Malit të Zi iu lëndua një prej lojtarëve më të mirë mbrëmë, mungon kundër Kosovës

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja e Malit të Zi mbrëmë barazoi pa gola me Bullgarinë, në ndeshjen e vlefshme për Grupin A të kualifikimeve për “Euro 2020”.

Në këtë grup bëjnë pjesë edhe Çekia, Anglia dhe Kosova, me këtë të fundit që luan pikërisht kundër malazezëve të hënën, raporton Periskopi.

E për “Dardanët” vjen një lajm i mirë nga përballja e mbrëmshme, me Stefan Savicin e Malit të Zi që u dëmtua gjatë ndeshjes kundër Bullgarisë dhe u detyrua të largohet nga fusha pas 39 minutave.

Ai pritet të mungojë në përballjen me Kosovën të hënën, derisa ky lajm është i mirëseardhur për djelmoshat e Bernard Challandesit, te të cilët vetëm sa u shtua presioni pas fitores së befasishme të Çekisë mbrëmë kundër Anglisë. /Periskopi.com/