Digjet stalla me gjithë bagëti në Vushtrri

Periskopi.com Lajme

Katër krerë bagëti janë djegur pasi një stallë u përfshi nga zjarri në fshatin Dumnicë e Mesme në Vushtrri.

Është raportuar se nga zjarri ishte përfshirë stalla në fshatin Dumnicë e Mesme, ku si pasojë e zjarrit ishte djegë stalla, disa pajisje bujqësore dhe katër krerë bagëti.

“Është raportuar se nga zjarri ishte përfshirë stalla pronë e ankuesit mashkull/ K/Shqiptar. Si pasojë e zjarrit ishte djegë stalla, disa pajisje bujqësore dhe katër krerë bagëti. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin dhe punëtorët e KEDS-it.  Rasti është duke u hetuar”.

Digjet stalla me dy krerë bagëti

Periskopi.com Lajme

Një person nga fshati Devë i Gjakovës ka raportuar në Polici se për shkaqe ende të panjohura stallën e tij e kishte përfshi zjarri.

Si pasojë i është djegur kulmi i stallës, rreth 600 duaj të sanës dhe dy krerë bagëti .

Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar. Rasti është duke u hetuar.