Lajm i mirë për qytetarët –  Ja kur do të hapet Pishina e Gërmisë, këto janë çmimet këtë vit

Periskopi.com Lajme

Pishina e Gërmisë nga nesër do të jetë e hapur për të gjithë qytetarët, që duan të freskohen në këto ditë të nxehtë të qershorit.

Këtë e ka bërë të ditur për Periskopin Kryeshefja ekzekutive e ndërmarrjes publike “Sport Marketing”, Mirlinda Sopi Krasniqi.

Në një deklaratë thënë Periskopit, Sopi Krasniqi  ka thënë se hapja e kësaj pishine do të bëhet nesër duke filluar nga 09:30 deri në 10:00.

Me rastin e hapjes së pishinës, është paraparë të mbahet edhe një koktej rasti.

Kryeshefja ekzekutive tutje ka bërë të ditur se tashmë janë kryer të gjitha përgatitjet për këtë pishinë, dhe se e njëjta do të jetë në dispozicion të plotë për qytetarët që nga nesër.

Pishina e Gërmisë, është një nga hapësirat ku banorët e kryeqytetit kalojnë kohën gjatën ditëve të nxehta të verës.

Edhe këtë vit, pishina e vetme në kryeqytet, është gati të pres shumë vizitorë që nga nesër.

Hapja e pishinës ishte paraparë të bëhej më 11 qershor, në ditën e çlirimit të kryeqytetit, por nuk dihet pse nuk ka ndodhur një gjë e tillë, pavarësisht motit të mirë e temperaturave të larta.

Edhe këtë vit parashihet të jenë çmimet e njëjta në këtë ndërmarrje. 3 euro është bileta gjatë vikendit për të rriturit, ndërsa 2 euro nga e hëna në të premten për të rriturit, 1 euro për të vegjlit, për fëmijët nën moshën 7 vjeçare është pa pagesë./PERISKOPI