Ndodh befasia e parë në Grand Slam, eliminohet tenisti zviceran

Periskopi.com Sporti

Ka ndodhur befasia e parë në Grand Slam, Australian Open – tenisti zviceran, Stan Wawrinka është eliminuar.

Tenisti i 18-të më i mirë në botë, u eliminua nga hungarezi, Marton Fucsovics, pas humbjes 3-2 në sete.

Një ndeshje fantastike u zhvillua nga dy tenistët, në një lojë që zgjati më shumë se 4 orë.

29-vjeçari, Fucsovics takimin e radhës do ta luaj ndaj Raonic.

Fitore në këtë rreth ka arritur edhe Novak Djokovic – i cili e mposhti amerikanin, Tiafoe.