Ish-portieri i Juventusit për koronavirusin: ‘Koronavirusi është thjeshtë grip, do të doja të kthehej futbolli, madje me tifozë’

Periskopi.com Sporti

Ish-portieri i Juventusit, Stefano Tacconi, ka thënë se koronavirusi nuk është serioz, duke e quajtur atë thjesht grip.

Në Itali kanë vdekur më shumë se 30 mijë njerëz si pasojë e Covid-19 që prej ky virus u bë pandemi globale në mars, por Tacconi këmbëngul se nuk është më i rëndë se gripi i zakonshëm.

“Për mua, koronavirusi është thjesht grip”, tha Tacconi për Radio Sportiva.

“Kur njoftojnë në konferenca për media se mijëra persona kanë vdekur, le të më thonë se sa prej tyre kanë vdekur prej koronavirusit. Nuk janë të gjitha vdekje të njëjta”, shtoi ai.

“Do të doja që futbollit të kthehet, madje me tifozë”, theksoi ai.