Limaj: Socialdemokratet dhe liberalet garantojnë të ardhmen të cilën e duan qytetarët e vendit

Periskopi.com Lajme

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit NISMA-AKR-PD, Fatmir Limaj, ka thënë se koalicioni të cilën ai e udhëheq garon me kandidatët më të mirë për deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Njerëz me vlera të larta, të cilët, Limaj thotë se e meritojnë mbështetjen e qytetarëve.

“Socialdemokratet dhe liberalët garantojnë të ardhmen të cilët e duan qytetarët e vendit. Boshti ynë politikë angazhohet për Kosovën shtet të së drejtës, të drejtësisë sociale dhe të integruar në BE”, shkruan Limaj.

Më tutje, Limaj shkruan se koalicioni NISMA-AKR-PD premton dhe garanton të ardhmen që e duan qytetarët e vendit.

Postimi i plotë:

Boshti politik NISMA-AKR-PD angazhohet për shoqëri në themelet e së cilës qëndrojnë vlerat themelore si Liria, Drejtësia dhe Solidariteti.

Koalicioni fitues i zgjedhjeve të 6 tetorit garon me kandidatët më të mirë, njerëz me vlera të larta të cilët meritojnë mbështetjen e qytetarëve.

Socialdemokratët dhe liberalët garantojnë të ardhmen të cilët e duan qytetarët e vendit.

Boshti ynë politik angazhohet për Kosovën shtet të së drejtës, të drejtësisë sociale dhe të integruar në BE.

Lista e kandidatëve për deputetë nga koalicioni ynë premton dhe garanton të ardhmen që e duan qytetarët tanë.

Bashkë për Shtetin!

Krasniqi: Vendi ka nevojë të qeveriset nga Socialdemokratët

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi ka vlerësuar se vendi duhet të qeveriset nga socialdemokratët.

Në një postim në profilin e tij në Instagram, ka shkruar se barikadimet e deri tashme politike veç sa e kanë dëmtuar vendin dhe ketë e kanë parë se çka prodhon.

Sipas tij, për krijimin e konsensuesit nacional, kërkohet angazhimi i të gjithëve, e mbi të gjitha i atyre që mendojnë se kanë kontribuar shumë për të ardhur deri këtu.

Më poshtë postimi i Krasniqit pa ndërhyrje:

Po bashkimit socialdemokrat, jo çdo forme të barikadimeve vetëm për pushtet!

NISMA Socialdemokrate ka kohë që është duke e vezhguar situatën politike në vend dhe zhvillimet e qëndrimet politike rreth e për Kosovën.

Të gjitha rrethanat politike dhe jo vetëm ato na tregojnë se vendit i duhen: bashkimi socialdemokrat dhe konsensuesi nacional.

Se pari, një bashkim i të majtës ideologjike ( socialdemokratike), fjala është për socialdemokratët e bindjeve dhe jo të fjalëve .

Se dyti, dhe kryesorja, vendit i duhet krijimi i një konsensuesi vërtetë nacional, që donë me thënë jo barikadim: pozitë – opozitë, por bashkim politik për interesin nacional i cili shkon përtej çdo ndarje ideologjike a politike.

Barikadimet e deri tashme politike veç sa e kanë dëmtuar vendin dhe ketë e kemi parë se çka prodhon!

Realiteti që po e jetojmë është dëshmia më e mirë.

Kosova dhe qytetarët e saj kanë nevojë për një bashkim të Socialdemokratëve dhe qeverisjen e vendit nga ta! Kjo është më shumë se e qartë.

Politikat socialdemokrate mbetet shpresa për ndërtimin e shtetit të se drejtës, shtetit të dijës e të zhvillimit, shtetit të drejtësisë sociale! Prandaj e vendosa ketë si hap të parë.

Kjo u duhet qytetarëve dhe ata janë sovrani që mund ta vendosin ketë! Ndryshimin duhet e mund ta bëjnë vetëm qytetarët.

Por, kjo nuk duhet që t’i pengojë socialdemokratet që të ndihmojnë krijimin e konsensusit nacional. Përkundrazi duhet ta ndihmojnë fortë formimin e konsensusit të përgjithshëm politik. Konsensuesi u duhet të gjithve.

NISMA Socialdemokrate angazhohet fortë për këto dy çështje të interesit kombëtar!

Për krijimin e konsensuesit nacional, kërkohet angazhimi i të gjithve, e mbi të gjitha i atyre që mendojnë se kanë kontribuar shumë për të ardhur deri këtu.

Le t’i ndihmojnë edhe të tjerët që të japin kontributin e tyre! Këtu e kanë rastin që t’i tregojnë virtytet e tyre fisnike!

Skënderbeu i vlerësonte shumë njerëzit e virtytshëm.