Panikë në fushë në ndeshjen e EL, mbrojtësi nokautohet brutalisht nga sulmuesi duk u munduar të gjuante me gërshërë

Periskopi.com Sporti

Wolves është afër kualifikimit në fazën e eleminimit direkt në Europa League, pas një fitoreje të vonshme kundër Slovan Bratislavës.

Goli i Raul Jimenezit në minutën e 92-të i la “ujqërit” me nëntë pikë pas katër ndeshjeve, raporton Periskopi.

Sidoqoftë, vetëm disa ditë pasi Andre Gomes pësoi një dëmtim të tmerrshëm kur theu këmbën në ndeshjen Everton-Tottenham, ndodhi një tjetër incident serioz në “Molineux”.

Wolverhampton Wanderers v Slovan Bratislava: Group K - UEFA Europa League

Vonë në pjesën e dytë, Jimenez u mundua të godiste me gërshërë brenda zonës së penalltisë, por përfundoi duke e goditur në kokë Kenan Bajricin.

Bajric mbeti pa vetëdije dhe u trajtua në fushë për rreth 10 minuta.

Portieri i Bratislavës menjëherë e vendosi bashkëlojtarin e tij në pozitën e rikuperimit për ta parandaluar përbirjen e gjuhës.

Mendja e tij e mprehtë ka mundur t’ia ketë shpëtuar jetën. /Periskopi.com/

Feronikeli me plot meritë eleminohet nga Europa League – paraqitje zhgënjyese

Periskopi.com Sporti

Feronikeli e ka përfunduar aventurën në kualifikimet për në Europa League me një humbje zhgënjyese 2-0 nga Slovan Bratislava midis “Fadil Vokrrit”.

Ndeshja e parë në Sllovaki ishte mbyllur me rezultat 2-1 në të mirë të vendësve, derisa është pritur një paraqitje më dinjitoze nga “Nikli” në terren të vetë, shkruan Periskopi.

Mirëpo, gabimet amatore në mbrojtje dhe mungesa e ideve në sulm u kushtuan djelmoshave të Zekirija Ramadanit.

Fillimisht, Vernon De Marco realizoi në minutën e 19-të pas një krosimi në zonë nga këndorja, derisa e gjeti veten krejtësisht të pamarkuar dhe shënoi pa shumë probleme.

Në pjesën e dytë, fitoren mysafirëve ia vulosi David Holman, i cili poashtu shënoi me mjaft lehtësi ndaj një mbrojtje të hutuar vendëse.

Për ta nënvizuar edhe më shumë dëshpërimin te Feronikeli, Mevlan Zeka u përjashtua pasi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 89-të.

Këtu mbyllet aventura e Feronikelit në kompeticion, derisa Ramadani do të ketë shumëçka për të diskutuar me futbollistët e tij pas kësaj paraqitje.

/Periskopi.com/

Përfundon gjithçka për Feronikelin, sllovakët shënojnë edhe golin e dytë – mbrojtje amatore

Periskopi.com Sporti

Feronikeli e ka pësuar edhe golin e dytë kundër Slovan Bratisllavës në “Fadil Vokrri”.

Djelmoshat e Zekirija Ramadanit kanë punë të madhe për të bërë në repartin e mbrojtjes pas kësaj ndeshje, pasi paraqitja e katërshes defanzive thjesht ka qenë skandaloze, shkruan Periskopi.

Pas gabimit në golin e parë, mbrojtja e skuadrës nga Drenasi bëri një gafë tjetër duke lejuar me lehtësi të jashtëzakonshme depërtimin e një topi në zonë, aty ku u shërbye David Holman, i cili nuk gaboi dhe shënoi për 2-0.

Sipas të gjitha gjasave, këtu përfundon aventura e “Niklit” në Europa League. /Periskopi.com/

Feronikeli ka një mal për ta ngjitur në pjesën e dytë – në disavantazh kundër Slovanit edhe në shtëpi

Periskopi.com Sporti

Feronikeli duhet të shënojë dy herë në pjesën e dytë që të paktën t’i sigurojë vazhdimit, pasi e ka gjetur veten në disavantazh prej 1-0 kundër Slovan Bratislavës në “Fadil Vokrri”, në përballjen e vlefshme për kualifikimet për në Europa League.

“Nikli” u mundua ta fillojë ndeshjen fuqishëm, por ishte i paide nbë sulm, derisa kundërshtari rrezikonte vazhdimisht me anë të kundërsulmeve, transmeton Periskopi.

Pas një reagimi tejet të dobët në mbrojtje, Slovani shënoi pas një këndore, me Vernon De Marcon që realizoi në minutën e 19-të për 1-0.

Në vazhdim, përkundër rasteve, gola të tjerë nuk pati dhe skuadrën nga Drenasi tani e pret një mision tejet i vështirë në intervalin e dytë për ta rikthyer rezultatin. /Periskopi.com/

Ëndrra për fazën tjetër një hap më larg për Feronikelin – pëson gol nga Slovan Bratislava

Periskopi.com Sporti

Feronikeli ka pësuar në ndeshjen e kthimit kundër Slovan Bratislavës qysh në minutën e 19-të në “Fadil Vokrri”.

Djelomshat e Zekirija Ramadanit e filluan ndeshjen mirë, duke u munduar të organizojnë sulme, por pakujdesia në mbrojtje u kushtoi me gol.

Nga një rivënie këndore, Vernon De Marcos e gjeti veten krejtësisht të pamarkuar dhe shënoi me kokë nga afërsia.

Publikohen formacionet zyrtare nga ndeshja e kthimit Feronikeli – Slovan Bratislava

Periskopi.com Sporti

Feronikeli do të kërkojë vetëm fitoren sonte ndaj Slovan Bratislavës në ndeshjen e kthimit të raundit të dytë të kualifikimeve të Ligës së Evropës, transmeton zeri.info

Ndeshja fillon prej orës 18:00, kurse zhvillohet në “Fadil Vokrri”.

Sfida e parë në Sllovaki ishte mbyllur me rezultatin 2:1 në favor të Slovan Bratislavës.

Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare të të dyja skuadrave.

Formacionet zyrtare:

Image

Një tifo-klub i Kosovës, bën tifo për KF Feronikelin nesër në Prishtinë

Periskopi.com Sporti

Feronikeli do të luajë nesër ndeshjen kualifikuese në Ligën e Evropës.

Kundërshtari i Niklit do të jetë skuadra sllovake, Slovan Bratislava.

Në këtë ndeshje skuadrës kosovare i duhet një fitore së paku 1-0 për kalim tutje në fazën e tretë kualifikuese të kësaj gare, .

Tashmë ndihmë për Feronikelit përpos tifozëve të tyre, priten t’i japin edhe tifozët e Vllaznisë së Pozheranit.

Tigrat e Pozheranit siç njihen ndryshe kanë konfirmuar se do të jenë në Fadil Vokrri krah për krah Tigrave të Zi të Feronikelit.

Slovan Bratislava, frikësohet nga “Tigrat e Zi” të Drenasit

Periskopi.com Sporti

Slovan Bratislava para seancës stërvitore, sot në stadiuminin “Fadil Vokrri” ka mbajtur konferencë për media.

Në këtë konferencë u paraqitën trajneri Jan Kozak dhe lojtari Joeri de Kamps.

Joeri De Kamps u shpreh se janë përgatitur mjaftë mirë për këtë ndeshje por i frikësohet tifozëve pasi që sipas tij as Feronikeli nuk është pritur ashtu siç duhet në ndeshjen e parë dhe kështu mendon që do ti ndodh edhe skuadrës së tij.

“Ne jemi gjithmonë gati për të luajtur ndeshje të tilla. Jemi përgatitur mjaftë shumë. Kemi një ndeshje shumë të vështirë përballë një kundërshtari të fortë dhe të dy ekipet dëshirojnë ta fitojnë ndeshjen. Nuk frikësohemi, ne luajmë gjithmonë njëjtë si në shtëpi ashtu edhe si mysafirë. Nuk do ta kemi aspak të lehtë para tifozëve. Mendoj që nuk do të mirëpritemi mirë nga tifozët andaj do të jetë shumë e vështirë”, tha Kamps.

Ndërkaq trajneri i skuadrës nga Sllovakia, Jan Kozak tha se skuadra në Kosovë ka udhëtuar me vetëm një qëllim dhe ai është që të kualifikohet në raundin tjetër.

“Kemi një përparësi pasi kemi fituar ndeshjen e parë, e dimë se çfarë kërkojmë dhe dëshirojmë të kalojmë në raundin tjetër. Nuk do të jetë me rëndësi rezultati kryesorja është të kalojmë në raundin tjetër. Eliminimi, normalisht që do të ishte një zhgënjim i madh për Slovanin, por me gjithë respektin për Feronikelin ne kemi udhëtuar që të kalojmë në raundin tjetër. Ne jemi shumë të lumtur që do të ketë shumë shikues dhe do të jemi shumë të motivuar të luajmë para një numri të madh shikuesve” tha ai.

Të pyetur për ndodhitë e fundit te Slovan Bratislava për lojtarët dhe teajnerët serb drejtuesit e klubit të Sloveni Bratislavën nuk kanë dashur të diskutojnë diçka më shumë për arsye se sipas tyre nuk dëshirojnë ti fusin qështjet politike në sport.

Kujtojmë që ndeshja mes Niklit dhe Slovan Bratislavës zhvillohet nesër me fillim nga ora 18:00.

Feronikeli bën të ditur çmimin e biletave për ndeshjen e nesërme

Periskopi.com Sporti

Të martën, më 30 korrik, në “Fadil Vokrri” të Prishtinës, Feronikeli zhvillon takimin kthyes për kualifikime të Europa League, ndaj Slovan Bratislava.

Klubi nga Drenasi ka bërë të ditur vendin se ku do të shiten biletat dhe çmimet e tyre.

Ja njoftimi i plotë:

Nesër (e martë), prej orës 9:00, do të dalin në shitje biletat në këto pika:

Prishtinë: Dy pika te stadiumi “Fadil Vokrri”.

Drenas: Restaurant Dijamant

Komoran: Pizzeria Dijamant.

Çmimet e biletave do të jenë këto:

Veri dhe Jug: 3 Euro

Lindje: 5 Euro

Përendim: 10 Euro

VIP: 15 Euro.

Kujtojmë që ndeshja fillon prej orës 18:00 dhe dyert e stadiumit hapen në ora 16:00.

Ashtu si në ndeshjen e fundit, edhe për këtë takim do të ketë mijëra bileta falas.

Shkarkohet trajneri serb i Bratislavës pasi refuzoi ta drejtonte skuadrën kundër Feronikelit

Periskopi.com Sporti

Slovan Bratislava ka shkarkuar dy trajnerët e tij, Vladimir Radenkovic dhe trajnerin fizik Srdjan Zirojevic, të cilët nuk u paraqiten në ndeshjen ndaj Feronikelit me kërkesë të qeverisë serbe, transmeton Periskopi.

“Dëshirojmë t’i falënderojmë trajnerin Vladimir Radenkovic dhe trajnerin e fitnesit Srdjan Zirojevic për shërbimet e tyre për klubin Slovan dhe t’iu urojmë atyre gjithë të mirat në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Bratislavës.

Klubi sllovak fitoi ndeshjen e parë ndaj Feronikelit me rezultat 2:1, ndërsa javën e ardhshme do të luhet edhe ndeshja kthyese në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Drejtuesit e klubit kanë njoftuar se tani janë në kërkim të një trajneri të ri, por skuadrën tani për tani do ta drejtojë ndihmës-trajneri Jan Kozak, i cili ishte në stol edhe në ndeshjen e parë ndaj Niklit. /Periskopi.com/

Reagon FFK ndaj thirrjeve brutale raciste të fansave sllovakë në ndeshjen Slovan-Feronikeli

Periskopi.com Sporti

Banerët dhe thirrjet tejet raciste si “Kosova është Serbi” u dëgjuan gjatë ndeshjes kualifikuese për në Champions League mes Slovan Bratislavës dhe Feronikelit, të mërkurën mbrëma.

Ndeshja përfundoi me disfatë 2-1 të “Niklit”, por rezultati mbeti nën hijën e veprimeve të turpshme të fansave vendës, transmeton Periskopi.

Federata e Futbollit të Kosovës tani ka reaguar me një njoftim, ku thuhet:

Federata e Futbollit e Kosovës i dënon ashpër thirrjet dhe sloganet e paraqitura sot në ndeshjen e Europa Leagues në Bratislavë nga tifozët në ndeshjen Slovan – Feronikeli. Parullat dhe thirrjet e tilla, FFK-ja, i vlerëson si primitivizëm, të pakuptimta dhe natyrisht aspak reale.

Ëndrrat e Serbisë dhe të përkrahësve të tyre si dhe mashtrimet ndaj popullatës së tyre janë shumë të dëmshme edhe për vet ato klube dhe federatat e tyre, të cilat lejojnë këso anomali nëpër stadiumet e tyre.

Me këtë rast, ftojmë UEFA-në dhe FIFA-n që të marrin masa sa më rigoroze (konform rregulloreve të tyre) ndaj këtyre thirrjeve dhe sloganeve, në mënyrë që kjo të ndikojë edhe në klubet e tjera në parandalimin e sjelljeve të tilla.

Njëkohësisht kërkojmë nga Federata Sllovake që të reagojë për këto slogane të porositura kundër klubit tonë kampion dhe u bëjmë me dije se jemi partnerë të barabartë në UEFA e FIFA.

Ndërkohë, përgëzojmë futbollistët e KF “Feronikeli” që përkundër thirrjeve dhe sloganeve të tilla treguan lojë burrërore dhe besojmë në suksesin e tyre të mëtejmë.

Prishtinë, 24 korrik, 2019
Presidenti, Agim Ademi
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së

Statistikat nga humbja e Feronikelit kundër Slovan Bratislavës

Periskopi.com Sporti

Feronikeli është mposhtur 2-1 si mysafir i Slovan Bratislavës të nërkurën mbrëma, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet për në Europa League.

Ishte një paraqitje me karakter nga “Nikli”, skuadër e cila arriti të shënojë golin shumë të vlefshëm si mysafir në minutën e 67-të, pasi fillimisht Slovani kishte shënuar me anë të Nonos në minutën e nëntë dhe Sporarit në minutën e 61-të, transmeton Periskopi.

Djelmoshat nga Drenasi u treguan të matur në një ambient tejet të tensionuar, derisa vazhdimisht dëgjoheshin thirrjet raciste kundër Kosovës nga fansat sllovakë në tribuna.

Më poshtë, ju sjellim statistikat e plota nga ndeshja. /Periskopi.com/

 

Feronikeli pavarësisht humbjes kthehet kryelartë në Kosovë – ka shënuar golin e vlefshëm si mysafir

Periskopi.com Sporti

Feronikeli është mposhtur me rezultat 2-1 si mysafir i Slovan Bratislavës në kuadër të kualifikimeve për në Europa League.

Ishte një nga ato ndeshjet ku “Nikli” tregoi karakter dhe nuk u demoralizua pavarësisht disavantazhit 2-0 dhe thirrjeve të vazhdueshme raciste nga fansat vendës, transmeton Periskopi.

Fillimisht për Bratislavën shënoi Nono në minutën e nëntë, para se Sporar të realizonte në pjesën e dytë për 2-0 nga penalltia – saktësisht në minutën e 61-të.

Djelmoshat e Zekirija Ramadanit e kërkuan golin në vazhdim dhe e arritën atë me anë të Mendurim Hotit, i cili e nguliti topin në rrjetë pas një krosimi në zonë.

Pavarësisht humbjes, gjasat janë të mëdha që Feronikeli të vazhdojë tutje falë golit si mysafir, derisa pas një jave zhvillohet takimi i kthimit në Prishtinë. /Periskopi.com/

kampioni i Kosovës tregon dhëmbët – Hoti shënon supergol kundër sllovakëve

Periskopi.com Sporti

Feronikeli ka ngushtuar disavantazhin kundër Slovan Bratislavës në 2-1, në përballjen e vlefshme për kualifikimet për në Europa League.

“Nikli” u duk i pashpresë pas golit nga penalltia të Bratislavës në pjesën e dytë, por djelmsohat e Zekirija Ramadanit kanë arritur të shënojnë golin shumë të rëndësishëm si mysafir.

Mendurim Hoti është ai që e ka ngulitur topin në rrjetën e kundërshtarit, pas asistimit të Ramiz Lladrovcit në zonë. /Periskopi.com/

Slovan Bratislava shënon edhe golin e dytë kundër Feronikelit

Periskopi.com Sporti

Slovan Bratislava ka shënuar edhe golin e dytë kundër Feronikelit, në ndeshje e vlefshme për kualifikimet për në Europa League.

Sllovakët fillimisht i kaloi në epërsi Nono me një gol në minutën e nëntë.

Tani, Sporar ka dyfishuar shifrat duke realizuar nga penalltia në minutën e 61-të.

Kujtojmë se ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në Prishtinë. /Periskopi.com/

Paraqitje e dobët në pjesën e parë nga Feronikeli – e mbyll intervalin në disavantazh

Periskopi.com Sporti

Feronikeli e ka mbyllur pjesën e parë të ndeshjes kualifikuese për në Europa League kundër Slovan Bratislavas me disavantazh minimal 1-0.

Ishte një 45-minutësh për t’u harruar nga “Nikli”, skuadër e cila pati vetëm dy tentativa drejt portës kundërshtare, krahas dhjetë të sllovakëve.

Golin e vetëm për vendësit e shënoi Nono në minutën e nëntë.

Djelmoshat e Zekirija Ramadanit do të mundohen të shënojnë me çdo kusht si mysafir, para ndeshjes së kthimit në Kosovë pas një jave. /Periskopi.com/

Britslava kalon në epërsi kundër Feronikelit qysh në minutën e nëntë

Periskopi.com Sporti

Slovan Bratislava ka kaluar në epërsi në ndeshjen kundër Feronikelit, në kuadër të kualifikimeve për në Europa League.

Vendësit kaluan në epërsi qysh në minutën e nëntë me anë të një goli të shënuar nga Nono.

Kujtojmë se aktualisht sllovakët janë duke dominuar ndeshjen, derisa shpresojmë në një rikthim të Feronikelit në vazhdim. /Periksopi.com/

Publikohen formacionet zyrtare nga ndeshja e Feronikelit në Sllovaki kundër Bratisllavës

Periskopi.com Sporti

Feronikeli sonte ndeshet me Slavan Bratislavën në kualifikimet për në Europa League, me fillim nga ora 18:00.

Pas një aventure zhgënjyese në në parakualifikimet për në Champions League, “Nikli” kërkon t’i rikthehet rezultateve pozitive në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm të Evropës.

Më poshtë, formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Image

‘Kosova është Serbi’ – fanellat e turpshme që do t’i bartin fansat sllovakë kundër Feronikelit

Periskopi.com Sporti

Feronikeli sot me fillim nga ora 18:00 ndeshet me Slavia Bratislavën në kuadër të kualifikimeve për në Europa League.

Kjo përballje luhet në kuadër të rrethit të dytë eleminator për Europa Leaguen, derisa takimi zë vend në Sllovaki, transmeton Periskopi.

Dhe duke e ditur se Sllovakia ka raporte të mira me Serbinë në aspektin politik, kjo tani është shfaqur edhe në sport.

Pas presionit nga Serbia, dy futbollistët serbë Aleksandar Cavric dhe Dejan Drazic si dhe trajneri Vladimir Radenkovic nuk do të paraqiten sot.

Mbështetje ndaj Serbisë gjithherë kanë shprehur edhe tifozët e Slovan Bratislavës, të cilët kanë përgatitur edhe fanellat me slogane skandaloze për këtë ndeshje.

“Kosova është Serbi” shihet në mbishkrimin e këtyre fanellave të cilat tifozët sllovak do t’i mbajnë në ndeshjet e sotme.

Image

Ndryshe, çdo thirrje e tillë nga tifozët do të evidentohet nga UEFA, e cila pritet ta dënojë më pas kampionin e Sllovakisë. /Periskopi.com/

Slovan Bratislava – Feronikeli: Bastoret tallen me ‘Niklin’

Periskopi.com Sporti

Feronikeli nuk cilësohet favorit ndaj Slovan Bratislavas, në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Evropës.

Të mërkurën (sot) Feronikeli do ta luajë ndeshjen e parë kualifikuese të Europa League kundër Slovan Bratislavas, transmeton Periskopi.

Pasi u eliminua nga Liga e Kampionëve, skuadra nga Drenasi ka edhe një mundësi për të zhvilluar garat në Europa League.

Sipas kompanive të basteve, sllovakët janë dukshëm më favorit në këtë ndeshje.

Fitorja e Slovan Bratislavës është kuotuar me 1.14, barazimi me 7.00 derisa fitorja e Feronikelit 13.00.

Ndeshja ndërmjet Slovan Bratislavas e Feronikelit luhet me fillim nga ora 18.00. /Periskopi.com/