Haradinaj: Një etapë e re shpresëdhënëse për fuqizimin e sportit në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Kryeministri Ramush Haradinaj deklaroi pas votimit të Ligjit për tatim mbi të ardhurat në Korporata se tashmë fillon një etapë e re shpresëdhënëse për fuqizimin e sportit në Kosovë.

Shefi i ekzekutivit kosovar e përgëzoi Kuvendin që me votën e tij tha se e fuqizoi sportin dhe i jep krah sukseseve kulmore të sportistëve tanë, të cilët po ecin gjurmëve të Majlinda Kelmendit, duke e ngritur lartë imazhin e vendit.

“Votimi i Ligjit për tatim mbi të ardhurat në Korporata, i cili e kompleton dhe e mundëson implementimin e Ligjit për Sponsorizim, u jep mundësi bizneseve që të investojnë jo vetëm në rritjen e kapitalit të tyre, por edhe në kultivimin e vlerave në sport, që ngrisin talentët e rinj në përmasa ndërkombëtare”, tha Haradinaj.

Sot paraqiten dy sportistë tjerë të Kosovës në Lojërat Evropiane

Periskopi.com Sporti

Kosova sot do të paraqitet me dy sportist në Lojërat Evropiane ‘Minsk 2019’.

Duke filluar nga ora 10:00 do të ndeshet Loriana Kuka në kategorinë (-78 kg).

Derisa në boks, Patriot Behrami do të luaj kundër italianit, Mangiacapre Vincenzo. Ndeshja çerekfinale do t filloj nga ora 19:15.

Kujtojmë se Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e artë derisa Distria Krasniqi ka fituar medaljen e argjendtë.