“FIFA është e korruptuar, Botërori në Rusi një organizim nacionalist”

Periskopi.com Botërori 2018

Këngëtari i njohur britanik, Gordon Matthew Thomas Sumner, i njohur ndryshe si ‘Sting’, ka thënë se nuk i intereson fare Botërori i organizuar në Rusi, pasi sipas tij “FIFA është një organizatë e korruptuar”, shkruan Periskopi.

Kjo është arsyeja se pse unë shoh më shumë futboll klubesh.

“Ky Botëror është i përfshirë nga nacionalizmi”, ka thënë këngëtari britanik.

Ai ka kritikuar përzgjedhjen e Rusisë si vend për t’u organizuar Botërori, ndërkohë paraqitja e Putinit në ceremoninë hapëse e ka penguar shumë tekstshkruesin anglez.

“Nuk jam i interesuar për organizimin nacionalist të FIFA-s” është shprehur këngëtari.

Ndryshe ai është tifoz i flaktë i klubit anglez të Neë Castle, dhe e shikon vazhdimisht çdo ndeshje në St. James Park Stadium./Periskopi/