Reagojnë punëtorët: Në Spital të Mitrovicës udhëheqësit po e zhvatin buxhetin

Periskopi.com Lajme

Punëtorët e Spitalit të Mitrovicës, me anë të një reagimi për media, kanë ngritur shqetësimet për zhvatjen dhe keqpërdorimin e buxhetit të Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë, gjë që sipas tyre po bëhet qëllimisht nga individ të caktuar – raporton Periskopi.

Në reagimin e tyre për këto zhvatje dhe keqpërdorime përmendet Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë, Enis Istrefi, i cili njëkohësisht është edhe neurolog.

Sipas punëtorëve të këtij Spitali, Istrefi bën manipulime me kujdestari, pasi thuajse asnjëherë nuk e mban atë, por gjithmonë paguhet.

Aty përmenden kontrolle në ordinanca private të mjekëve, në kohën kur ata do të duhej të ishin në orar të punës në Spitalin e Mitrovicës. Madje, ofrohen dëshmi për këto mungesa gjatë orarit të punës.

Punëtorët e Spitalit u bëjnë thirrje të gjithë akterëve që të ndërmarrin masa urgjente për parandalimin e kësaj zhvatje dhe këtyre manipulimeve.

Lexoni të plotë reagimin e Spitalit të Mitrovicës:

Zhvatja dhe keqperdorimi i buxhetit ne Spitalin e Pergjithshem – Mitrovice dhe          manipulimet me kujdestari

Reparti i Neurologjise

Ud i Drejtorit Ekzekutiv  dr. Enis Istrefi  njeherit edhe Neurologe   organizone kujdestari ne Repartin e tij vetem diteve te shtunde  kur  dihet se kujdestaria diteve te vikendit paguhet gati dyfishin e diteve tjera , e verteta eshte se ai pothuajese asnjehere nuk e mbane kujdestarin  por vetem  evidentohet  dhe i paguhet kujdestaria   pa  kujdestaru  fare. Kryetekniku i Repartit te Neurologjise  Lavdim Demiri  me dt. 30.12.2018 si dhe me dt. 12.01.2019  nuk ka qene fare ne kujdestari  e kujdestaria i paguhet , ai vetem vikendeve kujdestaron   e ne fakt jo vetem keto dy data por asnjehere nuk e mbane ndrrimin por vetem evidenton veten  kinse ka  kujdestaru dhe  i kryhet pagesa  pa kujdestaru fare.

Dr.Enis Istrefi UD.Drejtor i spitalit te pergjitheshem ne Mitrovice i cili eshte edhe maja e hierarkise se spitalit dhe personi pergjegjes per menagjimin  e tije eshte drejteperdrejte i perfshire dhe jo vetem kaqe por  eshte edhe ne rolin e prijesit ne keto keqeperdorime, zhvatje dhe manipulime te cilat jan duke ndodhur ne  spital dhe e gjithe kjo ne kundershtim me statusin e Shskuks dhe me te gjitha rregullat dhe ligjet ne fuqi.

Te gjitha keto  manipulime dhe keqeperdorime te parase publike ndodhin ne kete Repart  per te cilat eshte ne dijeni  Ud i Drejtorit Ekzekutiv dr Enis Istrefi   pjese e te cilave eshte edhe ai vet.

Te gjitha mund te vertetohen nga protokolet , deshmitaret , listat e pagave dhe menyra tjera

Reparti i Internos

Me dt.   diten kur dr. Bajram Meziu ishte kujdestar  nuk ndodhej ne Spital por kontrollon  pacient ne ordinancen e tij private ne Skenderaj.

deshmi ; Raporti i  leshuar pacientit ne Ordinancen e tije private.

Gjithashtu Internistat sipas  listes se kujdestarive  figuron se kujdestarojne nga dy mjek  e ne fakt kujdestaron vetem nji   e paguhen dy  mjek

Reparti i ORL-se dhe Oftalmologjise

Mjeket ne kete Reparte  nuk  kujdestarojne fare ne  keto Reparte   dorezojne evidenca kinse kan kujdestaru e ne fakt  asnjeri nga ata nuk kujdestaron   e pere keto mashtrime ata shperblehen me shume te medha parashe ne emer te kujdestarive  .

  1. Enver Asllani specialist i ORL-se  diten kur ka qene kujdestare  me dt. 24.12.2018  nuk ka qene ne Spital fare  , ai ka kontrollu pacente ne ordinancen e tij private  , e keqja me e madhe eshte se  ai ne Ordinancen e tij private ka leshu pacientit   raport   te  Spitalit te cliin raport vetem spitali ka te drejte ta leshoj dhe ta vulos kurse ky zoteriu ne fjale ka keqeperdor vulen dhe formatin e raportit te institucionit -Spitalit .

deshmi : Raporti i pacientit te kontrolluar ne ordinancen e  dr. Enver Asllanit   me dt. 24.12.2018  kur ai ishte kujdestare .

Po te njejten dite Dr. Enveri thiret  per konsult ne Emergjencen e Spitalit si mjek kujdestar qe i ishte  por ai nuk nodhet  fore ne Spital  e cila gje eshte evidentu .

Deshmi : Raporti i Emergjences   ku figuron qe dr. Enveri eshte thire ne konsultim dhe ai nuk ka qene ne vend te punes.

Po te njejten  me 24.12.2014 dr. Enver Asllani  i cili ate dite ishte kujdestar  ne Spital  , shkone  per te festuar per permbylljen e vitit  , ku perpose tije  ndodhen edhe infermier te tjere te cilet kane qene ne ndrrime ne Repartin e Oftalmologjise  dhe ORL e leshojne Repartin dhe shkojne per te festuar ,

te gjitha keto ndodhin me dijenin dhe angazhimin  e Drejtorit Mjeksor dr. Zahir Musa  i cili ne vend qe te nderrmer masa per  leshimin e  Reparteve  gjate kujdestarise   Drejtori Mjeksor organizon dhe feston se bashku me ta  pa u brengose fare per fatin e pacienteve.

Deshmi : fotot nga  Restorani ku ata kane festuar.

Edhe Naser Jashari   specialist i ORL   asnjehere nuk kujdestaron dhe  merr  shuma te medha parash ne emer te  kujdestarise .  te gjitha mund te  vertetohen nga protokolet, listat e pagave ,deshmitaret dhe menyrave tjera.

Ne keto Reparte askushe nuk informon pacientet  se cili mjek eshte kujdestar ne keto reparte  ne menyre qe te krijohet amulli  duke lene hapesire per manipulim ,  sepse jane te diktuar- udheruar nga KAPO i manipulimeve me kujdestarit  Drejtori  mjekesor  Dr. Zahiri  i cili rregullon listat e kujdestarive sipas deshires pa kujdestaru mjeket fare,  Mjeket e ketyre dy reparteve   manipulojne    edhe me formular   ku ne ordinancat e tyre private diteve kur ata figurojne neper evidenca per pagese te kujdestarive ,  ata  leshojne  raporte  te Spitalit dhe vendosin vulen e Spitalit (Repartit te tyre )  ne menyre qe te  mbulohen manipulimet e tyre  kinse pacientet jane kontrolluar ne Spital.

Te gjitha  keto qe u ceken me larte  mund  te vertetohen  me ane te nje investigimi  nga protokolet,listat e evidencave te kujdestarive qe dorezohen per pagesa , listat e pagave,deshmitaret dhe menyra tjera .

Organizimi i kujdestarive ne keto reparte eshte ne kundershtim me vemdimin e Bordit drejtues te shskuk-es pasi  qe ne keto Repart nuk parashihet kujdestari por vetem gadishmeria .

Dr.Zahir Musa Drejtor Mjeksor   manipulues  me kujdestari eshte edhe personi i cili eshte duke i shkaktuar deme te madhe institucionit dhuke keqeperdorur shuma te majme te paras publike me qellim te perfitimit personal dhe te bashkekryeseve te tije dr. Enis Istrefi dhe mjekeve te tjere te perfshire ne kete skeme te manipulimeve, mashtrimeve,zhvatjes dhe keqeperdorimeve.

Ne punetoret e Spitalit jemi tejet te prengosur  per  manipulimet dhe  zhvatjen e keqeperdorimin e buxhetit te Spitalit   i cili shkone ne deme te qytetareve  te cilet  paguajne per nje sherbim me te mire  dhe me cilesor.

i Bejme thirrje  te gjithe aktereve te cilet jane pergjegjes qe te nderrmarin masa urgjente ne pajtueshmeri me pergjegjesite dhe funksionin qe kane  qe njehere e pergjithemone te ndalen keto keqperdorime  si dhe te ndeshkohen te gjithe ata qe  jane pergjegjes  per  zhvatje dhe keqperdorim te parase publike dhe demtimit te pacienteve dhe rrezikimit te jetes se qytatareve te Mitrovices ne pergjithesi.

Këto janë dëshmitë që ata kanë ofruar: 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shkarkohet drejtori i Spitalit të Mitrovicës dhe suspendohet një anesteziolog

Periskopi.com Lajme

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, Hamzë Berisha, është shkarkuar të mërkurën nga pozita e drejtorit për shkak të performancës jo të mirë. Bashkë me të është suspenduar edhe anesteziologu Imer Sejdiu, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ky i fundit është suspenduar shkaku i mungesës në vendin e punës. Vendimin për shkarkimin e Berishës e ka marrë Basri Sejdiu, drejtor i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

Hamzë Berisha më nuk do ta ushtrojë pozitën e drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës. Pas shkarkimit të tij nga kjo pozitë, ai është caktuar mjek specialist në Shërbimin Emergjent të Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës.

Lajmin për shkarkim e ka konfirmuar vetë Berisha në një bisedë për gazetën.

“Është marrë një vendim dhe arsyet janë të cekura në atë vendim. Unë e kam anën ligjore që të bëj ankesë pas këtij vendimi, dhe pas kësaj ankese do të shohim se çfarë do të ndodhë më tutje”, ka deklaruar Berisha.

Shkarkohet drejtori i Spitalit të Mitrovicës

Periskopi.com Lajme

Hamzë Berisha është shkarkuar nga pozita e drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës.
Vendimin për shkarkimin e Berishës e ka marrë Basri Sejdiu, drejtor i Komisionit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK).

Berisha në një deklaratë për gazetën Koha Ditore ka thënë se drejtori i SHSKUK-së e ka telefonuar dhe ia ka konfirmuar vendimin për largim.

“Kam dëgjuar por ende nuk më ka ardhur vendimi. Pasi të shoh vendimin se si e kanë arsyetuar mund të deklarohem”, ka thënë Berisha.

Shkarkimi i Berishës vjen pas raportimit të Kohës Ditore më 10 nëntor se Spitali i Mitrovicës kishte cilësuar si aparatura tavolinat dhe shtretërit dhe ishte planifikuar shpenzimi i dhjetëra e mijëra eurove për “servisimin” e tyre.

Ky institucion për të arsyetuar procesin e tenderimit, inventarin e ka futur në kategorinë e pajisjeve.

“Mashtrimi” është konstatuar nga një Komision i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), i krijuar enkas për hetimin e këtij procesi të prokurimit. Për rrjedhojë tenderi që peshonte 80 mijë euro është anuluar.

Gjetjet në raport tregojnë se nga komplet lista e aparateve të përfshira për servisim, më shumë se 25 për qind prej tyre (shtretër, tavolina….) nuk janë fare pajisje.

Spitali i Mitrovicës i përfshin shtretërit në tenderin për servisim të aparaturave

Periskopi.com Lajme

Tavolinat dhe shtretërit janë cilësuar si aparatura nga menaxhmenti i Spitalit të Mitrovicës, dhe për “servisimin” e tyre është planifikuar shpenzimi i dhjetëra e mijërave eurove. Ky institucion për të arsyetuar procesin e tenderimit, inventarin e ka futur në kategorinë e pajisjeve, shkruan sot Koha Ditore.

“Mashtrimi” është konstatuar nga një Komision i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), i krijuar enkas për hetimin e këtij procesi të prokurimit. Për rrjedhojë tenderi që peshonte 80 mijë euro është anuluar.

Gjetjet në raport tregojnë se nga komplet lista e aparateve të përfshira për servisim, më shumë se 25 për qind prej tyre (shtretër, tavolina….) nuk janë fare pajisje.

“Nga pjesa e mbetur, 40 për qind e tyre ende nuk janë funksionalizuar, janë të reja në paketime, dhe si të tilla nuk kanë arsye për servisim. Komisioni i vlerësimit në bazë të këtyre vërejtjeve ka rekomanduar që operatori ekonomik “KosovaMed Healthcare” sh.p.k, të mos shpërblehet me kontratë, sepse dhënia e kësaj kontrate dëmton rëndë buxhetin pa arsye”, thuhet në raportin, një pjesë e të cilit është cituar në vendimin OSHP-së për anulimin e këtij tenderi.