Një Spanjë sensacionale, i shkaktoi debakël Gjermanisë – ia tundi rrjetën plot 6 herë

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja e Spanjës i ka shkaktuar debakël Kombëtares gjermane në takimin e sontëm që u luajt në kuadër të grupit A të Ligës së Kombeve, shkruan Periskopi.

Spanjollët realizuan një fitore të thellë, duke tundur plot gjashtë herë rrjetën e gjermanëve.

Stuhia e spanjollëve nisi qysh në start të takimit, ku në minutën e 17’të sulmuesi i Juventusit, Alvaro Morata realizoi me kokë.

Goli i radhës për spanjollët erdhi nga sulmuesi i Cityt, Ferran Torres, i cili realizoi edhe në minutën e 55’të dhe të 71’të të ndeshjes.

Kurse për epërsinë e trefishtë të spanjollëve u përkujdes Rodri.

Krejt në fund të ndeshjes, përkatësisht në minutën e 89’të, për 6:0 shënoi Mikel Oyarzabal. /Periskopi

Morata nuk gabon, shënon drejtë e në portën e gjermanëve – portieri në ‘gjumë’

Periskopi.com Sporti

Sonte në kuadër të grupit të A të Ligës së Kombeve, po zhvillohet përballja midis Kombëtares së Spanjes dhe asaj të Gjermanisë. Ballafaqim ky që në 15 vitet e fundit e ka marrë statusin e derbeve ndër më prominente në futbollin botëror, shkruan Periskopi.

Aktualisht kur po vijon minuta e 17’të e takimit, Kombëtarja spanjolle ka arritur ta realizojë golin e avantazhit.

Autor i golit për skuadrën ‘Stuhinë e Kuqe’ është Morata, cili shënoi me kokë.

Shihni golin. /Periskopi

Formacionet zyrtare: Spanjë – Gjermani

Periskopi.com Sporti

Spanjë – Gjermani do të jetë sfidë për vendin e parë në grupin 4 në Ligën A në Ligën e Kombeve.

Kjo ndeshje derbi mes Spanjës dhe Gjermanisë fillon nga ora 20:45.

Formacionet zyrtare: Spanjë – Gjermani