Luciano Spalletti nuk përmbahet, përplaset me gazetarin

Periskopi.com Sporti

Luciano Spalletti është treguar i papërmbajtur pas ndeshjes ku u ndal me një barazim kundrejt Firences.

Në një prononcim për mediat ai është përplasur me gazetarin dhe komentatorin italian Caressa.

“Dëgjova që thatë “mund të ishte penallti”. Këtu është e qartë, nuk ka nevojë për të folur sipas tifozllëkut. D’Ambrosio e kap me gjoks, nuk ka rrëshqitje në krah. Eshtë gjoks dhe duket qartë, jo mund të jetë kështu ose ashtu… Por, nesër do të thuhet Spalletti nuk bën dhe duhet të ikë, vjen ky ose ai tjetri. Muhabetet e përhershme”.

“Nuk shkova të flas me arbitrin, nuk e bëj ndonjëherë. Këto janë ndeshje deçizive për objektivat tonë. Di të them që ekranin e pamë 40 vetë dhe të gjithë panë gjoks. Kur arbitri shkon të shohë, sheh atë që pamë të gjithë aty”.

“Arbitri ndikohet, ata që luajnë në shtëpi vërshëllejnë gjithçka dhe këdo. Rëndësi ka që luajti mirë ekipi im. Jam i kënaqur” përfundoi ai./

Spalleti drejt shkarkimit nga Interi

Periskopi.com Sporti

Interi u mposht pasditen e djeshme në “San Siro” ndaj Bolognas (0-1), duke thelluar krizën që e ka përfshirë.

Zikaltrit janë duke menduar të shkarkojnë Luciano Spallettin, ku tashmë kanë gjetur një trajner deri në fund të sezonit.

Interi po mendon të afrojë ish-lojtarin e vet, Esteban Cambiasson, si trajner deri në fund të këtij sezoni.

Me të përfunduar ky sezon, drejtimin e zikaltërve pritet ta marrë Antonio Conte, që aktualisht është i papunë, pas shkarkimit nga Chelsea në verën e kaluar.