Solskajer e konfirmon interesimin për Haalandin

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer ka konfirmuar se ka interesim për yllin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland.

 

Haaland është një ndër sulmuesit më të mirë duke regjistruar 39 gola në 41 paraqitje për gjigantin gjerman.

Norvegjezi thuhet se do transferohet te ndonjë skuadër e madhe dhe interesimin e “Djajve të Kuq” e ka konfirmuar Solskjaer.

“Erling do këtë karrierë fantastike. Jam duke e ndjekur. Gjithmonë e kam thënë”.

“Para dy viteve ndoshta. Kohë e mrekullueshme. Ai do të këtë karrierë te mirë te Norvegjia dhe klubi”, u shpreh ai.

Klauzola e lirimit të Haaland është 68 milionë euro, por do jetë aktive në vitin 2022, andaj që të largohet në verën e ardhshme klubet duhet të paguajnë se paku 100 milionë euro.

Solskjaer: Nëse Pogba do një sfidë të re, unë do ia jap

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer nuk beson që Paul Pogba duhet të largohet nga klubi për ta sfiduar veten.

Pogba nuk është i kënaqur për momentin në “Old Trafford” dhe preferon një transferim te ndonjë klub i madh për të fituar disa trofe, transmeton KosovaPress.

“Kam thënë shumë herë se Pogba është një lojtar i mirë dhe asnjëherë nuk ka qenë problem. Nuk kam qenë asnjë herë nervoz për ndonjë gjë dhe kemi pasur shumë bisedime për të ardhmen e tij nëse ai dëshiron një sfidë të re unë do ia jap”, deklaroi ai.