Shembet stadiumi në Rusi, një viktimë deri tash

Periskopi.com Lajme

Çatia e stadiumit të hokejit SKK është shembur në fundjavë gjatë punimeve për çmontimin e impjantit, duke vrarë një punonjës që u zu poshtë nga inertet.

Në pamjet dramatike shihet punonjësi tenton por nuk arrin të kapet në mbajtësen e varur nga vinçi teksa struktura shembet.

Punonjësit e shpëtimit më vonë gjetën trupin e 29-vjeçarit Matvei Kucherov, i cili kishte lënë kalon e sigurisë gjatë punës.

Ministria ruse e emergjencave tha se 80% e mureve të stadiumit ishin shembur.

Kompleksi i ndërtuar në epokën sovjetike ishte dukë u prishur pas rënies në gjendje të keqe. arkitektët thonë se ndërtimi i vitit 1980 ishte një ikonë stilit të ri sovjetik.

Stadiumi në Lipjan do të bëhet me standarde të UEFA-s

Periskopi.com Sporti

Infrastruktura sportive në Kosova vazhdon të përmirësohet.

Një tjetër stadium në vendin tonë pritet të plotësojë në të ardhmen e afërt standardet e UEFA-s, kategoria e dytë.

Lajmin e ka dhënë drejtori i Departamentit të Sportit në Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport, Ibër Alaj, gjatë një vizite që i ka bërë Lipjanit dhe stadiumit të këtij qyteti,

“Sot në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit vizitova Komunen e Lipjanit,ku në takim me Krytarin z.Imri Ahmeti vizituam punimet në dy projekte në përmirsimin e infrastrukturës sportive në Lipjan në Stadiumin e futbollit ,,Sami Kelmendi” dhe Palestren Sportive te qytetit”, ka shkruar Alaja në Facebook.

“Palët u pajtuan që stadiumi të plotsojë kriteret e UEFA-s, kategoria e II-dytë duke investuar në fazën e dytë në vendosjen e barit artificial, ndriçimit me 700 LuX, zërimi, rrethoja, inventarizimi etj në vlerë 700,000.00 euro. Po ashtu investimi në Palestrën e Sportit të qytetit ku janë duke u zhvilluar punimet me dinamikën e paraparë, u dakorduan që Ministria të ndajë buxhetin për vitin 2020 dhe 2021 në vlerë 800,000.00, ndërsa pjesën tjetër të investojë Komuna që kap vleren e projektit mbi dy milionë euro. Institucionet e Kosovës po punojnë intensivisht që të përmbushin të gjitha kriteret e parapara me standarde në fushën e infrastrukturës së sportit në nivel lokal dhe qendrorë”, ka shkruar tutje Alaj.

Bylbyl Sokoli: Lokacioni i stadiumit nuk duhet të ndërrohet

Periskopi.com Sporti

Ditëve të fundit është bërë bujë e madhe sa i përket lokacionit të ndërtimit të stadiumit nacional të kombëtares së Kosovës, pasi zyrtari i lartë i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka thënë se ekziston një marrëveshje brenda partisë që stadiumi të zhvendoset nga qyteti i Drenasit në afërsi të Prishtinës, Bërrnicë.

Sa i përket kësaj çështje për KosovaPress ka folur edhe trajneri i mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli.

Sokoli tha se para një viti e ka dhënë idenë e tij rreth stadiumit kombëtar. Sipas tij që nga ajo kohë Kosova është dashur ti ketë dy stadiume për ndeshje ndërkombëtare.

“Para një viti kam fol për stadiumin e ri qe do të ndërtohet. Kam than se Kosova duhet rregulluar dhe me i mirëmbajt dy stadiume për ndeshje ndërkombëtare, atë të Adem Jasharit ne Mitrovicë dhe atë “Fadil Vokri” në Prishtinë. Kostoja e ndërtimit dhe të mirëmbajtjes të stadiumit të ri është shumë e lartë prandaj me mirë te ndërtohen 7-8 stadiume me nga 5-6.000 shikues neper qendrat e Kosovës”, tha fillimisht Sokoli.

Ndërkohë që sa i përket lokacionit të stadiumit, Sokoli u shpreh se nuk është e nevojshme të ndërrohet lokacioni për shkaqe politike, pasi që vendi ku është caktuar i plotëson të gjitha kriteret.

“Nëse është vendosur me u ndërtuar stadiumi i ri atëherë nuk duhet te ndërrohet lokacioni për shkaqe politike. Vendi ku është vendos i plotëson te gjitha kriteret e nevojshme për një stadium kombëtar ku do te zhvilloheshin ndeshjet ndërkombëtare”, përfundoi Sokoli.

Kujtojmë që për këtë çështje ka reaguar edhe Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport ditë më parë.

Shefki Gashi i LDK’së e konsideron shkretëtirë Drenasin

Periskopi.com Lajme

Shefki Gashi nga Lidhja Demokratike mendon se stadiumi duhet të ndërtohet midis Prishtinës, transmeton Periskopi.

Gashi mendon se Drenasi dhe Bërnica janë shkretëtira.

‘’Duhet me  u koncentru me gjitha forcat që stadiumin me e bo në qytet të Prishtinës. Qaty ku është, mujnë me i bo hulmtimet, me i këqyr mundësitë, e jo me cu në një shkretëtirë diku. Dyjat po i quaj shkretëtira’’, tha Gashi në Debat Plus.

Analistëtia kthyen: A po e quan Drenasin shkretëtirë a?

Gashi: Dyjat, edhe atë dhe Bërnicën.

‘’Qe ku është Prishtina. Vendimin përfundimtar duhet me marrë simpatizantët sepse unë a shkoj njëherë a s’shkoj një herë a’’/PERISKOPI/

 

 

 

Gashi i LDK-së: Votuesi ia ka dhanën votën Albinit edhe Isës, le ta çojnë stadiumin ku të dojnë

Periskopi.com Lajme

Shefki Gashi i LDK’së, ka thënë se votuesit në Kosovë kanë vendosur se ku do të ndërtohet stadiumi.

‘Votuesit ia kanë dhanën votën Isës edhe Albinit, votuesit kanë votue për futboll e për krejt tash këta bajnë cka të dojnë. Votuesit ia kanë qitën Isës edhe Albinit, le ta marojnë ku te dojnë tash’, ka thënë Gashi në Debat Plus, përcjell Periskopi.

Ditëve të fundit, është rikthyer në debat çështja e stadiumit kombëtar, te cilin, qeveria e kaluar planifikoi ta ndërtojë në zonën e Drenasit. Ndërkohë, LDK ka bërë me dije, se e kanë diskutuar me Vetëvendosjen shqyrtimin e vendimit të qeverisë së kaluar, me mundësinë që ai të ndërtohet në Bërnicë të Prishtinës./ Periskopi/

Haxhiu: Individë brenda LDK’së e VV’së duan ta ndërrojnë lokacionin e stadiumit për interesa të caktuara

Periskopi.com Lajme

Bekim Haxhiu nga PDK, sonte në Debat Plus ka thënë se është shkelje ligjore nëse ndërrohet lokacioni i stadiumit, ashtu siç po pretendon LDK e VV, transmeton Periskopi.

Haxhiu ka theksuar se vetë brenda LDK’së s’ka dakordim për këtë çështje, ndërkohë thotë se individë të caktuar brenda LDK e VV kanë interesa personale për ndërrimin e lokacionit të stadiumit që është paraparë të jetë në Drenas.

‘’Qëllimi i tyre është me e zhvendos vëmendjen nga pretendentët që e kanë për koalicionin e ardhshëm. Lokacioni mund të ndërrohet vetëm me shkelje ligjore sepse është një vendim i Qeverisë. LDK dhe VV për interesa të caktuara, individë të caktuar brenda për brenda, kanë pasë këtë qëllim në të kaluarën’’, ka thënë ai./PERISKOPI/

Lladrovci i përgjigjet Abdixhikut për Stadiumin: Mos e vokë atë ujë

Periskopi.com Lajme

Dy muaj më parë, kandidatja për kryeministre në zgjedhjet e fundit nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, kishte vënë në dilemë ndërtimin e stadiumit të kombëtares në Zonën Industriale.

Por, kryetari i Komunës së Drenasit, nuk vonoi duke iu kundërpërgjigjur asaj, duke i thënë se kjo është çështje e menduar mirë dhe jo politike.

“Sonte, znj. Vjosa Osmani, gabimisht fole për Stadiumin nacional, vure në dilemë ndërtimin e tij, në komunën e Drenasit, në qendër të Kosovës. Znj. Vjosë, stadiumi nuk është çështje politike, por çështje e studiuar mirë, me fizibiliteti dhe projekt të miratuar. Mos e politizo sportin. Tërë ato që ju po i mendoni, ne jemi duke i bërë, ne nuk flasim, ne punojmë. Një fjalë popullore thotë: Mos e vokë atë ujë”, kishte thënë Lladrovci.

E, sot në T7, anëtari i kryesisë së LDK-së, Lumir Abdixhiku, deklaroi se LDK dhe Vetëvendosje kanë vendosur që stadiumi i kombëtares të ndërtohet në Bërnicë të Prishtinës dhe jo në Drenas.

I pyetur rreth kësaj deklarate, Lladrovci ia përsëriti njësoj si edhe Osmanit të njëjtën porosi.

“Gjatë fushatës, e kam dhënë një mesazh rreth Stadiumit nacional, për mbesen tonë: Mos e vokë atë ujë. Njëjtë, i them edhe deputetit Abdixhiku: Mos e vokë atë ujë! Shpresoj se ky vend ka mendje të kthjellëta dhe mendojnë mirë kah po e çojnë vendin”, tha i pari i Lladrovit për Indeksonline.

 

Detaje nga inaugurimi i “Air Albania Stadium”, këto janë këngëtaret që do këndojnë himnet

Periskopi.com Sporti

Mbrëmjen e sotme do të inaugurohet stadiumi më i ri në Shqipëri, “Air Albania Stadium”, me përballjen e Kombëtares shqiptare me kampionët e botës, Francën. Top Channel ka mësuar disa detaje nga ceremonia që do të zhvillohet përpara fillimit të ndeshjes dhe që është organizuar nga kantautori Ardit Gjebrea.

Himni shqiptar do të këndohet nga artistja Juliana Pasha, ndërsa artistja tjetër, Besa Kokëdhima do të këndojë himnin francez.

Era Istrefi dhe Flori Mumajesi do të jenë emrat “big” të muzikës që do të performojnë nga tre këngë për tifozët që do të mbushin shkallët e stadiumit.

Ndërkohë, 460 fëmijë do të shpalosin një koreografi të veçantë.

Për këto dhe shumë surpriza të tjera do të pritet nisja e ceremonisë, ndërsa ndeshja do të fillojë në 20:45.

 

Edi Rama publikon pamjet e stadiumit: Ta gëzojnë brezat

Periskopi.com Lajme

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetin e tij social “Facebook” tregon pamje nga përfundimi i stadiumit kombëtar dhe uron të gjithë brezat.

Nevoja për ndërtimin e një stadiumi kombëtar dinjitoz ka qenë e hershme. Por buxheti i varfër i Shqipërisë e mbante projektin thjesht një ëndërr të pamundur për tu realizuar. Deri tre vjet më parë. Në vitin 2015, qeveria vendosi që Arena Kombëtare të ndërtohet me koncesion nga fondet e privatit.

“U KRY. TA GËZOJNË BREZAT. #FORCASHQIPËRIA”, shkruan kryeministri.

 

Mbi 12 milionë euro për renovimin e stadiumit “Adem Jashari” në Mitrovicë

Periskopi.com Sporti

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, sot ka pritur në një takim drejtorin e Departamentit të Sportit në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Iber Alaj, me të cilin kanë biseduar rreth projektit për renovimin e stadiumit “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Në këtë takim ishin të pranishëm nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, drejtori për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, Hysen Muzliukaj, drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Tafil Peci, zyrtarë nga drejtoria e Urbanizmit dhe Shërbimeve Publike, përfaqësues nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe hartues të këtij projektit.

Gjatë këtij takimi përfaqësuesit nga MKRS-ja dhe hartuesit e projektit kanë prezantuar projektin madhor për renovimin e stadiumit “Adem Jashari”, i cili do të kushtojë mbi 12 milionë euro. Projekti parasheh renovimin e tërësishëm të stadiumit, të ketë parking publik, parkingun për VIP, parkingun për media, park rekreativ, fushat tjera ndihmëse si dhe hapësirën për tifozët mysafir.

Sipas drejtorit të Departamentit të Sportit, Iber Alaj, stadiumi “Adem Jashari” nga kategoria 2 do të kalojë në kategorinë e 4 sipas rregullores UEFA dhe FIDIC, duke mundësuar kështu Përfaqësueses tonë të zhvilloj ndeshje zyrtare dhe ndërkombëtare.

Me këtë rast kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ofroj mbështetjen e tij të plotë në realizimin e këtij projekti, duke kryer të gjitha procedurat komunale, si dhe lirimin e pronave, në mënyrë që të fillojnë punimet sa më shpejtë dhe të krijohen kushte sa më moderne për sportistët tanë.

 

Haxhiu: Albin Kurti u detyrua të shkojë në stadium për ta parë Kombëtaren e Kosovës

Periskopi.com Lajme

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka thënë se Albin Kurti nuk ka shkuar me dëshirë të shikojë Kosovën në stadium.

Haxhiu, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se Albin Kurti ka filluar të ndryshojë nga qëndrimet e tij dhe sipas tij ky ndryshim filloi me shkuarjen e tij në stadium për të parë ndeshjen e Kosovës.

Ai ka thënë se si pjesë e Federatës së Futbollit që ka qenë, Kurtit vazhdimisht i kanë bërë ftesa për të qenë në stadium. Madje thotë se ka pasur bileta edhe në zonën VIP për të, por ai ka zgjedhur të bëjë tifozeri për shtetet e tjera.

“Tani djemtë e Kombëtares me rezultatet të mira i detyruan ata të vijnë në stadium. Jo se ata [të Vetëvendosjes] kanë dëshirë të vijë, por futbollistët i detyruan të vijnë”, tha ai.

Kandidati për deputetë nga Partia Demokratike e Kosovës ka kritikuar deklaratën e Kurtit që kishte deklaruar se “në zonën VIP kishte dëgjuar që po humbin kuleta”.

Ai ka thënë se Kurti ofendoi me këto deklarata pasi në zonën VIP kanë ardhur edhe familjarë të dëshmorëve e mysafirë të nderuar nga jashtë.

Haxhiu thotë se Kurti dhe të tjerët për shkak të pushtetit janë të detyruar të qëndrojnë në këmbë kur këndohet himni i Kosovës e që sipas tij në të kaluarën këta janë larguar kur është intonuar ky himn.

 

Ramiz Lladrovci – Vjosa Osmanit: Kërko falje për qasjen ndaj stadiumit dhe Drenasit

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Komunës së Drenasit edhe sot përmes një postimi të publikuar në llogarinë Facebook ka vazhduar ta komentoi deklaratën e kandidates për kryeministre nga LDK-ja Vjosa Osmanit, e cila e ka komentuar edhe ndërtimin e stadiumit nacional që do të ndërtohet në Zonën Industriale në Drenas, duke shprehur dyshimet e saj.

Lladrovci ka thënë se Osmani po dëshiron që stadiumin ta luajë nga vendi, ndërsa ka thënë se ka marrë shumë mesazhe shqetësuese rreth deklaratës së saj, derisa i ka kërkuar asaj të kërkoj falje.

Postimi i plotë:

Pas deklarimit të mbrëmshëm të Vjosa Osmanit rreth Stadiumit nacional, shumë qytetarë dhe bartës të përgjegjësive…

Posted by Ramiz Lladrovci on Wednesday, 25 September 2019

 

 

Pak para ndeshjes, Prishtina e mbushur me tifozë

Periskopi.com Sporti

Kanë mbetur edhe më pak se 2 orë deri tek fillimi i ndeshjes Kosovë – Çeki.

Qyteti i Prishtinës është mbushur me tifozë, të cilët kanë ardhur për ta përkrahur kombëtaren e Kosovës.

Përreth stadiumit “Fadil Vokrri” shihet një numër i madh i Policisë së Kosovës të cilët thuhet se kanë shtuar sigurinë pas arrestimit të tetë tifozëve çekë.

Ndërsa sot tifozët çekë thuhet se po shoqërohen në stacionin e policisë afër stadiumit, ku po kontrollohen më detajisht e më pas po lirohen për të shkuat brenda stadiumit.

Edhe sigurimi përgjegjës i stadiumit “Fadil Vokrri” po i kontrollon detajisht tifozët çekë në hyrje të stadiumit duke ia kontrolluar edhe flamujt e gjërat përcjellëse të cilat tifozët po mundohen t’i fusin brenda stadiumit.

Stadiumi pritet të jetë i stërmbushur, ndërsa numri i tifozëve mysafirë që pritet të jetë i pranishëm është rreth 350 sosh.

Pas arrestimit të tifozëve çekë, Policia shton kontrollin rreth stadiumit

Periskopi.com Sporti

Gjatë mbrëmjes së kaluar, Polcia e Kosovës ka arrestuar tetë persona nga Çekia.

Këtë e ka konfirmuar edhe vet Policia nëpërmjet një deklarate për media.

“Gjatë kontrollimit në automjete janë gjetur një pankartë me mbishkrim “Kosovo je Srbsko”, një flamur i Serbisë me mbishkrim “Nema predaje”, 6 thika, 2 radiolidhje,1 shufër hekuri dhe një dron”, thuhej në njoftimin e Policisë.

Ndërsa sot në një prononcim të shkurtër për KosovaPress, zëdhënësja e drejtorisë rajonale të policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti ka theksuar se nuk ka asnjë person të arrestuar gjatë ditë së sotme, por që kontrolli rreth stadiumit është shtuar.

“Për sigurinë dhe mbarëvajtjen e ndeshjes që luhet sot në Prishtinë, policia ka filluar implementimin e planit operativ. Në kuadër të planit operativ, njësitet policore po kryejn detyrat e tyre. Kontrolli normalisht që është shtuar”, tha Ahmeti.

Kujtojmë që ndeshja mes Kosovës dhe Çekisë zhvillohet sot me fillim nga ora 15:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

 

 

 

 

Këto janë gjërat që nuk lejohen në stadiumin ‘Fadil Vokrri’

Periskopi.com Sporti

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin publik se dyert e stadiumit “Fadil Vokrri” për ndeshjen kualifikuese për Euro 2020, Kosova – Çekia, që zhvillohet sot në orën15:00, do të hapen në orën 13:00, derisa asnjë person nuk do të lejohet të hyjë në zonën e stadiumit pa biletë.

Me qëllim të shmangies së tollovisë dhe gjërave tjera, lusim qytetarët që t’i lexojnë me kujdes pikat e mëposhtme për gjërat të cilat nuk do të lejohen të futen në stadium:

Në kontrollin e parë ndalohen:

shishet e qelqit pavarësisht madhësisë

– shishet e plastikes pavarësisht madhësisë

– pije alkoholike te maskuar apo substanca narkotike

– ushqim

– ombrellat (çadrat)

– çantat e shpinës

– armë zjarri dhe çfarëdo arme apo mjet i rrezikshëm.

Në kontrollin e dytë në hyrje të stadiumit ndalohen:

– shishe të plastikes, kanaqe, shishe qelqi, bëhet kontrolli i tupanëve dhe flamujve.

– Ndalohen armë, thika, boksa të hekurt, pankarta me mbishkrime ofenduese ose raciste dhe gjëra tjera që nuk janë të lejuara: shkrepëset, mjete piroteknike, parfume apo deodorant, gjëra tjera të ngurta.

– Ndalohet ushqimi i të gjitha llojeve (përveç ushqimit të fëmijëve 24 muajsh), paketimet e patejdukshme si farat, çipsi, smoki, kikirik, lajthi, badem, çdo paketim që nuk duket në brendësi.

Everton përgatit planin për stadiumin e ri, duket i mahnitshëm

Periskopi.com Sporti

Skuadra nga Liverpool, Everton, është duke përgatitur një projekt madhështor për ndërtimin e stadiumit.

Everton ka zbuluar planin 500 milionë funtesh për ndërtimin e stadiumit, i cili do të jetë nga më atraktivët në Evropë

Detajet për stadiumin e ri janë zbuluar në një eveniment të mbajtur afër vendit ku planifikohet të ndërtohet stadiumi.

Sipas ‘Guardian’, nëse plani merr lejen në vitin 2020, skuadrës do t’i duhen tri vite për të mbyllur punimet ,transmeton lajmi.net.

Kjo do të thotë që Everton deri në vitin 2023 mund të ketë stadiumin më të bukur dhe atraktiv në botë.

Stadiumi pritet të ketë kapacitet prej 52 mijë ulëseve, dhe do të kushtojë rreth 500 milionë funte.

 

Tifozja më simpatike e ndeshjes së Yjeve në ‘Fadil Vokrri’

Periskopi.com Sporti

Përballja mes ekipit të Granit Xhakës dhe atij të Milot Rashicës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ kanë dhuruar emocione të paharruara për tifozët e futbollit.

Më shumë se pesë mijë tifozë, ishin të pranishëm në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në ndeshjen humanitare të organizuar nga Xhaka dhe Rashica, për nder të 20 vjetorit të çlirimit të Prishtinës.

Në mesin e shumë tifozëve është  kapur edhe një  grua e moshuar, e cila ndonëse në moshë të shtyer kishte shkuar në stadium për të parë ndeshjen.

Kjo ndeshje prodhoi mjaft gola, plot 8 sosh, për rezultatin final 4:4.

Ndeshja kishte karakter humanitar dhe të gjitha të hollat e grumbulluara nga shitja e biletave në këtë ndeshje, do t’u dhurohen fëmijëve me nevoja të veçanta.

 

Haradinaj në stadium për ‘Lojën e Yjeve’: Faleminderit që po na bashkoni

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është deklaruar për ‘Lojën e Yjeve’ e cila u zhvillua sonte në stadiumin e Pristhinës.

Ai tha se stadiumi ‘Fadil Vokrri’ është shndërruar në vend gëzimi e krenarie.

Tutje Haradinaj falënderoi të gjithë yjet që u mblodhën për të shënuar ‘Ditën e Çlirimit’ të Pristhinës.

Postimi i plotë:

Stadiumi i Prishtinës “Fadil Vokrri” është shndërruar në vend gëzimi e krenarie. Futbollistë së bashku me njerëz të artit e kulturës, sot janë të gjithë Dardanë, për të shënuar Ditën e Çlirimit të Prishtinës, me një lojë në fushën e gjelbërt, lojë futbolli. Kënaqësi të jem sot në Lojën e Yjeve, Granit Xhaka vs Milot Rashica.

Faleminderit që po na bashkoni! Urime dita e Çlirimit, Prishtinë!

 

Gruaja e Granit Xhakës dërgon puthje nga stadiumi ‘Fadil Vokrri’ (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ sonte po zhvillohet ndeshja e yjeve të futbollit dhe muzikës.

Në ekipet e udhëhequra nga futbollisti Granit Xhaka dhe Milot Rashica po marrin pjesë edhe reperët Ledri Vula, MC Kresha, kënëgtarët Blero, Meda dhe shumë emra të tjerë.

E pranishme në stadium është edhe bashkëshortja e Xhakës, Leonita e cila po e ndjek nga afër lojën e yjeve.

E pranishme në stadium është edhe bashkëshortja e Xhakës, Leonita e cila po e ndjek nga afër lojën e yjeve.

Theksojmë që ndeshja e sotme ka qëllim humanitarë dhe u organizua për shënimin e 20-të vjetorit të çlirimit të Prishtinës./Indeksonlie/

Kështu do të duket stadiumi nacional i Kosovës

Periskopi.com Video