Ish-ylli i Liverpoolit poshtëron keq Crvena Zvezdën: Ata janë amatorë me lojtarë që punojnë si mjeshtër të gypave

Periskopi.com Sporti

Gjatë ditës së djeshme është hedhur shorti për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve, ku do të kemi përballje shumë interesante.

Në këtë fazë, gara do të bëjë edhe skuadra serbe, Crvena Zvezda, që është vendosur në grupin B, transmeton Periskopi.

Në këtë grup bëjnë pjesë edhe Bayern Munich, Tottenham Hotspur dhe Olympiacos.

Pas shortit ka folur ish ylli i Liverpoolit, Stephen Warnock, i cili nuk ka kursyer kritika për klubin serb.

“Crvena Zvezda është një ekip gjysmë profesionist ku në këtë grup luajnë lojtarë që janë mjeshtër të gypave”, ishin fjalët e Warnock.

Takimin e parë Zvezda do ta luaj në udhëtim tek Bayern Munich dhe do mundohet që të del nga toka gjermane e pa turpëruar./Periskopi.com/