Hoti: LDK mbështet cilindo variant të ligjit për sponsorizime

Periskopi.com Lajme

Kuvendi i Kosovës ka nisur punimet e seancës së jashtëzakonshme, ku po diskutohet për i projektligjin për tatimin në të ardhurat e korporatave.

Shefi i Grupit Parlamentari i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës do ta mbështet cilin do variant të ligjit për sponzorizime që hedhet sot për votim në Kuvend.

“Ditëve të fundit ka pas shumë informata të pasakta. Ne e mbështesim plotësisht idenë për sponzorizim të sportit.  Ajo çka ne propozojmë është që të rritet potenciali për sponzorizim të sportit për 30% bruto. Mundësia e sponzorizimit të sportit sipas amendamentit të deputetit Haxhiu është maksimum 30 milionë euro”, ka thënë Hoti.