Përgatitet filmi për “Spice Girls”, edhe Victoria Beckham shfaqet në të

Periskopi.com Showbiz

Edhe pse ende nuk janë në dispozicion shumë detaje rreth filmit për bendin “Spice Girls”, tani për tani dihet se në të do të shfaqet të pesë anëtaret e këtij bendi.

Përmes filmit për “Spice Girls” legjendare, do të kthehemi në vitet e nëntëdhjeta dhe në një kohë tjetër në të cilën mbizotëronin zhanre të tjera muzikore, kombinime të tjera të modës dhe një formacion krejtësisht i ndryshëm i muzikantëve në mesin e të cilëve ishte edhe kjo pesëshe e famshme.

Filmi do të duhej të dalë gjatë vitit 2020 ndërsa ngjarja e filmit do t’i mbulojë të gjitha ngjarjet e rëndësishme që kanë ndodhur gjatë karrierës së këtij bendi, shkruan KOHA Ditore.

Pesëshja e famshme që nga viti 1997 nuk ka punuar së bashku në ndonjë film, kur e xhiruan “Spice World”, i cili fliste për udhëtimet e tyre të përbashkëta, çmimin që duhej ta paguanin për famën dhe jetën në lëkurën e anëtareve të bendit më të popullarizuar femëror në botë.

Bendi është aktualisht në një turne britanik në të cilën Victoria nuk iu bashkua, por ajo i mbështeti ato dhe njoftoi se mund të shfaqet në disa nga koncertet.