Këto janë fjalët e Munishit pas humbjes që pësoi Ballkani nga Prishtina

Periskopi.com Sporti

Ismet Munishi nuk është ndarë i kënaqur me gjykimin në ndeshjen Prishtina – Ballkani e cila përfundoi me rezultat 2-1

Gjyqtari kryesor, Tefik Maloku akordoi një penalti në minutën e 90-të për Prishtinën, nga e cila nuk u nda i kënaqur aspak trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi.

“Referimi nuk ka qenë i mirë, pasi ka pasur luftë në 16 metërsh, por ne jemi në Kosovë dhe i dimë të gjitha çfarë ndodh, kush bjen, kush fiton e gjithçka… është koha e fundit për t’i ndalur këto gjëra, pasi edhe vjet humbëm titullin kështu,” ka thënë Munishi.

“Prishtina luajti mirë, ndeshja ishte e luftuar. Ata patën rastet e tyre, ne të tonat, por kur gjyqtari vendos të bëhet protagonist kështu është.

“Ne kemi pasur ecuri më të mirë e këtë e tregojnë edhe pikët, po të ishte referimi korrekt Ballkani do duhej të ishte në vend të parë me gjashtë pikë diferencë nëse gjyqtarët do ishin korrekt më të gjitha ekipet njejtë.

“Nuk ka qenë ndeshje për shtatë kartona, pasi as nuk jemi prerë me bajoneta as skemi luftuar me armë, futboll kemi luajtur,”.