Arsenali pa probleme kalon Southamptonin, ringjallë ëndrrën evropiane

Periskopi.com Sporti

Arsenali ka arritur një fitore të rëndësishme si mysafir i Southamptonit, me rezultat 2-0.

Djelmoshat e Mikel Artetas ende i kanë gjallë shpresat për një vend që dërgon në Evropë, edhe pse do të jetë shumë e vështirë, shkruan Periskopi.

Nketiah kaloi fillimisht londinezët në epërsi në minutën e 20-të, para se ëillock të realizonte për epilogun final në minutën e 87-të.

Duhet theksuar se Southamptoni luajti me dhjetë lojtarë në fushë nga minuta e 85-të kur Stephens u përjashtua pasi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Pas kësaj fitoreje, Arsenali zë pozitën e nëntë me 43 pikë, ndërsa Southamptoni të 14-tën me 37 pikë.

Skuadra nga veriu i Londrës aktaulisht është gjashtë pikë larg vendit të pestë, kur kanë mbetur edhe shtatë ndeshje për t’u luajtur. /Periskopi.com/