Tag: St. George

Nacionalizmi anglez shprehet në rrethrrotullime, suksesi i Tre Luanëve aktivizion miliona britanikë
Duke harruar djemtë e Gareth Southgate, heronjtë e vërtetë janë miliona britanikë që po e përkrahin ekipin kombëtar.
Por njëri prej tifoëzve ka marrë vëmendjen e mediave sociale – ai ka pikturuar flamurin e St George në disa rrethrrotullime të Britanisë, raportoi mediumi britanik “Metro”, transmeton Periskopi.
Ashtu si një lepur në dritë me një ngjyrosës në dorë, një njeri i drejtohet “Më fal, çfarë jeni duke bërë?”.
Ndërsa, personi në aksion i përgjigjet: “Po shprehi mbështetjen për vendin tim, zotëri!”.
Pas përfundimit të punës, ai i drejtohet kamerës më këto fjalë: “Po vij në shtëpi”.
Videoja besohet se është bërë në Cannock, Staffordshire.
Piktori i mistershëm është përshkruar si një ‘legjendë’ dhe ‘hero’ nga disa komentues./Periskopi/
petition to turn Barton’s new pointless roundabout into an England flag like this pic.twitter.com/ZrGGprHhWe
— kate (@kate_slatch) July 10, 2018

Ethet e Kupës Botërore e kapin Ferdinandin, parashikon fitore të Anglisë ndaj Suedisë
Ethet e Kupës Botërore e kanë kapur ish-lojtarin e Anglisë, Rio Ferdinand para përballjes historike mes Suedisë dhe Anglisë.
Ish-lojtari i Anglisë, Rio Ferdinand duke veshur kostumin e Tre Luanëve, në rrjetin social Twitter ai postoi një video duke performuar para pasqyrës.
“Mirëmëngjes njerëz, çfarë dite është sot? Është Suedi vs Angli në Kupën Botërore në Rusi”, tha ai, raportoi “DailyMail”, transmeton Periskopi.
“Unë jam këtu, i gatshëm të zbres poshtë në studio. Jessy Lingard, Welbz (Danny Welbeeck), të gjithë djemtë atje do të jenë gati”, shtoi ai.
“Loftus-Cheek, e di që do ta bësh më të mirën, po dëgjoj, dukesh mirë, ndjehesh mirë, luan mirë. Jepi Angli. Angli 1, Suedi 0. Le të ecim, le të ecim!”.
Ndërkohë ndjenjat nacionalite e kanë kapluar edhe legjendën angleze David Beckham i cili ka vendosur në Instagram flamurin e St. George./Periskopi/
Getting myself ready… game day for the boys… #ENG vs #SWE in QF of the World Cup!!! I can’t wait!!!! Come on @england @JesseLingard @DannyWelbeck @rubey_lcheek @PanasonicUK #PlaywithStyle #WorldCup #England #AD ??????? pic.twitter.com/EJlG3TgspB
— Rio Ferdinand (@rioferdy5) July 7, 2018