Hartel për rimeçin me Robin Krasniqin: Do ta mposht atë përsëri por kësaj radhe më bindshëm

Periskopi.com Sporti

Për rimeçin ndaj boksierit nga Kosova, Haxhi Krasniqi ka folur edhe Stefan Hartel.

Boksieri gjerman është i bindur që sërish do të dalë triumfues ndaj Krasniqit, transmeton Periskopi.

Gjatë ditës së djeshme u konfirmua se ndërmjet Krasniqit e Hartelit do të ketë rimeç, por ende nuk ësht bërë e ditur data e saktë e meçit.

“Do ta mposht përsëri Robinin. Është e nevojshme t’i bëj më në fund gjërat e qarta në këtë drejtim. Pas spekulimeve të herës së fundit, tash më duhet dhe do t’i bëj gjërat edhe më të qarta. Kam vendosur ta ndjek këtë rrugë për ta vazhduar rrugëtimin për ta sfiduar titullin e kampionit të botës”, ka thënë Harteli.

“Pas karrierës së gjatë si amator, tash jam në boksin profesionist dhe afër më të mirëve të botës. Dëshiroj ta shfrytëzoj këtë mundësi për një titull botëror”, theksoi ai.

Në duelin e parë të muajit maj Robin Krasniqi e humbi titullin e Evropës (EBU), në peshat super të mesme. /Periskopi.com/