaci dhe Bosnjë Hercegovinë.

Milosheviq ishte rrëzuar nga pushteti i tij autokratik në vitin 2000 nga partia e Vojslav Koshtunicës.

Sipas të dhënave zyrtare, Slobodan Millosheviq vdiq nga një sulm në zemër në qelinë e tij në Hagë./Periskopi/

Thaçi ia qet Berishës: Kur unë e luftoja Millosheviqin, ai e ndihmonte

Periskopi.com Lajme

Sali Berisha ka deklaruar se projekti për shkëmbimin e territoreve mes Prishtinës dhe Beogradit është një projekt i Serbisë.

Ish-kryeministri sulmoi Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, të cilin e quajti “argat” që mbron këtë projekt.

Thaçi e ftoi në debat televiziv, por Berisha refuzoi dhe tha se më përpara do të dilte në debat me presidentin e Serbisë, Vuçiq.

Dje në Report Tv, Presidenti i Kosovës tha se kur ai e luftonte Miloshevicin, Berisha e ka ndihmuar.

“Nëse dikush ngre hipoteza dashakeqe dhe djallëzore, nuk do të pijnë ujë as tek unë, as te qytetarë e Kosovës dhe në veçanti, ata që e kanë ndihmuar Slobodan Milosheviçin, kur unë e kam luftuar atë, nuk do t’u funksionojnë idetë pseudonacionaliste apo të deficiteve të tyre patriotike. Shefi im është populli i Kosovës, vullneti i popullit të Kosovës, gjaku i derdhur për liri. Jam i gatshëm të diskutoj me secilin, të ballafaqohem. Kam bashkëpunuar shumë mirë si kryeministër, duke vrapuar bashkë me Berishën nëpër fshatrat më të thella të Dukagjinit, duke folur për bashkim kombëtar. Kemi pasur një bashkëpunim produktiv, për interesin e shtetit të Kosovës dhe të Serbisë. Madje kam marrë pjesë edhe në fushatën elektorale të Berishës, në atë kohë kur ishte me Ramën, duke marrë pjesë në hapjen e tunelit në Kalimash. Edhe në takime të tjera”, tha Thaçi.

 

Vuçiq me fjalor të Millosheviqit: Askush nuk guxon t’i ngucë serbët në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, si dikur Sllobodan Millosheviqi, ka deklaruar sot në Vërnjaçka Banjë, se shteti nuk do të lejojë që dikush t’i ngucë serbët në Kosovë.

Ai ka shtuar se populli serb në Kosovë po kërcënohet çdo ditë, ndërsa ka përmendur parullën e tij tashmë të njohur e demagogjike se “Serbia është për ruajtje të paqes e të stabilitetit”, ndërsa ka shtuar se këtë nuk duhet marrë si shenjë dobësie dhe se nuk do ta lejojë Kosovën ta sulmojë popullin tonë.

“Në Kosovë kemi njerëz që sillen me papërgjegjësi, nuk e kanë plotësuar atë që shkruan në marrëveshjen e Brukselit. Detyrimin e vetëm të Bashkësisë së Komunave serbe, pastaj kanë vënë taksën 100 për qind për mallrat e Serbisë me dëshirën që ta shkatërrojnë popullin serb në Kosovë, që ta dëbojnë nga vatrat shekullore dhe t’i sjellin dëm Serbisë. Ne këtë dëm mund ta përballojmë, por nuk do të heqim dorë nga ruajtja e interesave tona kombëtare e shtetërore”, citon b92 të ketë thënë Vuçiq, percjell Koha.

Sipas ti, “Serbia nuk po shet trimëri aspak, sikur disa që dikur shinin trimëri e pastaj ikën ku këmbët kryet”.

“Çdo ditë po na kërcënojnë me bashkimin e Mitrovicës, porosia jonë është e qartë- do ta ruajmë paqen, por mos mendoni që kjo është shenjë e dobësisë, nuk do t’iu lejojmë as juve dhe as askujt ta sulmoni popullin tonë” .

Millosehviq në vitin 1986 kishte qëndruar për vizitë në Fushë – Kosovë dhe atëherë u kishte thënë serbëve: “Askush nuk guxon t’ju rrahë” duke paralajmëruar kështu sulmet institucionale, policore u ushtarake kundër Kosovës.

Protesta në Serbi që po mbahet fshehtë: Vuçiq është i njëjti që i shërbeu Millosheviqit, ai s’ka ndryshuar (Video)

Periskopi.com Lajme

Përgjatë nëntë javësh, rrugët e Serbisë janë vërshuar nga dhjetëra protestues, të cilët, bëjnë thirrje që të përfundojë atë që e quajnë ‘tendenca authoritare e Aleksandër Vuçiqit në kontrollin e mediave’, shkruan Al Jazerra në një reportazh kushtuar këtyre ngjarjeve në Serbi, përcjell Periskopi.

Nën parullat ‘Një në pesë milion’, protestuesit serbë, i janë kundërpërgjigjur një komenti të presidentit serb, i cili pati deklaruar se ‘edhe nëse dalin në rrugë pesë milionë njerëz, ai nuk do të mund të hiqte dorë nga kërkesat e tyre”.

“Këto protesta janë pasojë logjike e gjithë energjisë negative të akumuluar dhe pakënaqësisë së rrezikshme po ashtu të akumuluar nën udhëheqjen e Vuçiqit”, thotë zëvendëspresidenti i Asociacionit të Gazetarëve të Pavarur në Serbi, Zeljko Bodrozic, për Al Jazeeran, përkthen Periskopi.

“Qytetarët e kanë parë se pas dhjetëra vitesh nën regjimin e Vuçiqit, storia e viteve 90’të – kur ai shërbeu si Ministër i Informacionit për ish-presidentin Slobodan Millosheviq, po përsëritet. Ne nuk jetojmë më nën histerine e luftës, por Vuçiq praktikon të njëjtën politikë vetëm se në një kuptim dhe në një rrugë tjetër”, vazhdon ai.

“Protestuesit duan që Radio Televizioni Serb të mos jetë një televizion shtetëror dhe të marrë përsipër më tepër rolin publik me fokus në të gjitha grupet sociale dhe, edhe nëse kritikon qeverinë serbe, ta ketë vendin e tij në publik. Vuçiq e di shumë mirë se kapja e mediave është një gjë që i shkon shumë për shtati qeverisë së tij dhe mendoj se kjo është një nga arsyet më të mëdha që ai ka kapur mediat deri në këtë masë. Unë pyes se pse nuk kemi programe që kritikojnë Vuçiqin dhe shikoni se pse shumica e lajmeve që përhapen janë një propagandë e zakonshme dhe manipuluese”, thotë Tanja Maksic nga BIRN-i për Al Jazeera’an.

Për drejtorin ekzekutive të ‘Vreme’, Filip Swarm, është interesant fakti se Bashkimi Evropian më shumë përkujdeset për stabilitetin në Serbi se sa për lirinë e medias në këtë vebd.

“Për BE’në, është interesant vetëm të vazhdojmë të qëndrojmë kështu: ne nuk e qëllojmë Vuçiqin. (Për BE’në) është më i rëndësishëm fakti që ne të mos jemi në luftë më fqinjët tonë. Ndërkohë që liritë që garanton demokracia, të drejtat e njeriut dhe liria e medias nuk është edhe aq interesantë më”, thotë ai. /Periskopi/

 

 

 

Kuçi i AAK-së: LDK nuk po hynë në negociata, por Rugova dialogonte edhe me Millosheviqin

Periskopi.com Lajme

Blerim Kuçi ka thënë se Partia e themeluar nga Ibrahim Rugova ka dialoguar edhe me Sllobodan Millosheviqin në kohën e luftës. Ka thënë se është e pakuptueshme pse tash Isa Mustafa po refuzon të bëhet pjesë e dialogut për ta ndihmuar Kosovën. Sekretari i AAK’së e pyet Kryetarin e LDK’së nëse do të qëndrojë në Kosovë bashkë me LDK’në kur të arrihet Marrëveshje Finale me Serbinë.

Një ish-zyrtar i lartë i LDK’së e ka kthyer në kujtesë kohën kur Ibrahim Rugova me partinë e tij kishin pranuar të dialogonin edhe me Slobodan Millosheviqin vetëm pse kështu kërkohej nga amerikanët.

Këtë fakt e ka përmendur Blerim Kuçi, aktualisht deputet i AAK’së, kur i është përgjigjur akuzave të fundit të Isa Mustafës se Qeveria ka dështuar, është mbipopulluar me këshilltarë dhe e ka lënë Veriun pa ligj për ta vendosur në pazar me Serbinë.

Ish-Shefi Ekzekutiv i LDK’së ka thënë se është i habitur qysh udhëheqja aktuale e Partisë së themeluar nga Ibrahim Rugova ende nuk po bëhet pjesë e dialogut në marrëveshjen finale me Serbinë.

“LDK me njëfarë mënyre ka qenë pjesë e dialogut edhe në kohën e Milloshevicit. Në kohën e Millosheviqit, së paku ka pasur tema të dialogut edhe në atë kohë. Pas garancioneve ndërkombëtare, LDK ka marrë pjesë në të gjitha proceset e dialogut”.

Ibrahim Rugova ishte takuar në Beograd me Sllobodan Millosheviqin në maj të vitit 1998, në kohën kur në Kosovë ishte gjendje lufte. Takimi ishte ndërmjetësuar nga diplomati amerikan, Richard Holbrooke në këmbim të një vizite në Shtëpinë e Bardhë dhe një takim me Presidentin e atëhershëm Bill Clinton.

Aktualisht, LDK është në opozitë dhe ka refuzuar të marrë pjesë në bisedimet me Serbinë. Ka kërkuar fillimisht zgjedhje e pastaj vazhdim të dialogut të ndërmjetësuar nga BE’ja dhe SHBA’ja. Partia e Rugovës kishte qenë pjesë edhe e negociatave në Rambuje, Vjenë e Bruksel.

Zyrtari i lartë i AAK’së e ka pyetur Isa Mustafën se a do të qëndrojë edhe më tutje në Kosovë kur të arrihet marrëveshje finale me Serbinë.

“Mosguximi për të marrë pjesë në dialog është një ikje nga Kosova”, ka thënë ai për Express.

Sipas tij, do të jetë i pakuptimtë vazhdimi i qëndrimit të Isa Mustafës dhe LDK’së në Kosovën e pasmarrëveshjes nëse s’marrin pjesë në fazën finale të Dialogut me Serbinë.

“Si Kryetar i LDK’së, Isa Mustafa a do të jetojë në Kosovën e pasdialogut? Është një lloj ikjeje, ‘exiti’ nga Kosova nëse nuk janë brenda në proces. Isa Mustafa dhe LDK a do të jetojnë në Kosovën e pas këtij dialogu. Për me jetu në Kosovën e pas dialogut është e pakuptimtë mos me marrë pjesë në dialog. Është një lloj ‘exiti’ nga kjo Kosova e pas dialogut nga ana e Isa Mustafës dhe LDK’së”, ka thënë Kuçi.

Ish-Kryetari i Suharekës ka thënë se nëse LDK vazhdon të mos marrë pjesë në dialog atëherë përfundimisht kjo parti shkëputet nga kursi i Ibrahim Rugovës dhe LDK’së së dikurshme.

“Edhe ne si AAK, si opozitë, kemi marrë pjesë në dialog. Vetëm një herë ndodh, nëse dëshirojnë të rrisin kualitetin e dialogut, duhet të marrin pjesë në dialog. Ikja nga dialogu është një lloj paguximi dhe ndryshim kursi të LDK’së dhe Ibrahim Rugovës”, ka shtuar ai.

Nënkryetari i AAK’së ka thënë se e kupton rikthimin e Isa Mustafës me akuza në drejtim të Ramush Haradinajt. Ka thënë se kryetari i LDK’së po bëhet gati për të garuar edhe një herë për Shef të Partisë së Rugovës dhe se ky rikthim i Mustafës është normal por jo edhe pjesëmarrja e LDK’së në dialog.

“Por, këto deklaratat e Isës janë një lloj parapëgatitjeje për garim në LDK. Është çështje e tyre, por mos me marrë pjesë në dialog, kjo është e çuditshme”, ka shtuar ai.

Isa Mustafa e akuzoi sot Qeverinë e Kosovës se ka lënë Veriun e Kosovës pa ligj, meqë nuk po shpallen zgjedhjet në katër komunat pa kryetarë. Madje, tha se një gjendje e tillë po lihet për ta bërë Veriun e Kosovës pjesë të pazareve me Serbinë.

Blerim Kuçi ka thënë se Mustafa s’mund të krahasohet me Ramush Haradinajn as sa i përket Veriut të Kosovës. Ka përmendur marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe që ishte nënshkruar në kohën e tij e ku disa komunave u jepeshin kompetenca ekzekutive.

“Sa i përket pjesës tjetër, s’po di, por është njohur marrëveshja kur e ka bërë si Kryeministër. Ai s’mund të krahasohet me kutin e Haradinajt”, ka shtuar ai.

Partia aktuale e Blerim Kuçit dhe LDK’ja dikur kanë qenë në bashkëqeverisje kur Ibrahim Rugova kishte bërë Ramush Haradinajn Kryeministër, në vitin 2004.

LDK dhe AAK kishin tentuar të formimin Qeverinë e Kosovës në zgjedhjet e parafundit, kur ishin bashkuar kundër PDK’së, e cila kishte dalë e para në zgjedhje. Atëherë, Isa Mustafa kishte prishur marrëveshjen me AAK’në dhe kishte shkuar në Qeverinë me PDK’në në këmbim të pozitës së Kryeministrit.

Edhe në zgjedhjet e fundit, Ramush Haradinaj fitoi pozitën e Kryeministrit në një koalicion parazgjedhor me PDK’në, të cilën e kishte akuzuar për dhjetë vjet se i ka sjellë Kosovës krim, korrupsion e të këqija.

Lidhja Demokratike është partia e parë në Parlament kurse AAK’ja e pestë.

Ramush Haradinaj deri më tash nuk i është përgjigjur akuzave të Isa Mustafës dhe as LDK’së.

Dëshmia e bashkëpunëtorit të Millosheviqit për marrëveshjen me Sali Berishën për ta ndihmuar luftën e Serbisë në Jugosllavi

Periskopi.com Lajme

Sali Berisha sot paraqet veten si njëri nga mbrojtësit më të mëdhenj të Kosovës. Kudo që përmendet Kosova sot, Berisha nuk heziton të hedh vrerë ndaj kujtdo që hedh një ide rreth dialogut me Serbinë. Por, kujtojmë lidhjet dhe bashkëpunimin e tij  me njërin nga njerëzit më të afërt të Sllobodan Millosheviqit, Momir Bullatoviq, në kohën kur në Shqipëri po shpërthenin trazirat dhe në kohën kur Kosova ishte në prag të luftës së përgjakshme. Dhe si e kishin thyer embargon e naftës Berisha dhe Bullatoviq.

Në vitin 1992, Sali Berisha aso kohe president i Shqipërisë post komuniste, kishte nënshkruar një marrëveshje me vartësin e Sllobodan Millosheviqit, Momir Bullatoviq i cili mbante pozitën e presidentit të Malit të Zi.

Kjo marrëveshje ‘sekrete’ kishte të bënte me furnizimin me naftë të ish Jugosllavisë që drejtohet nga Millosheviqit nëpër vijën ujore kufitare Shqipëri-Mali i Zi. Kjo njëherit ishte edhe thyerje e embargos ndërkombëtare ndaj ish Jugosllavisë për shkak të luftërave në Kroaci dhe në Bosnje. Nafta të cilën Berisha ia shiti Millosheviqit bëri që forcat ushtarake serbo-jugosllave të vazhdonin luftën në Bosnje dhe Hercegovinë. Marrëveshja në fjalë asnjë herë nuk është zbardhur e plotë, por është pranuar tërthorazi nga vetë Berisha në disa raste.

Dëshmia e Bullatoviqit për lidhjet me Berishën atëkohë: 

Në një intervistë e cila sot mund të gjendet edhe në kanalin Youtube, Momir Bullatoviq deklaronte kështu:

“Në rrethinën e Beogradit kishim 9 depo të mëdhaja ku magazinonim cigarette që hynin nga Mali i Zi dhe Shqipëria.Ne bënim shumë gjëra për të mbijetuar. Regjistronim firmat në Afrikën e Jugut. Me paratë e kontrabandës paguanim punëtorët, pensionet, mbanim armatën etj.  Shkova te Sali Berisha dhe e luta që t’i mbyllë sytë dhe të lejojë kontrabandën”, rrëfehej Bullatoviq.

Ai thotë në këtë intervistë edhe Sali Berisha ndihmoi Beogradin në luftërat në ish-Jugosllavi, përfshirë edhe në Kosovë.

“Sali Berisha si përgjegjës kryesor ndihmoi qeverinë e Beogradit gjatë luftrave n ëish Jugosllavi dhe në Kosovë”, thotë ai.

Vizita e Bullatoviq më 1993 në Tiranë

Bullatoviq kishte vizituar Tiranën më 1993. Vizitën e tij e përshkruan kështu:

“Gjërat kanë filluar të lëvizin për më mirë pas shtatorit 1993. Në atë kohë, isha unë në krye të presidencës së Malit të Zi, në pozicionin që kam vizituar Tiranën dhe jam takuar me presidentin Sali Berisha. Është arritur dhe realizuar një marrëveshje për të intensifikuar bashkëpunimin ndërkufitar. Këtë e kanë shfrytëzuar shumë banorë, veçanërisht ata shqiptarët, anëtarët e të cilëve nuk ishin parë me njëri tjetrin preh pesëdhjetë vitesh. Nga ajo kohë ka filluar bashkëpunimi në planin ekonomik”, thotë ai.

Si përgjigjej Bullatoviq në pyetjen e medias malazeze, Vijesti për Shqipërinë e shparatalluar të pas vitit 1997.

“Në fund të vitit 1997, filloi ‘shpartallimi i brendshëm i Serbisë’. Në Republikën Federative të Jugosllavisë janë reflektuar një numër i madh problemesh në kufijtë shtetërorë. E më të mëdhatë, ishin ato të kontrabandës së armëve dhe municioneve nga Shqipëria përmes Kosovës”, thotë ai.

Momir Bullatoviq është ish-president malazes, i njohur për lidhjet e tij të mëdha me Sllobodan Millosheviqin.

Në librin e tij me kujtime ‘Rregullat e heshtjes’, ai kishte pranuar se ka pasur një marrëveshje verbale mes tij dhe Sali Berishës për thyerjen e embargos së naftës./Periskopi/

Trajkoviq: Vuçiqi, si Millosheviqi, po i tradhton serbët e Kosovës

Periskopi.com Lajme

Politikania serbe nga Kosova Rada Trajkoviq thotë se strategjia e Aleksandar Vuçiqit në Kosovë është identike me atë të Sllobodan Millosheviqit dhe se ai po i tradhton serbët e Kosovës. 

“Dhe nuk është e rastësishme që ai e përmendi atë duke iu drejtuar serbëve në veri të Kosovës. Kjo strategji thotë se në Kosovë nuk ka më serbë. Pasi që Millosheviqi nënshkroi Marrëveshjen e Kumanovës, i dha urdhër Nikolla Shaninoviqit që bashkë me ushtrinë e policinë që t’i tërheqin edhe të gjithë serbët. Ne serbët që mbetem përreth kishave, e paguam me gjak. Ndaj nesh ndodhi hakmarrja”, ka thënë për “danas” Trajkoviq.

Ajo ka tërhequr vërejtjen se NATO gjatë muajit gusht ka penguar gjakderdhjen që e përgatiten Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiqi rreth liqenit të Ujmanit.

„Faleminderit NATO që e pengoi. Kjo do të shkaktonte gjakderdhje dhe serbë nuk do të kishte më“, ka thënë ndër të tjera Rada Trajkoviq.

Koshtunica kishte propozuar të rrëzohej helikopteri në të cilin ishte Slobodan Millosheviq

Periskopi.com Lajme

Gjenerali serb, Nebojsha Pavkoviq ka thënë se ish-presidenti Koshtunica kishte propozuar rrëzimin e një helikopteri në të cilin ndodhej Slobodan Millosheviq.

Kjo ka ndodhur sipas tij, para se Millosheviq të ekstradohej në Triubnalin e Hagës, shkruajnë mediat serbe, transmeton Periskopi.

“Koshtunica më telefonoi dhe më pyeti se çka kishte të re dhe i tregova atij. I thash se sipas informacioneve që kemi deri tani helikopterët janë bërë gati për ta marrë Millosheviqit. Ai më pyeti nëse mund ta ndalonim një gjë të tillë duke më propozuar edhe ta rrëzonim helikopterin ose ta ndalnim atë”, ka thënë Pavkoviq. /Periskopi/

Gazetari serb: Millosheviqi do të mbante fjalim shumë më të mirë se Vuçiqi në Mitrovicë

Periskopi.com Lajme

Gazetari i të përditshmes serbe, Danas, Zoran Panoviq, ka thënë se presidenti serb Aleksandër Vuçiq nuk tha atë që prisnin serbët në Mitrovicë.

Duke komentuar fjalimin e Vuçiqit në Mitrovicë, ai ka thënë se ky fjalim nuk mund të krahasohet aspak me atë të Millosheviqit në Gazimesntan.

“Nëse Slobodan Millosheviq do të mbante një fjalim në këtë vend, ai do të ishte shumë më i mirë për të gjithë serbët’, ka thënë gazetari serb, transmeton Periskopi

“Unë kam menduar personalisht se Vuçiq do të flasë gjëra konkrete, por ai nuk e bëri këtë. Nëse kërkojmë diçka të mirë në këtë fjalim, kishte shumë retorikë boshe. Për shembull, ai askund nuk përmendi ikonografinë kishtare, apo njerëzit e kishës. Për mua, ky fjalim ishte një kombinim mes Vuk Drashkoviq dhe Çedomir Jovanoviq”, ka thënë ai.

Gazetari serb ka shtuar se ‘populli serb nuk duhet të entuziazmohet me deklaratat se Amerika ka ndryshuar qëndrim për Kosovën sepse kjo nuk është aspak e vërtetë’./Periskopi/

 

Çoviq flet për marrëveshjen sekrete të Rugovës me Klintonin dhe planet e Millosheviqit për ndarje të Kosovës

Periskopi.com Lajme

Ish-shefi i dikurshëm i të ashtuquajturit Trup Koordinues për Kosovën, Nebojshja Çoviq ka folur për ato që ai i ka quajtur marrëveshjen sekrete të Ibrahim Rugovës me Bill Clintonin, planet e Slobodan Milosheviqit për ndarje të Kosovës si dhe për modelet e Zoran Gjingjiqit për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. 

Sipas fjalëve të tij, në vitet 1990/1991, kur u shqyrtua situata komplete në rajon dhe në hapësirën e ish- RSFJ-së, kur erdhi Komisioni i Badinterit, ka pasur fjalë rreth vendosjes së kufijve dhe ndarjes së Kosovës, ndërsa për ndarje Milloshevqi kishte thënë se e përkrah këtë ide porse se ishe herët për të.

“Milosheviqi kishte thënë se për ndarje nuk dëshiron të merret vesh me Ibrahim Rugovën por me Tiranën. Ajo që u bë atëherë ishte gabim, sepse Milosheviqi mendoi se me forcë dhe me qendra të vogla të pushtetit do ta mbante nën kontroll Kosovën”, ka thënë Çoviq në televizionin serb Happy.

Çoviq ka përkujtuar se me shqiptarët e ka kaluar luftën dhe konfliktet në Luginën e Preshevës, transmeton Koha.

“Vetë shqiptarët pa përkrahje nuk janë fare problem. Ata me përkrahjen e madhe të SHBA-së e të BE-së hynë në luftë me Serbinë dhe e shkatërruan Serbinë. Për gjoja mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Ky është mashtrim, pasi fjala është për marrëveshje sekrete. Rugova dhe njerëzit e tij, bashkë me Bill Clintonin dhe njerëzit e tij në vitin 1998 bënë skenarin… Ata ushtruan një vit për ta shpikur katastrofën humanitare”, ka thënë ai.

Ish -politikani serb Nebojsha Çoviq, i dyshuar për keqpërdorime fondesh me dedikim për serbët në Kosovë, ka lavdëruar përpjekjet e kreut shtetëror të Serbisë si dhe vizitën e fundit të Vuçiqit në Kosovë.

Ai ka shtuar se në këto hapësira po ndodh ndeshja e dy superfuqive – Amerikës e Rusisë.

“Diku në shkurtin vitit 2003, ish – kryeministri i Serbisë Zoran Gjingjiq, i dërgoi një letër anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, Bushit, Putinit e Blairit me shumë gjëra konkrete. Një propozim ka qenë organizimi i Kosovës në formën e mini federalizmit me mbrojtje të përhershme të trashëgimisë sonë kulturore. Modeli i dytë ka qenë ai i Qipros me variantin e demarkacionit por pa ndryshim kufijsh. Nëse këto dy modele dështojnë, atëherë në konsiderim do të vinin bisedimet për caktimin e kufijve dhe për ndarje”, ka thënë Çoviq i cili Kushtetutën e Kaçanikut të vitit 1990 e sheh si paralajmërim për hyrje të sigurt në luftë.

Çoviq në fund i është ankuar se sa herë shqiptarët e serbët fillojnë bisedat për ndonjë marrëveshje, ndërhyn faktori ndërkombëtar dhe nuk e lejon marrëveshjen.

Vuçiq: Millosheviqi kishte qëllim të mirë në Gazimestan por u keqkuptua

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot ka thënë se pasi është përkujtuar që Sllobodan Millosheviqi, e ka pasur Gazimestanin, është pyetur se çfarë ka për të thënë Mitrovicë gjatë vizitës që e ka paralajmëruar më 9 shtator, transmeton Koha.net.

Siç përcjell agjencia FoNet, Vuçiq ka thënë se Millosheviq ka pasur qëllim të mirë për të mbrojtur interesat serbe kur foli në Gazimestan, porse ai, për fat të keq, në pjesë të madhe u shndërrua në të kundërt, për shkak të faktorit të huaj, ekonomisë së dobët dhe problemeve të tjera.

Vuçiq nuk deshi t’i komentojë deklarata e zyrtarëve të Kosovës lidhur me këmbimin e territoreve dhe Asociacionin e komunave serbe.

Si ia mbështjellen trupin me dokumente 4 vjeçares për realizimin e misionit sekret gjatë luftës

Periskopi.com Lajme

Xhenita e vogël duhej të dërgohej urgjentisht te mjeku, megjithëse nuk kishte asnjë ankesë shëndetësore. Kishte fjetur rehat atë pasdite vjeshte.

“Vajzës nuk po i ndalet jashtëqitja dhe të vjellat”, do t’i thoshte gjyshja Hidajete mjekes kujdestare në shërbimin urgjent në ambulancën e kontrolluar nga mjekët serbë të regjimit të Slobodan Milosheviqit, shkruan sot “Koha Ditore”. Kolegët shqiptarë ishin dëbuar kaherë. “Na e shkruaj një udhëzim se duhet ta dërgojmë urgjentisht në pediatri në Prishtinë”, i lutej Hidajete Beqiri mjekes serbe.

Dokumenti me vulën e regjimit represiv do t’ia lehtësonte punën çiftit Hidajete e Hyzri Beqiri – Varoshi për realizimin e misionit sekret. Pa vetëdije, pesha e misionit binte mbi shpatullat e Xhenitës. Me udhëzimin në duar, të tretë u kthyen shpejt e shpejt në shtëpi me Xhenitën që e mbante gjyshja në duar.

Tani në fakt do të niste sfida më e madhe. Xhenita e vogël nuk kishte ide se pse po ia mbështillnin trupin me letra. Dokumentet po e vinin në siklet. Trupi i vajzës katërvjeçare do të shndërrohej në strehim të dokumenteve e fakteve. Veprimtari e aktivisti i ndjerë ferizajas po rrezikonte jetën e mbesës katërvjeçare për ta sensibilizuar botën për krimet e regjimit serb në Kosovë.

“Ia kemi futur letrat në shpinë, në pelena, e deri në fyt. Ia veshëm mbi një jelek, edhe pse nuk ishte ftohtë se thosha mos po ndalin policia rrugës. Madje e pata mbështjellë edhe me batanije me djersit, që në rast se na ndalin policia, me iu thanë se vajza është shumë keq”, kujton Hidajete Beqiri, derisa Xhenita (24) dëgjon me vëmendje gjyshen

Daçiq: Edhe Millosheviqi e kishte menduar ndarjen e Kosovës si opsion

Periskopi.com Lajme

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka thënë se bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë do të intensifikohen muajt e ardhshëm, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për ‘statusin e Kosovës’.

Këto komente Daçiq i ka bërë në programin e mëngjesit në First Televizion, raporton Periskopi.

‘Arsyeja kryesore është se tani kemi nevojë për një kompromis dhe jo ta mbajmë vendin me dekada në disavantazh. Arsye tjetër është se kalon mandate i Federica Mogerinit dhe ajo do të garojë sërish. Kështu që kjo nënkupton se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit do të intensifikohet por kjo nuk ndodh pa praninë e fuqive të mëdha”, ka thënë Daçiq.

Daçiq është pyetur rreth idesë së ndarjes së Kosovës.

“Kam folur me këtë me Dobrica Çosiq, ai më ka thënë se e kishte biseduar këtë temë edhe me Millosheviqin dhe Gjingjiqin. Ishte ky i fundi tai që kishte thënë se ‘nëse nuk mund të arrinim diçka më shumë, ndarja ishte opsion’, thotë Daçiq.

Thotë se nuk është ai që hapi të ashtuquajturën ‘Kutia e Pandorës’ dhe kur vjen të ‘pavarësia e vetëshpallur e Kosovës, duhet të flitet edhe për pavarësinë e Republikës Srpsk’.

“Pyesni njerëzit në veri të vendit dhe shikoni çka mendojnë ata. Por pyesni edhe serbët në enklavat jugore. Në çka besojnë ata. Ata besojnë në provincën serbe dhe në Kushtetutën tonë. Pork a edhe nga ata që mendojnë se Kosova ka kohë që nuk është më pjesë integrale e Serbisë. Fatkeqësiht kemi këtë situatë”, ka thënë ai./Periskopi/

Fjalët e kësaj plake po dridhin internetin

Periskopi.com Lajme

Një video mjaft interesante po qarkullon kohëve të fundit në rrjete sociale. Bëhet fjalë për një grua të moshuar e cila përmes disa vargjeve rrëfen për regjimin e Sllobodan Millosheviqit dhe për të bëmat e serbëve në luftën e fundit në Kosovë.

Ajo në këtë video e lavdëron ish-presidentin e SHBA-ve për ndihmën dhënë Kosovës në kohërat e vështira. Ajo e uron atë për më të mirat në jetë.

Ajo fjalë ka edhe për ish-presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën.
Kritika ajo ka për deputetët në Kuvend pasi që, sipas saj, ata nuk po mendojnë aspak për popullin.

Për më shumë ndiqeni videon në vijim:

Këto fjalë të kësaj loke po e 'dridhin' internetin, ja çka thotë ajo ??Shpërndaje edhe ti këtë video?

Posted by Bijat Shqiptare on Monday, 18 June 2018

Pacolli rrëfen për takimin e tij me Millosheviqin dikur

Periskopi.com Lajme

Në një intervistë për BBC në gjuhën serbe, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli, ka përkujtuar një takim që kishte pasur me Sllobodan Millosheviqin.

Pacolli, transmeton Koha.net, thotë se për herë të fundit me Millosheviqin ishte takuar në vitin 1998.

“Kemi folur gjatë. Ai ishte shumë i mbyllur, nuk udhëtonte, ishte introvert, e për shumë gjëra gjykonte ndërmjet katër mureve. Ishte tmerrësisht i ndikuar nga informata që i jepeshin të filtruara”, e përshkruan Pacolli Millosheviqin.

E në pyetjen se a e arsyeton me këtë Millosheviqin, ai decidivisht thotë – jo:
“Mua më vjen keq, sepse ai nuk ka qenë njeri i marrë, ka qenë shumë inteligjent. Ka pasur momente kur ke mundur të flasësh mrekullueshëm me të, por ka pasur edhe momente depresioni kur as koka s’i punonte si duhet”.