Çmenduri në Rusi: Skuadra e infektuar me Covid detyrohet ta luajë ndeshjen, e pëson brutalisht

Periskopi.com Sporti

Rostov u shkatërrua 10-1 nga Sochi të premten mbrëma, me skuadrën e Premier Leagues ruse që u detyrua të futet në fushë me lojtarë amatorë për shkak të protokolleve të karantinës.

Gjashtë lojtarë të Rostovit rezultuan pozitiv me koronavirus të mërkurën, dy ditë para se të rifillonte sezoni pas pezullimit për shkak të pandemisë, transmeton Periskopi.

Kjo nënkuptoi që e tërë skuadra të futet në vetëizolim.

Të gjithë lojtarët dhe trajnerët e Rostovit u izoluan, dhe kjo nënkuptoi se skuadra – e cila pozicionohet në vendin e katërt në Premier Leaguen ruse- duhej të luante me lojtarë amatorë.

Tinejxherët e Rostovit befasisht kaluan në epërsi kur Roman Romanov shënoi në minutën e parë, por e mbyllën pjesën e parë me disavantazh 1-0.

Sochi u tregua i pamëshirshëm në pjesën e dytë.

Portieri 17-vjecar i Rostovit, Denis Popov u shpall ‘Lojtari i Ndeshjes’, pavarësisht se pësoi 10 gola, por bëri 15 pritje, përfshirë një penallti. Sochi pati në total 41 goditje në drejtim të portës, ndërsa Rostov vetëm dy.

Presidenti i Rostovit, Artashes Arutyunyants tha pas ndeshjes se Sochi refuzoi kërkesën e tij që ndeshja të shtyhet. /Periskopi.com/